21 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (21.07.2020) janë testuar 36 388  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4290 raste të konfirmuara
  • 117 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2397 pacientë të shëruar
  • 1776 numri i rasteve aktive

 

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 21.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 893 1082 58
Shkodër 201 281 19
Durrësi 201 443 17
Fieri 43 127 5
Korça 63 49 1
Elbasani 51 45 5
Kukës 52 75 2
Lezhë 89 113 1
Vlora 100 84 3
Gjirokastër 22 14 0
Diber 26 15 1
Berat 35 24 1
TOTAL 1776 2397 117

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundi

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkëlin rregullat dhe protokollet për frenimin e COVID19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1400 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 6 masa administrative me gjobë në bar, kafe, restorant, institucion financiar, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19 dhe 1 masë administrative me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Gjithashtu janë marrë 2 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve në in stitucion publik dhe fasoneri. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 119 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 470 masa administrative.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të

vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur

shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj

natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga

subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një

vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast

përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të

detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo

mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim

për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në

transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat,

tregjet dhe njësitë e shërbimit.

 

Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë

së Shëndetësisë, do të penalizohen.

Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo

përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi

protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të

përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë

protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të

ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet

për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke

ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000

(shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke

synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të

jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike

prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura.

Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe

ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e

ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe

telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për

këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në

çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht

maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 14 684 832 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 610 110
  • Azi:          3 400 473 raste të konfimuara

80 356 vdekje

  • Afrikë 737 376 raste të konfirmuara

15 418 vdekje

  • Amerikë: 7 822 205 raste të konfirmuara

 314 013 vdekje

  • Oqeania : 13 768 raste të konfirmuara

  154 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (21 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 400 473
India 1155191
Iran 276202
Pakistan 266096
Arabia Saudite 253349
Turqia 220572
Bangladesh 207453
Katar 107037
Irak 94693
Indonesia 88214
Kina 85697
Kazakhstan 73468
Filipine 68898
Oman 68400
Kuvait 59763
Emiratet e Bashkuara 57193
Izrael 51676
Singapore 48035
Bahrain 36936
Afghanistan 35615
Kyrgyzstan 28251
Japonia 25096
Nepal 17844
Uzbekistan 17590
Korea e jugut 13816
Palestine 10520
Malajsia 8800
Taxhikistan 6921
Thailand 3255
Maldives            2966
Liban 2905
Sri_Lanka 2730
Jemen 1619
Jordania 1223
Siria 522
Taivan                        455
Vietnam 373
Mianmar             341
Mongolia 287
Kamboxha 197
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 90
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 7 822 205
USA 3830010
Brazil 2118646
Peru 357681
Mexico 349396
Chile 333029
Kolumbia 204005
Argentina 130761
Canada 111113
Ekuador 74620
Bolivia 60991
Panama 54426
Republika Domenikane 53956
Guatemala 39039
Honduras 34611
Puerto_Rico 12461
Venezuela 12334
El_Salvador 12207
Kosta_Rika 11534
Haiti 7063
Paraguai 3748
Nikaragua 3147
Kuba 2446
Suriname 1079
Uruguai 1064
Xhamaika        809
Guyana 337
Ishujt Virgin            308
Ishujt Kajman 203
Bahamas 174
Bermuda 153
Trinidad dhe Tobago 137
Aruba 115
Barbados 106
Ishujt Turks_and_Caicos 81
Sint_Maarten 79
Antigua_and_Barbuda 76
Saint_Vincent_&_Grenadines 50
Belize 42
Curaçao 28
Grenada 23
Saint_Lucia 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
Bonaire 10
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 13 768
Australia 12 069
Zelanda e re 1205
Polinezia Franceze 62
Guam 327
Kaledonia e re 22
Fixhi 26
Ishujt Mariana 38
Papa new Guinea 19
Afrika 737 376
Afrika e jugut 373628
Egjypt 88402
Nigeria 37225
Gana 28430
Algeria 23691
Maroku               17562
Kameron 16157
Cote_dIvoire 14312
Kenia 13771
Sudan 10992
Etiopia 10207
Senegal 8948
Republika e Kongos 8442
Madagaskar                 7153
Guinea 6590
Gabon 6433
Mauritania 5923
Xhibuti 5020
Republika e Afrikes qendrore 4548
Zambia 3326
Somalia 3130
Guinea Ekuadoriale 3071
Malawi 3045
Kongo 2851
Mali 2475
Sudani jugor 2211
Cape _Verde 2071
Libia 1960
Guinea_Bissau 1950
Eswatini 1826
Zimbabwe 1713
Sierra_Leone 1711
Ruanda 1629
Benin 1602
Mozambique 1507
Tunizia 1381
Namibia 1344
Liberia 1107
Niger 1105
Uganda 1069
Burkina_Faso 1065
Chad 889
Togo 783
Saharaja perendimore 766
Angola 749
Sao_Tome _and_Principe 746
Botswana 522
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 359
Mauritius            343
Komorros 334
Burundi 322
Eritrea 251
Gambia 112
Seychelles 108
Total 11 974 518

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 710 314 raste të konfirmuara
    • 200 162 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 21 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (21 korrik 2020)
Europa 2 690 717
Russia 777486
United_Kingdom 295372
Spanja 264836
Itali 244624
Gjermani 202345
France 176754
Suedia 78048
Bjellorusia 66213
Belgjika 64094
Ukraine 59493
Hollanda 51910
Portugalia 48771
Polonia 40383
Rumania        38139
Armenia 34981
Zvicra 33547
Azerbaijan 27890
Irlanda 25766
Serbia 21253
Moldavia 21115
Austria 19679
Çekia   14098
Danimarka 13262
Macedonia e veriut 9249
Norvegjia 9028
Bullgaria 8929
Bosnia_dhe_Herzegovina 8591
Finlanda 7340
Kosova                                 5877
Luxembourg 5605
Kroacia 4370
Hungaria 4347
Shqiperia 4290
Greqia 4012
Estonia 2021
Sllovakia                              1980
Sllovenia                  1953
Lithuania 1947
Islanda 1930
Mali I zi 1861
Letonia 1192
Gjeorgjia 1039
Qipro 1038
Andorra 884
San_ Marino 716
Malta 677
Isle_of_Man 336
Jersey 331
Guernsey 252
Faroe_Islands 191
Gjibraltar 180
Monako 109
Liechtenstein 87
Vatikani 12