23 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (23.03.2020) janë testuar 853 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 104 raste të konfirmuar
- 4 persona kanë ndërruar jetë
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 23.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 67 | 1 |
Durrësi | 6 | 1 |
Fieri | 12 | |
Korça | 3 | |
Vlora | 4 | |
Elbasani | 2 | |
Lushnja | 1 | 1 |
Rrogozhina | 2 | |
Kavaja | 2 | 1 |
Shkodër | 1 | |
TOTAL | 100 | 4 |
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19 në 45 testime të kryera, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.
Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet. Numri i qytetarëve të prekur me COVID-19 që kanë humbur jetën ka shkuar në 4.
5 pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit në QSUT janë shëruar, ata kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.
Deri në këto momente në total janë testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.
Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Në kuadër të masave të marra ka nisur ngritja e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës dhe po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.
Eshtë arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.
Sa i përket veshjeve speciale do të shtohet në këtë javë me 10 mijë veshje dhe po planifikohet rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi.
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 338 307 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 14 602
- Azi: 122 162 raste të konfimuara
5244 vdekje
- Afrikë 1266 raste të konfirmuara
40 vdekje
- Amerikë: 41 894 raste të konfirmuara
555 vdekje
- Oqeania : 1865 raste të konfirmuara
8 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (23 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 122 162 |
Kina | 81649 |
Iran | 21638 |
Republika e Koresë | 8961 |
Malajzi | 1306 |
Japoni | 1089 |
Izrael | 1071 |
Pakistani | 784 |
Tajland | 721 |
Indonezia | 514 |
Arabia Saudite | 511 |
Katar | 494 |
Singapor | 455 |
Indi | 439 |
Filipine | 380 |
Bahrain | 334 |
Liban | 248 |
Irak | 233 |
Kuvajt | 188 |
Taivan | 165 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 153 |
Vietnam | 118 |
Jordania | 99 |
Brunei | 88 |
Sri Lanka | 87 |
Kamboxhia | 86 |
Kazakistan | 60 |
Palestina | 59 |
Oman | 55 |
Uzbekistan | 46 |
Afganistan | 34 |
Mauritus | 28 |
Bangladeshi | 27 |
Kyrgystan | 14 |
Maldive | 13 |
Mongolia | 10 |
Bhutan | 2 |
Nepal | 1 |
Miamare | 0 |
Siria | 1 |
Timor-Leste | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 41 894 |
USA | 35206 |
Brazili | 1546 |
Kanada | 1430 |
Ekuador | 789 |
Kili | 632 |
Peru | 363 |
Meksika | 316 |
Panama | 313 |
Argjentina | 266 |
Kolumbia | 235 |
Republika Domenikane | 202 |
Uruguai | 158 |
Kosta Rika | 134 |
Trinidad dhe Tobago | 50 |
Venezuela | 36 |
Kuba | 35 |
Bolivia | 27 |
Hondurasi | 27 |
Paraguaji | 22 |
Xhamajka | 19 |
Guatemala | 19 |
Barbado | 17 |
Antilles | 13 |
Bermuda | 6 |
Gujana | 5 |
Suriname | 5 |
Bahamas | 4 |
Ishujt Kajman | 3 |
El Salvador | 3 |
Haiti | 2 |
Saint Lucia | 2 |
Greenland | 2 |
Monserat | 1 |
Nikaragua | 2 |
Saint Vincent | 1 |
Antigua dhe Barbuda | 1 |
Grenada | 1 |
Dominica | 1 |
Oqeania | 1865 |
Australia | 1709 |
Zelanda e re | 102 |
Polinezia Franceze | 18 |
Guam | 27 |
Kaledonia e re | 5 |
Fixhi | 3 |
Papa new Guinea | 1 |
Afrika | 1266 |
Egjypt | 294 |
Afrika e jugut | 274 |
Maroku | 115 |
Algjeria | 102 |
Burkina Faso | 64 |
Tunizia | 75 |
Senegali | 67 |
Kameruni | 27 |
Republika Demokratike e Kongo | 30 |
Nigeria | 30 |
Gana | 24 |
Cote d’lvoire | 25 |
Ruanda | 19 |
Kenia | 15 |
Togo | 15 |
Republika e Tanzanisë | 12 |
Etiopia | 11 |
Seychelles | 7 |
Guinea Ekuatorit | 6 |
Gabon | 6 |
Republika e Afrikës qëndrore | 4 |
Kongo | 4 |
Eswatini | 4 |
Liberia | 3 |
Madagaskar | 3 |
Namibia | 3 |
Kape verde | 3 |
Benin | 2 |
Çad | 2 |
Guinea | 2 |
Mauritania | 2 |
Sudan | 2 |
Zambia | 3 |
Zimbab | 2 |
Xhibuti | 1 |
Eritrea | 1 |
Angola | 2 |
Gambia | 1 |
Somalia | 1 |
Niger | 1 |
Uganda | 1 |
Mozambiku | 1 |
Total | 167 883 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 23. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 170 424 raste të konfirmuara
- 8748 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (23 mars 2020) |
Europa | 150 463 |
Italia | 59 138 |
Spanja | 28 572 |
Gjermania | 24 774 |
Franca | 16 018 |
Zvicra | 6 971 |
Anglia | 5 683 |
Hollanda | 4 204 |
Austria | 3 631 |
Belgjika | 3 401 |
Norvegjia | 2 132 |
Suedia | 1 906 |
Portugalia | 1 600 |
Danimarka | 1 395 |
Çekia | 1165 |
Turqia | 1236 |
Irlanda | 906 |
Luksemburg | 798 |
Polonia | 634 |
Greqia | 624 |
Finlanda | 626 |
Islanda | 568 |
Rumania | 433 |
Sllovenia | 414 |
Estonia | 326 |
Rusia | 438 |
Kroacia | 235 |
Sllovakia | 185 |
Armenia | 190 |
Serbia | 188 |
Bullgaria | 185 |
San Marino | 151 |
Hungaria | 167 |
Lituania | 143 |
Letoni | 139 |
Bosnje –Hercegovina | 125 |
Ishujt Faroe | 115 |
Andora | 113 |
Maqedonia e Veriut | 114 |
Qipro | 95 |
Moldavia | 94 |
Shqipëria | 89 |
Bjellorusia | 76 |
Malta | 90 |
Azerbaxhan | 65 |
Gjeorgjia | 54 |
Litenshtein | 46 |
Ukraina | 47 |
Kosova | 31 |
Monako | 23 |
Mali i zi | 21 |
Xhersi | 15 |
Gjibraltar | 15 |
Vatikani | 1 |
Guemsey | 17 |
Isle of Man | 2 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 23 Mars 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 22.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 46638 rastet aktualisht të konfirmuara
- 5476 vdekje
- 7024 pacientë të shëruar
- 3009 në terapi intensive
- 23783 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
- Lombardia 17885 raste
- Emilia Romanja 6390 raste
- Veneto 4644 raste
- Piemonte 4127 raste
- Marche 2231 raste
- Toskana 2144 raste
- Liguria 1351 raste
- Lazio 1272 raste
- Trento 885 raste
- Campania 866 raste
- Fruli 738 raste
- Bolzano 648 raste
- Puglia 748 raste
- Siçili 596 raste
- Abruzzo 539 raste
- Umbria 500 raste
- Valle d’Aosta 354 raste
- Sardenja 327 raste
- Kalabri 260 raste
- Molise 52 raste
- Basilikata 81 raste
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.