Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (21.03.2020) janë testuar 778 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 76 raste të konfirmuar
  • 2 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 21.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 55  
Durresi 4 1
Fieri 8  
Elbasani 2  
Lushnja 1 1
Rrogozhina 2  
Kavaja 2  
TOTAL 74 2

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive, 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon: Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Nga 76 personat e konfirmuar me COVID-19, në spitalin Infektiv në QSUT ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Paienti zero dhe dy kontakte të tij kanë rezultuar negativ edhe pas testit dhe njëri prej pacientëve ka lënë sot spitalin. Edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.

Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.

Po vijohet me trajinimin e mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.3000 profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së MSHMS për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate.

Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 271 364 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 11 252
  • Azi: 117 053 raste të konfimuara- 4907 vdekje
  • Afrikë : 955 raste të konfirmuara- 24 vdekje
  • Amerikë: 23 804 raste të konfirmuara- 306 vdekje
  • Oqeania : 960 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (21 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 117 053
Kina 81416
Iran 19644
Republika e Koresë 8799
Malajzi 1030
Japoni 1007
Izrael 712
Pakistani 495
Katar 470
Singapor 385
Tajland 366
Indonezia 309
Bahrain 285
Arabia Saudite 274
Indi 231
Filipine 230
Irak 193
Liban 163
Kuvajt 159
Emiratet e Bashkuara Arabe 140
Taivan 135
Vietnam 87
Brunei 78
Jordania 69
Sri Lanka 66
Kazakistan 53
Oman 48
Palestina 48
Kamboxhia 47
Uzbekistan 33
Afganistan 24
Bangladeshi 17
Maldive 13
Mauritus 12
Kyrgystan 6
Mongolia 6
Bhutan 2
Nepal 1
Miamare 0
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 23 804
USA 19624
Kanada 971
Brazili 904
Kili 434
Ekuador 426
Peru 263
Meksika 203
Panama 200
Argjentina 158
Kolumbia 158
Kosta Rika 113
Uruguai 110
Venezuela 36
Republika Domenikane 34
Hondurasi 24
Kuba 21
Bolivia 19
Xhamajka 19
Paraguaji 18
Guatemala 13
Antilles 13
Trinidad dhe Tobago 9
Barbado 6
Gujana 5
Bahamas 4
Ishujt Kajman 3
El Salvador 3
Bermuda 2
Greenland 2
Haiti 2
Saint Lucia 2
Antigua dhe Barbuda 1
Monserat 1
Nikaragua 1
Saint Vincent 1
Suriname 1
Oqeania 960
Australia 874
Zelanda e re 53
Polinezia Franceze 15
Guam 14
Kaledonia e re 2
Fixhi 1
Papa new Guinea 1
Afrika 955
Egjypt 256
Afrika e jugut 205
Algjeria 94
Maroku 86
Tunizia 54
Senegali 47
Burkina Faso 40
Kameruni 27
Ruanda 17
Gana 16
Cote d’lvoire 14
Republika Demokratike e Kongo 14
Nigeria 12
Etiopia 9
Togo 9
Kenia 7
Seychelles 7
Guinea Ekuatorit 4
Kongo 3
Gabon 3
Madagaskar 3
Namibia 3
Republika e Tanzanisë 3
Benin 2
Kape verde 2
Guinea 2
Liberia 2
Mauritania 2
Sudan 2
Zambia  2
Republika e Afrikës qëndrore 1
Xhibuti 1
Eswatini 1
Somalia 1
Gambia 1
Çad 1
Niger 1
Zimbab 1
Total 143 468

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 21. 03. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

 

  • Europë: 127 896 raste të konfirmuara
    • 6001 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (21 mars 2020)
Europa 108 068
Italia 47 021
Spanja 19 980
Gjermania 18 323
Franca 12 612
Zvicra 4 840
Anglia 3 963
Hollanda 2 994
Austria 2 649
Belgjika 2 257
Norvegjia 1 742
Suedia 1 623
Danimarka 1 255
Portugalia 1 020
Çekia 904
Irlanda 683
Turqia 670
Greqia 495
Luksemburg 484
Finlanda 450
Polonia 425
Islanda 409
Sllovenia 341
Rumania 308
Estonia 283
Rusia 253
San Marino 151
Sllovakia 137
Armenia 136
Serbia 135
Bullgaria 127
Kroacia 126
Letoni 111
Hungaria 85
Ishujt Faroe 80
Andora 75
Shqipëria 70
Maqedonia e Veriut 70
Lituania 69
Qipro 67
Moldavia 66
Malta 64
Bjellorusia 57
Azerbaxhan 44
Bosnje –Hercegovina 44
Gjeorgjia 43
Litenshtein 34
Ukraina 26
Kosova 24
Mali i zi 14
Xhersi 12
Monako 12
Gjibraltar 10
Vatikani 5
Guemsey 1
Isle of Man 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 21 Mars 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 20.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 37860 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 4032 vdekje
  • 5129 pacientë të shëruar
  • 2655 në terapi intensive
  • 19185 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

  1. Lombardia 15420 raste
  2. Emilia Romanja   5089 raste
  3. Veneto                 3677 raste
  4. Piemonte   3244 raste
  5. Marche   1844 raste
  6. Toskana   1713 raste
  7. Liguria   1001 raste
  8. Lazio     912 raste
  9. Trento     600 raste
  10. Campania     702 raste
  11. Fruli     555 raste
  12. Bolzano     530 raste
  13. Puglia     551 raste
  14. Siçili     379 raste
  15. Abruzzo     422 raste
  16. Umbria     384 raste
  17. Valle d’Aosta     257 raste
  18. Sardenja     288 raste
  19. Kalabri     201 raste
  20. Molise       39 raste
  21. Basilikata       52 raste

 

 

 

 

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas regjioneve të COVID-19 në Itali 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.