23 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (23.07.2020) janë testuar 37 311  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4466 raste të konfirmuara
  • 123 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2523 pacientë të shëruar
  • 1820 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 23.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 941 1132 64
Shkodër 202 291 20
Durrësi 211 485 17
Fieri 52 133 6
Korça 64 54 1
Elbasani 46 54 5
Kukës 49 82 3
Lezhë 82 128 1
Vlora 98 88 4
Gjirokastër 23 18 0
Diber 20 24 1
Berat 32 34 1
TOTAL 1820 2523 123

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara  për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1467 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë në total 5 masa administrative: 1 masë administrative me gjobë në bar-kafe dhe 4 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë dhe Durrës.

Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 122 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 480 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për individë dhe subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COV2.

 

Miratohen protokollet për testimet serologjike

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.

https://new.shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-miratohen-protokollet-per-testimet-serologjike/

 

Miratohet vendimin për lejimin e testimeve molekulare në laboratorët jopublik

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të rregjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

https://new.shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve-miraton-vendimin-per-lejimin-e-testimeve-molekulare-ne-laboratoret-jopublik-per-arsye-administrative/

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Qeveria Shqiptare ka vendosur masa  për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtjen e shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

Me vendimin e Qeverisë, nga hyn në fuqi Akti Normativ i cili: – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të

detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 15 201 538 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 623 282
  • Azi:          3 538 919 raste të konfimuara

83 455 vdekje

  • Afrikë 769 947 raste të konfirmuara

16 430 vdekje

  • Amerikë: 8 134 438 raste të konfirmuara

 322 178 vdekje

  • Oqeania : 14 612 raste të konfirmuara

  157 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 538 919
India 1238635
Iran 281413
Pakistan 269191
Arabia Saudite 258156
Turqia 222402
Bangladesh 213254
Katar 107871
Irak 99865
Indonesia 91751
Kina 85906
Kazakhstan 76799
Filipine 72269
Oman 71547
Kuvait 61185
Emiratet e Bashkuara 57734
Izrael 56085
Singapore 48744
Bahrain 37637
Afghanistan 35915
Kyrgyzstan 30326
Japonia 27029
Uzbekistan 18531
Nepal 18094
Korea e jugut 13938
Palestine 11280
Malajsia 8831
Taxhikistan 7015
Thailand 3269
Liban                 3104
Maldives 3103
Sri_Lanka 2752
Jemen 1640
Jordania 1120
Siria 561
Taivan                        455
Vietnam 408
Mianmar             343
Mongolia 287
Kamboxha 198
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 92
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 8 134 438
USA 3970906
Brazil 2227514
Peru 366550
Mexico 362274
Chile 336402
Kolumbia 218428
Argentina 136105
Canada 112227
Ekuador 77257
Bolivia 64135
Republika Domenikane 56043
Panama 55906
Guatemala 41135
Honduras 36102
Puerto_Rico 13038
El_Salvador 12975
Venezuela 12774
Kosta_Rika 12361
Haiti 7167
Paraguai 4000
Nikaragua 3439
Kuba 2462
Suriname 1176
Uruguai 1117
Xhamaika        816
Guyana               350
Ishujt Virgin            336
Bahamas 219
Ishujt Kajman 203
Bermuda 153
Trinidad dhe Tobago 141
Aruba 117
Barbados 106
Ishujt Turks_and_Caicos 86
Sint_Maarten 81
Antigua_and_Barbuda 76
Saint_Vincent_&_Grenadines 50
Belize 43
Curaçao 28
Grenada 23
Saint_Lucia 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
Bonaire 10
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 14 612
Australia 12 896
Zelanda e re 1205
Polinezia Franceze 62
Guam 332
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 38
Papa new Guinea 30
Afrika 769 947
Afrika e jugut 394948
Egjypt 89745
Nigeria 38344
Gana 29672
Algeria 24872
Maroku               17962
Kameron 16522
Kenia 14805
Cote_dIvoire 14531
Sudan 11127
Etiopia 11072
Senegal 9121
Republika e Kongos 8625
Madagaskar                 8162
Guinea 6747
Gabon 6588
Mauritania 5923
Xhibuti 5030
Republika e Afrikes qendrore 4574
Zambia 3583
Malawi 3302
Somalia 3161
Guinea Ekuadoriale 3071
Kongo 2851
Mali 2494
Sudani jugor 2211
Libia 2176
Cape _Verde 2154
Zimbabwe 2034
Guinea_Bissau 1954
Eswatini 1938
Sierra_Leone 1731
Ruanda 1689
Benin 1602
Mozambique 1557
Namibia 1402
Tunizia 1394
Niger 1122
Liberia 1114
Uganda 1075
Burkina_Faso 1066
Chad 889
Togo 806
Angola 779
Saharaja perendimore 766
Sao_Tome _and_Principe 747
Botswana 522
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 359
Mauritius            343
Komorros 337
Burundi 328
Eritrea 251
Seychelles 146
Gambia 114
Total 12 458 612

 

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 742 926 raste të konfirmuara
    • 201 055 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 korrik 2020)
Europa 2 742 926
Russia 789190
United_Kingdom 296377
Spanja 267551
Itali 245032
Gjermani 203368
France 178336
Suedia 78504
Bjellorusia 66521
Belgjika 64534
Ukraine 61851
Hollanda 52241
Portugalia 49150
Polonia 41162
Rumania        40163
Armenia 36162
Zvicra 33796
Azerbaijan 28633
Irlanda 25819
Serbia 22031
Moldavia 21798
Austria 20038
Çekia   14570
Danimarka 13350
Bullgaria 9584
Macedonia e veriut 9547
Norvegjia 9053
Bosnia_dhe_Herzegovina 8786
Finlanda 7362
Kosova                                 6286
Luxembourg 5854
Kroacia 4530
Shqiperia 4416
Hungaria 4380
Greqia 4077
Sllovakia 2058
Estonia                                 2025
Sllovenia                  2015
Lithuania 1960
Mali I zi 1937
Islanda 1840
Letonia 1197
Gjeorgjia 1073
Qipro 1040
Andorra 889
San_ Marino 716
Malta 679
Isle_of_Man 336
Jersey 331
Guernsey 252
Faroe_Islands 191
Gjibraltar 182
Monako 112
Liechtenstein 87
Vatikani 12