23 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (23.04.2020) janë testuar 6509 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 663 raste të konfirmuara
- 27 pacientë kanë ndërruar jetë
- 385 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 23.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 276 | 17 |
Fieri | 36 | 3 |
Durrësi | 42 | 4 |
Korça | 19 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 18 | |
Lushnja | 6 | |
Kavaja | 9 | |
Shkodër | 102 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 63 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 11 | 1 |
Mallakaster | 1 | |
Kurbin | 28 | |
TOTAL | 663 | 27 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.
Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.
Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.
Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385.
Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19
Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit gradual të masave me qëllim parandalimin e infeksionit të COVID-19
Ky plan bazohet në disa kritere; në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës. Këto kritere bazë ndihmojnë në përcaktimin e kohës së përshtatshme për të gjitha fazat e lehtësimit të kujdesshëm të masave shtërnguese.
Paketa e masave të lehtësismit të kujdesshëm përcakton gjithashtu edhe disa parime bazë:
Hapjen graduale – duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra për vlerësimin e situatës.
Në vendimmarrjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie apo shtim të rasteve aktive sa i përket tre indikatorëve kryesorë: Rastet ditore të konfirmuara me COVID-19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive.
Plani përcakton që fillimisht të ri-hapen aktivitetet më me shumë efekt në ekonomi dhe më me pak efekt në transmetimin e infeksionit, duke shoqëruar çdo hapje me protokolle strikte për çdo aktivitet i cili do të hapet dhe i cili klasifikohet sipas një risku të evidentuar nga strukturat tona, pra flasim për tre risqe, riskun e ulët, riskun e mesëm dhe riskun e lartë për çdo aktivitet të hapur i cili do të shoqërohet me protokollet sipas nivelit të riskut.
Paralelisht, rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime lidhur me lëvizjen dhe kontaktet e njerëzve, për të paktën 2 muaj nga momenti gradual i hapjes, me qëllim, minimizimin e transmetimit të infeksionit.
Paralelisht me lehtësimin e kujdesshëm të masave, po vijojmë gjithashtu me rritjen e kapaciteteve spitalore për të siguruar kapacitetet e nevojshme, në rast se do të përballemi me një rritje të mundshme të numrit të të prekurve me simptoma.
Bazuar në vlerësimin e riskut, lehtësimi gradual i masave do të përfshijë katër faza, sipas udhëzimeve të përcaktuar nga OBSH, do të jenë parime strikte dhe do të jenë gjithashtu protokolle të veçanta për individët, për të punësuarit, për institucionet dhe për bizneset.
Task Forca Ndërinstitucionale anti-COVID19
Task Forca Ndërinstitucionale anti-Covid19, po ngrihet për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për fazën e epidemisë, për individët, bizneset dhe institucionet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Në këtë lufte kërkohet bashkëpunim maksimal nga bizneset, të cilët kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të qytetarëve.
Çdo biznes i hapur apo që do të hapet në vijim, duhet të zbatojë me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve, sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti teknik i Ekspertëve, bazuar në nivelet e riskut të bizneseve bazuar në klasifikimin tashmë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin dhe protokollin përkates në e-albania që duhet ti disponoje dhe afishojë në mjedisin e punës dhe duhet të njohe të gjithë punonjësit me rregullat e protokollit, duke garantuar gjithashtu respektimin e tyre.
Bizneset që nuk do ti zbatojnë këto rregulla dhe protokolle do të penalizohen sipas legjislacionit në fuqi.
Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitories nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, specialist të shëndetit publik apo infermierë, të cilët po trajnohen enkas për monitorimin e zbatimit të protokolleve të punës.
Hapja graduale me faza, duhet kuptuar si një normalitet i ri brenda gjendjes së epidemisë, jo si një rrugë drejt një normalizimi të shpejtë.
Masat të tjera për parandalimin e COVID-19
Nga veriu në jug, me angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.
Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Link
Link
Link
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 2 588 310 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 182 808
- Azi: 417 857 raste të konfimuara
15 781 vdekje
- Afrikë : 5 686 raste të konfirmuara
1 232 vdekje
- Amerikë: 1 005 660 raste të konfirmuara
54 950 vdekje
- Oqeania : 8 018 raste të konfirmuara
97 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (23 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 417 857 |
Turqia | 98674 |
Iran | 85996 |
Kina | 84118 |
India | 21393 |
Izrael | 14592 |
Arabia Saudite | 12772 |
Japonia | 11772 |
Korea e jugut | 10702 |
Singapore | 10141 |
Pakistan | 9749 |
Emiratet e Bashkuara | 8238 |
Indonesia | 7418 |
Katar | 7141 |
Filipine | 6710 |
Malajsia | 5532 |
Bangladesh | 3772 |
Thailand | 2839 |
Kuvait | 2248 |
Kazakhstan | 2191 |
Bahrain | 2007 |
Uzbekistan | 1716 |
Oman | 1614 |
Irak | 1602 |
Afghanistan | 1176 |
Liban | 682 |
Kyrgyzstan | 631 |
Jordania | 428 |
Taivan | 426 |
Palestine | 335 |
Sri_Lanka | 330 |
Vietnam | 268 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Mianmar | 127 |
Kamboxha | 122 |
Maldives | 85 |
Nepal | 45 |
Siria | 42 |
Mongolia | 35 |
Timor_Leste | 23 |
Laos | 19 |
Bhutan | 7 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 972 282 |
USA | 842629 |
Brazil | 45757 |
Canada | 40179 |
Peru | 19250 |
Chile | 11296 |
Ekuador | 10850 |
Mexico | 10544 |
Republika Domenikane | 5300 |
Panama | 4992 |
Kolumbia | 4356 |
Argentina | 3276 |
Puerto_Rico | 1298 |
Kuba | 1189 |
Kosta_Rika | 681 |
Bolivia | 672 |
Uruguai | 549 |
Honduras | 519 |
Guatemala | 342 |
Venezuela | 288 |
Jamaika | 252 |
El_Salvador | 237 |
Paraguai | 213 |
Trinidad dhe Tobago | 115 |
Aruba | 100 |
Bermuda | 99 |
Barbados | 76 |
Sint_Maarten | 73 |
Bahamas | 70 |
Guyana | 67 |
Ishujt Kajman | 66 |
Haiti | 62 |
Ishujt Virgin | 54 |
Antigua_and_Barbuda | 24 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Grenada | 15 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 13 |
Ishujt Malvinas | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Nikaragua | 10 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 6 |
British_Virgin_Islands | 5 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8018 |
Australia | 6654 |
Zelanda e re | 1112 |
Polinezia Franceze | 57 |
Guam | 137 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 25 686 |
Afrika e jugut | 3635 |
Egjypt | 3490 |
Maroku | 3377 |
Algeria | 2910 |
Kameron | 1163 |
Gana | 1154 |
Xhibuti | 974 |
Cote_dIvoire | 952 |
Tunizia | 901 |
Nigeria | 873 |
Guinea | 761 |
Niger | 662 |
Burkina_Faso | 609 |
Senegal | 442 |
Republika e Kongos | 377 |
Mauritius | 329 |
Kenia | 303 |
Mali | 293 |
Somalia | 286 |
Republika e Tanzanise | 285 |
Kongo | 186 |
Gabon | 166 |
Ruanda | 153 |
Sudan | 140 |
Madagaskar | 121 |
Etiopia | 116 |
Liberia | 101 |
Togo | 88 |
Guinea Ekuadoriale | 83 |
Zambia | 74 |
Cape_Verde | 73 |
Sierra_Leone | 61 |
Uganda | 61 |
Libia | 59 |
Benin | 54 |
Guinea_Bissau | 50 |
Mozambique | 41 |
Eritrea | 39 |
Chad | 34 |
Eswatini | 31 |
Zimbabwe | 28 |
Angola | 24 |
Malawi | 23 |
Botswana | 22 |
Republika e Afrikes qendrore | 16 |
Namibia | 16 |
Burundi | 11 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 10 |
Mauritania | 7 |
Sao Tome dhe Principe | 7 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 457 917 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 23. 04. 2020
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 130 393 raste të konfirmuara
- 110 741 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (23 prill 2020) |
Europa | 1 130 393 |
Spanja | 208389 |
Itali | 187327 |
Gjermani | 148046 |
United_Kingdom | 133495 |
France | 119151 |
Russia | 57999 |
Belgjika | 41889 |
Hollanda | 34842 |
Zvicra | 28186 |
Portugalia | 21982 |
Irlanda | 16671 |
Suedia | 16004 |
Austria | 14924 |
Polonia | 10169 |
Rumania | 9710 |
Danimarka | 7912 |
Bjellorusia | 7281 |
Norvegjia | 7250 |
Ukraine | 7170 |
Çekia | 7136 |
Serbia | 7114 |
Finland | 4129 |
Luxembourg | 3654 |
Moldavia | 2778 |
Greqia | 2408 |
Hungaria | 2284 |
Kroacia | 1950 |
Islanda | 1785 |
Estonia | 1559 |
Armenia | 1523 |
Azerbaijan | 1518 |
Lithuania | 1398 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1367 |
Sllovenia | 1353 |
Macedonia e veriut | 1259 |
Sllovakia | 1244 |
Bullgaria | 1024 |
Qipro | 790 |
Letonia | 761 |
Andorra | 723 |
Shqiperia | 663 |
Kosova | 630 |
San_Marino | 488 |
Malta | 444 |
Gjeorgjia | 416 |
Mali I zi | 315 |
Isle_of_Man | 307 |
Jersey | 255 |
Guernsey | 243 |
Faroe_Islands | 185 |
Gjibraltar | 133 |
Monako | 98 |
Liechtenstein | 82 |
Vatikani | 9 |
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 23.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 106 848 rastet aktualisht të konfirmuara
- 25 549 vdekje
- 57 576 pacientë të shëruar
- 2 267 pacientë në terapi intensive
- 82 510 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 33873 |
Emilia Romanja | 12845 |
Piemonte | 15152 |
Veneto | 9925 |
Toskana | 6171 |
Liguria | 3466 |
Marche | 3230 |
Lazio | 4486 |
Campania | 2978 |
Trento | 1871 |
Puglia | 2936 |
Fruli | 1135 |
Siçili | 2301 |
Abruzzo | 2100 |
Bolzano | 1494 |
Umbria | 355 |
Sardenja | 817 |
Kalabria | 823 |
Valle d’Aosta | 463 |
Bazilikata | 229 |
Molise | 198 |
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.