21 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (21.04.2020) janë testuar 6017 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 609 raste të konfirmuara
- 26 pacientë kanë ndërruar jetë
- 327 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 21.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 253 | 17 |
Fieri | 36 | 3 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 19 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 16 | |
Lushnja | 6 | |
Kavaja | 9 | |
Shkodër | 99 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 40 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 11 | 1 |
Mallakaster | 1 | |
Kurbin | 27 | |
TOTAL | 609 | 26 |
Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri
Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiolog dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja.
Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të rri.
Janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
26 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë
Numri i të shtruarve në spitale, vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Nga veriu në jug, me angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për CCOVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.
Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 2 431 890 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 169 859
- Azi: 391 644 raste të konfimuara- 15 012 vdekje
- Afrikë : 23 267 raste të konfirmuara- 1 155 vdekje
- Amerikë: 934 355 raste të konfirmuara- 49 605 vdekje
- Oqeania : 7 981 raste të konfirmuara- 91 vdekje
- Të tjera : 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (21 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 391 644 |
Turqia | 90980 |
Kina | 83849 |
Iran | 83505 |
India | 18600 |
Izrael | 13713 |
Japonia | 11118 |
Korea e jugut | 10683 |
Arabia Saudite | 10484 |
Pakistan | 9216 |
Emiratet e Bashkuara | 7265 |
Indonesia | 6760 |
Singapore | 6588 |
Filipine | 6459 |
Katar | 6015 |
Malajsia | 5425 |
Bangladesh | 2948 |
Thailand | 2792 |
Kuvait | 1995 |
Kazakhstan | 1949 |
Bahrain | 1907 |
Uzbekistan | 1657 |
Irak | 1574 |
Oman | 1508 |
Afghanistan | 1031 |
Liban | 677 |
Kyrgyzstan | 590 |
Jordania | 425 |
Taivan | 422 |
Palestine | 329 |
Sri_Lanka | 304 |
Vietnam | 276 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 119 |
Maldives | 69 |
Siria | 39 |
Mongolia | 34 |
Nepal | 31 |
Timor_Leste | 22 |
Laos | 19 |
Bhutan | 6 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 934 355 |
USA | 787752 |
Brazil | 40581 |
Canada | 36823 |
Peru | 16325 |
Chile | 10507 |
Ekuador | 10128 |
Mexico | 8772 |
Republika Domenikane | 4964 |
Panama | 4658 |
Kolumbia | 3977 |
Argentina | 3020 |
Puerto_Rico | 1252 |
Kuba | 1087 |
Kosta_Rika | 662 |
Uruguai | 602 |
Bolivia | 598 |
Honduras | 494 |
Guatemala | 294 |
Venezuela | 256 |
Jamaika | 223 |
El_Salvador | 218 |
Paraguai | 208 |
Trinidad dhe Tobago | 114 |
Aruba | 97 |
Bermuda | 86 |
Barbados | 75 |
Sint_Maarten | 68 |
Ishujt Kajman | 66 |
Guyana | 66 |
Bahamas | 64 |
Haiti | 57 |
Ishujt Virgin | 54 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Nikaragua | 13 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Ishujt Malvinas | 11 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 5 |
British_Virgin_Islands | 5 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 7981 |
Australia | 6625 |
Zelanda e re | 1107 |
Polinezia Franceze | 56 |
Guam | 136 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 17 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 7 |
Afrika | 23 267 |
Egjypt | 3333 |
Afrika e jugut | 3300 |
Maroku | 3046 |
Algeria | 2718 |
Gana | 1042 |
Kameron | 1017 |
Tunizia | 884 |
Cote_dIvoire | 879 |
Xhibuti | 846 |
Nigeria | 665 |
Niger | 655 |
Guinea | 622 |
Burkina_Faso | 581 |
Senegal | 377 |
Republika e Kongos | 350 |
Mauritius | 328 |
Kenia | 281 |
Mali | 246 |
Somalia | 237 |
Republika e Tanzanise | 170 |
Kongo | 160 |
Ruanda | 147 |
Madagaskar | 121 |
Gabon | 120 |
Etiopia | 111 |
Liberia | 99 |
Sudan | 92 |
Togo | 84 |
Guinea Ekuadoriale | 79 |
Cape_Verde | 67 |
Zambia | 65 |
Uganda | 56 |
Benin | 54 |
Libia | 51 |
Guinea_Bissau | 50 |
Sierra_Leone | 43 |
Eritrea | 39 |
Mozambique | 39 |
Chad | 33 |
Zimbabwe | 25 |
Angola | 24 |
Eswatini | 24 |
Botswana | 20 |
Malawi | 17 |
Namibia | 16 |
Republika e Afrikes qendrore | 12 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 10 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 6 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 357 943 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 21. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 073 947 raste të konfirmuara
- 103 989 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (21prill 2020) |
Europa | 1 073 947 |
Spanja | 200210 |
Itali | 181228 |
Gjermani | 143457 |
United_Kingdom | 124743 |
France | 114657 |
Russia | 47121 |
Belgjika | 39983 |
Hollanda | 33405 |
Zvicra | 27826 |
Portugalia | 20863 |
Irlanda | 15652 |
Austria | 14783 |
Suedia | 14777 |
Polonia | 9593 |
Rumania | 8936 |
Danimarka | 7515 |
Norvegjia | 7113 |
Çekia | 6914 |
Serbia | 6630 |
Bjellorusia | 6264 |
Ukraine | 6125 |
Finland | 3868 |
Luxembourg | 3558 |
Moldavia | 2548 |
Greqia | 2245 |
Hungaria | 2098 |
Kroacia | 1881 |
Islanda | 1773 |
Estonia | 1535 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1485 |
Azerbaijan | 1436 |
Armenia | 1401 |
Lithuania | 1350 |
Sllovenia | 1335 |
Macedonia e veriut | 1225 |
Sllovakia | 1173 |
Bullgaria | 929 |
Qipro | 772 |
Letonia | 739 |
Andorra | 717 |
Kosova | 598 |
Shqiperia | 584 |
San_Marino | 462 |
Malta | 431 |
Gjeorgjia | 402 |
Mali I zi | 312 |
Isle_of_Man | 300 |
Jersey | 249 |
Guernsey | 239 |
Faroe_Islands | 185 |
Gjibraltar | 133 |
Monako | 98 |
Liechtenstein | 82 |
Vatikani | 9 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 21 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 21.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 107 709 rastet aktualisht të konfirmuara
- 24 648 vdekje
- 51 600 pacientë të shëruar
- 2 471 pacientë në terapi intensive
- 80 759 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 33978 |
Emilia Romanja | 13244 |
Piemonte | 14881 |
Veneto | 10077 |
Toskana | 6622 |
Liguria | 3463 |
Marche | 3218 |
Lazio | 4402 |
Campania | 2946 |
Trento | 1909 |
Puglia | 2812 |
Fruli | 1322 |
Siçili | 2259 |
Abruzzo | 2067 |
Bolzano | 1536 |
Umbria | 407 |
Sardenja | 837 |
Kalabria | 819 |
Valle d’Aosta | 522 |
Bazilikata | 245 |
Molise | 213 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.