21 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (21.05.2020) janë testuar 13825 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 969 raste të konfirmuara
- 31 pacientë kanë ndëruar jetë
- 771 pacientë të shëruar
- 167 numr i rateve aktive
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 qarqeve, datë: 21.05.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 4 | 0 |
Dibër | 1 | 1 | 0 |
Durrës | 232 | 148 | 6 |
Elbasan | 20 | 19 | 0 |
Fieri | 50 | 45 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 51 | 0 |
Shkodër | 122 | 110 | 2 |
Tiranë | 417 | 335 | 18 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 969 | 771 | 31 |
Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë
Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.
Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me COVID19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Masat për parandalimin e COVID-19
Në fazën e rihapjes graduale ISHP po vijon intensivisht testimin për identifikimin e rasteve aktive, ndërkohë që po forocohen kapacitetet për diagnistikimin e COVID-19. 11 mijë testime për COVID-19 kanë mbërritur sërisht në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, financuar nga qeveria shqiptare.
Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.
Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT po vijon testimi serologjik, deri tani janë testuar 1300 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Në rezultatet e deritanishme rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive. Testimi do të shtrihet në të gjitha grupet e rriskut.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Plani i masave lehtësuese nga data 18 Maj
Nga dita e hënë (18 Maj) spitali “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera. Spitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali COVID2, prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me COVID19 dhe janë trajtuar rreth 60 pacientë. Në vijim pacientët me COVID19 do të trajtohen në Shërbimin Infektiv.
Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Kanë rifilluar konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit.
Aktivitetet e tjera që lejohen:
Hiqet krejtësisisht kufizimi i lëvizjes në zonat e gjelbërta. Fieri shtohet në zonat e gjelbërta.
Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.
Hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës.
Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët
Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, etj.
Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura
Hapen bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura.
Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:
Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 4 960 975 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 327 904
- Azi: 855 808 raste të konfimuara
25 758 vdekje
- Afrikë 95 104 raste të konfirmuara
2 992 vdekje
- Amerikë: 2 245 224 raste të konfirmuara
133 441 vdekje
- Oqeania : 8 523 raste të konfirmuara
128 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (21 maj 2020) |
Kontinenti i Azisë | 855 808 |
Turqia | 152587 |
Iran | 126949 |
India | 112359 |
Kina | 84067 |
Arabia Saudite | 62545 |
Pakistan | 48091 |
Katar | 37097 |
Singapore | 29364 |
Bangladesh | 26738 |
Emiratet e Bashkuara | 26004 |
Indonesia | 19189 |
Kuvait | 17568 |
Izrael | 16670 |
Japonia | 16424 |
Filipine | 13221 |
Korea e jugut | 11122 |
Afghanistan | 8145 |
Bahrain | 7888 |
Kazakhstan | 7234 |
Malajsia | 7009 |
Oman | 6043 |
Irak | 3724 |
Thailand | 3034 |
Uzbekistan | 2950 |
Taxhikistan | 1936 |
Kyrgyzstan | 1313 |
Maldives | 1186 |
Sri_Lanka | 1028 |
Liban | 961 |
Jordania | 672 |
Palestine | 577 |
Nepal | 444 |
Taivan | 441 |
Vietnam | 324 |
Mianmar | 199 |
Jemen | 180 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Mongolia | 140 |
Kamboxha | 122 |
Siria | 58 |
Timor_Leste | 24 |
Bhutan | 21 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 2 245 224 |
USA | 1551853 |
Brazil | 291579 |
Peru | 104020 |
Canada | 80091 |
Mexico | 56594 |
Chile | 53617 |
Ekuador | 34854 |
Kolumbia | 17687 |
Republika Domenikane | 13477 |
Panama | 9977 |
Argentina | 9270 |
Bolivia | 4919 |
Honduras | 3100 |
Puerto_Rico | 2866 |
Guatemala | 2265 |
Kuba | 1900 |
El_Salvador | 1571 |
Kosta_Rika | 897 |
Paraguai | 833 |
Venezuela | 824 |
Uruguai | 746 |
Haiti | 596 |
Xhamaika | 529 |
Bermuda | 125 |
Guyana | 125 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Ishujt Kajman | 111 |
Aruba | 101 |
Bahamas | 97 |
Barbados | 90 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 69 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Nikaragua | 25 |
Grenada | 22 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 18 |
Curaçao | 16 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 6 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 523 |
Australia | 7079 |
Zelanda e re | 1153 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 165 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 22 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 95 104 |
Afrika e jugut | 18003 |
Egjypt | 14229 |
Algeria | 7542 |
Maroku | 7133 |
Nigeria | 6677 |
Gana | 6269 |
Kameron | 3733 |
Guinea | 2863 |
Sudan | 2728 |
Senegal | 2714 |
Cote_dIvoire | 2231 |
Republika e Kongos | 1835 |
Xhibuti | 1828 |
Somalia | 1573 |
Gabon | 1567 |
Tunizia | 1045 |
Guinea_Bissau | 1038 |
Kenia | 1029 |
Mali | 931 |
Niger | 920 |
Guinea Ekuadoriale | 890 |
Zambia | 832 |
Burkina_Faso | 809 |
Sierra_Leone | 570 |
Chad | 565 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Kongo | 420 |
Republika e Afrikes qendrore | 411 |
Etiopia | 389 |
Madagaskar | 371 |
Cape_Verde | 349 |
Togo | 340 |
Mauritius | 332 |
Ruanda | 314 |
Sudani jugor | 285 |
Uganda | 264 |
Sao_Tome_and_Principe | 251 |
Liberia | 238 |
Eswatini | 217 |
Mozambique | 156 |
Mauritania | 131 |
Benin | 130 |
Malawi | 72 |
Libia | 69 |
Angola | 52 |
Zimbabwe | 48 |
Burundi | 42 |
Eritrea | 39 |
Komorros | 34 |
Botswana | 29 |
Gambia | 24 |
Namibia | 16 |
Seychelles | 11 |
Saharaja perendimore | 6 |
Lezoto | 1 |
Total | 3 205 355 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 21. 05. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 755 620 raste të konfirmuara
- 165 578 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (21 maj 2020) |
Europa | 1 755 620 |
Russia | 308705 |
United_Kingdom | 248293 |
Spanja | 232555 |
Itali | 227364 |
Gjermani | 176752 |
France | 143845 |
Belgjika | 55983 |
Hollanda | 44447 |
Bjellorusia | 32426 |
Suedia | 31523 |
Zvicra | 30575 |
Portugalia | 29660 |
Irlanda | 24315 |
Polonia | 19739 |
Ukraine | 19230 |
Rumania | 17387 |
Austria | 16275 |
Danimarka | 11117 |
Serbia | 10833 |
Çekia | 8721 |
Norvegjia | 8268 |
Moldavia | 6553 |
Finland | 6443 |
Armenia | 5271 |
Luxembourg | 3971 |
Hungaria | 3641 |
Azerbaijan | 3631 |
Greqia | 2850 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2334 |
Bullgaria | 2331 |
Kroacia | 2234 |
Macedonia e veriut | 1858 |
Islanda | 1803 |
Estonia | 1794 |
Lithuania | 1577 |
Sllovakia | 1496 |
Sllovenia | 1468 |
Letonia | 1016 |
Kosova | 989 |
Shqiperia | 969 |
Qipro | 922 |
Andorra | 762 |
Gjeorgjia | 713 |
San_Marino | 656 |
Malta | 584 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 306 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 149 |
Monako | 97 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 21 maj 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 21.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 60 960 rastet aktualisht të konfirmuara
- 32 486 vdekje
- 134 560 pacientë të shëruar
- 676 pacientë në terapi intensive
- 51 051 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.