20 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (20.03.2020) janë testuar 732 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 70 raste të konfirmuar
  • 2 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 20.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 50  
Durresi 4 1
Fieri 7  
ElbasaNi 2  
Lushnja 1 1
Rrogozhina 2  
Kavaja 2  
TOTAL 68 2

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Nga 70 rastet e konfirmuara me COVID-19, në spitalin Infektiv në QSUT ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dy pacientët, kontakte të pacientit 0️ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi ditën e sotme. ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.

Nga dita e sotme urgjenca kirurgjikale ka filluar të realizohen në Spitalin Universitar të Traumës.

Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.

Ka nisur  trajnimi i mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.3000 profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së MSHMS për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate. Trajinimi i profesionistëve të shëndetit ka nisur në Vlorë dhe Elbasan dhe po kryhet në bashkëpunim të ngushtë mes strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë me universitetet rajonale. Për administrimin e personelit mjekësor, infermieror dhe atyre vullnetar në sistemin shëndetësor për trajtimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19, ministrja Manastirliu ka firmosur një urdhër në të cilin është caktuar koordinator pergjegjës prof Arben Gjata.

Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë.

 

MSHMS ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!
Eshtë vëndosur në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet gjithashtu se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet tek numri unik i urgjencës kombëtare 127!
MSHMS ju kërkon qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 242 488 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 9885
  • Azi: 114 806 raste të konfimuara- 4735 vdekje
  • Afrikë : 733 raste të konfirmuara- 17 vdekje
  • Amerikë: 17 419 raste të konfirmuara- 179 vdekje
  • Oqeania: 767 raste të konfirmuara- 6 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (20 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 114 806
Kina 81337
Iran 18407
Republika e Koresë 8652
Japoni 950
Malajzi 900
Izrael 677
Pakistani 478
Katar 460
Singapor 345
Bahrain 269
Arabia Saudite 238
Filipine 230
Indonezia 227
Tajland 212
Indi 191
Irak 177
Liban 149
Kuvajt 148
Emiratet e Bashkuara Arabe 140
Taivan 108
Vietnam 85
Brunei 73
Jordania 56
Sri Lanka 53
Kazakistan 49
Palestina 47
Oman 39
Kamboxhia 24
Uzbekistan 23
Afganistan 22
Maldive 13
Bangladeshi 10
Mongolia 5
Kyrgystan 6
Mauritus 3
Miamare 0
Nepal 1
Bhutan 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 17419
USA 14250
Kanada 846
Brazili 621
Kili 342
Peru 234
Ekuador 199
Meksika 164
Panama 137
Argjentina 128
Kolumbia 128
Uruguai 94
Kosta Rika 87
Venezuela 33
Hondurasi 24
Republika Domenikane 21
Kuba 16
Xhamajka 16
Bolivia 15
Paraguaji 13
Guatemala 9
Antilles 9
Trinidad dhe Tobago 9
Gujana 5
Bahamas 3
Barbado 2
Bermuda 2
Greenland 2
Haiti 2
Saint Lucia 2
Antigua dhe Barbuda 1
Saint Vincent 1
Ishujt Kajman 1
El Salvador 1
Nikaragua 1
Suriname 1
Oqeania 767
Australia 709
Zelanda e re 39
Guam 15
Polinezia Franceze 3
Fixhi 1
Afrika 733
Egjypt 210
Afrika e jugut 150
Algjeria 82
Maroku 63
Tunizia 39
Senegali 36
Burkina Faso 33
Kameruni 14
Republika Demokratike e Kongo 14
Gana 11
Ruanda 11
Cote d’lvoire 9
Nigeria 8
Etiopia 7
Kenia 7
Seychelles 6
Guinea Ekuatorit 4
Kongo 3
Gabon 3
Republika e Tanzanisë 3
Liberia 2
Namibia 2
Sudan 2
Zambia Swaziland 2
Benin 2
Republika e Afrikës qëndrore 1
Xhibuti 1
Eswatini 1
Gambia 1
Guinea 1
Mauritania 2
Somalia 1
Togo 1
Çad 1
Total 134 421

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 20. 03. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 108 068 raste të konfirmuara
    • 4941 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (20 mars 2020)
Europa 108 068
Italia 41 035
Spanja 17 147
Gjermania 14 138
Franca 10 995
Zvicra 3 888
Anglia 3 277
Hollanda 2 460
Austria 2 196
Belgjika 1 785
Norvegjia 1 552
Suedia 1 423
Danimarka 1 151
Portugalia 795
Çekia 694
Irlanda 557
Greqia 464
Finlanda 400
Turqia 359
Polonia 355
Luksemburg 345
Islanda 330
Sllovenia 319
Rumania 277
Estonia 267
Rusia 199
San Marino 126
Serbia 126
Sllovakia 123
Armenia 122
Bullgaria 105
Kroacia 104
Letoni 86
Hungaria 85
Andora 75
Ishujt Faroe 72
Shqipëria 70
Qipro 58
Bjellorusia 57
Malta 53
Moldavia 49
Lituania 48
Maqedonia e Veriut 48
Azerbaxhan 44
Bosnje –Hercegovina 44
Gjeorgjia 40
Ukraina 26
Litenshtein 25
Kosova 21
Vatikani 13
Mali i zi 13
Monako 11
Gjibraltar 10
Xhersi 5
Guemsey 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 Mars 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

Situata e COVID-19 në Itali datë 19.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 33 190 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 3405 vdekje
  • 4440 pacientë të shëruar
  • 2498 në terapi intensive
  • 14 965 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

  1. Lombardia 13938 raste
  2. Emilia Romanja   4506 raste
  3. Veneto                 3169 raste
  4. Piemonte   2754 raste
  5. Marche   1622 raste
  6. Toskana   1422 raste
  7. Liguria     883 raste
  8. Lazio     741 raste
  9. Trento     491 raste
  10. Campania     605 raste
  11. Fruli     522 raste
  12. Bolzano     421 raste
  13. Puglia     449 raste
  14. Siçili     321 raste
  15. Abruzzo     366 raste
  16. Umbria     328 raste
  17. Valle d’Aosta     209 raste
  18. Sardenja     204 raste
  19. Kalabri     164 raste
  20. Molise       38 raste
  21. Basilikata       37 raste

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.