20 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (20.04.2020) janë testuar 5775  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 584 raste të konfirmuara
  • 26 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 327 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 20.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 253 15
Fieri 36 1
Durrësi 42 3
Korça 19  
Vlora 5 1
Elbasani 16 1
Lushnja 6 1
Kavaja 9 2
Shkodër 99 1
Lezhë 14  
Kruja 23  
Puka 5  
Tropojë 4  
Has 13 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
Kukës 11  
Mallakaster 1  
Kurbin 19  
TOTAL 584 26

Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19.

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja. 

Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.

Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

Pavarsisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 2 355 853  raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 164 656

  • Azi: 378 985 raste të konfimuara- 14 663 vdekje
  • Afrikë : 22 303 raste të konfirmuara- 1 1520 vdekje
  • Amerikë: 899 051 raste të konfirmuara- 47 369 vdekje
  • Oqeania : 7 964 raste të konfirmuara- 89 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (20 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 378 985
Turqia 86306
Kina 83817
Iran 82211
India 17265
Izrael 13491
Japonia 10751
Korea e jugut 10674
Arabia Saudite 9362
Pakistan 8418
Emiratet e Bashkuara 6781
Singapore 6588
Indonesia 6575
Filipine 6259
Katar 5448
Malajsia 5389
Thailand 2765
Bangladesh 2456
Kuvait 1915
Bahrain 1873
Kazakhstan 1735
Uzbekistan                   1565
Irak 1539
Oman 1266
Afghanistan 996
Liban 673
Kyrgyzstan 568
Taivan 420
Jordania 417
Palestine 322
Sri_Lanka 295
Vietnam 276
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Mianmar 111
Maldives 52
Siria 39
Mongolia 32
Nepal 31
Laos 19
Timor_Leste 19
Bhutan 5
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 899 051
USA 759687
Brazil 38654
Canada 34777
Peru 15628
Chile 10088
Ekuador 9468
Mexico 8261
Republika Domenikane 4680
Panama 4467
Kolumbia 3792
Argentina 2930
Puerto_Rico 1213
Kuba 1035
Kosta_Rika 660
Uruguai 592
Bolivia 564
Honduras 477
Guatemala 289
Venezuela 256
Paraguai 206
El_Salvador 201
Jamaika 196
Trinidad dhe Tobago 114
Aruba 97
Bermuda 86
Barbados 75
Sint_Maarten 67
Guyana 65
Ishujt Kajman 61
Bahamas 60
Ishujt Virgin 53
Haiti 47
Antigua_and_Barbuda 23
Belize 18
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Nikaragua 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Ishujt Malvinas 11
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 5
British_Virgin_Islands 4
Anguilla 3
Oqeania 7964
Australia 6612
Zelanda e re 1105
Polinezia Franceze 55
Guam 136
Kaledonia e re 18
Fixhi 17
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 7
Afrika 22 303
Afrika e jugut 3158
Egjypt 3144
Maroku 2855
Algeria 2629
Gana 1042
Kameron 1016
Tunizia 879
Cote_dIvoire 847
Xhibuti 846
Niger 648
Nigeria 627
Guinea 579
Burkina_Faso 576
Senegal 367
Republika e Kongos 332
Mauritius 328
Kenia 270
Mali 224
Republika e Tanzanise 170
Somalia 164
Kongo 160
Ruanda 147
Madagaskar 121
Gabon 109
Etiopia 108
Liberia 91
Togo 84
Guinea Ekuadoriale 79
Sudan 66
Cape_Verde 61
Zambia 61
Uganda 55
Guinea_Bissau 50
Libia 49
Eritrea 39
Mozambique 39
Benin 37
Sierra_Leone 35
Chad 33
Zimbabwe 25
Angola 24
Eswatini 22
Botswana 20
Malawi 17
Namibia 16
Republika e Afrikes qendrore 12
Seychelles 11
Gambia 10
Mauritania 7
Burundi 6
Sao Tome dhe Principe 4
Sudani jugor 4
Total 1 308 999

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 20. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 046 854 raste të konfirmuara
    • 101 408 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (20prill 2020)
Europa 1 046 854
Spanja 195944
Itali 178972
Gjermani 141672
United_Kingdom 120067
France 112606
Russia 42853
Belgjika 38496
Hollanda 32655
Zvicra 27658
Portugalia 20206
Irlanda 15251
Austria 14710
Suedia 14385
Polonia 9287
Rumania 8746
Danimarka 7384
Norvegjia 7068
Çekia 6787
Serbia 6318
Ukraine 5710
Bjellorusia 4779
Finland 3783
Luxembourg 3550
Moldavia 2472
Greqia 2235
Hungaria 1984
Kroacia 1871
Islanda 1771
Estonia 1528
Azerbaijan 1398
Armenia 1339
Sllovenia 1330
Lithuania 1326
Bosnia_dhe_Herzegovina 1269
Macedonia e veriut 1207
Sllovakia 1161
Bullgaria 915
Qipro 767
Letonia 727
Andorra 713
Shqiperia 562
Kosova 510
San_Marino 461
Malta 427
Gjeorgjia 394
Mali I zi 308
Isle_of_Man 298
Jersey 249
Guernsey 239
Faroe_Islands 185
Gjibraltar 133
Monako 98
Liechtenstein 82
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 20 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 20.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 108 237 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 24 114 vdekje
  • 48 877 pacientë të shëruar
  • 2 573 pacientë në terapi intensive
  • 80 759  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 34587
Emilia Romanja 13522
Piemonte 14557
Veneto 10061
Toskana 6568
Liguria 3496
Marche 3212
Lazio 4365
Campania 3019
Trento 1929
Puglia 2810
Fruli 1190
Siçili 2210
Abruzzo 2062
Bolzano 1540
Umbria 424
Sardenja 854
Kalabria 828
Valle d’Aosta 548
Bazilikata 242
Molise 213

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.