20 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (20.07.2020) janë testuar 35 705 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 4171 raste të konfirmuara
- 113 pacientë kanë ndërruar jetë
- 2352 pacientë të shëruar
- 1706 numri i rasteve aktive
Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 20.07.2020
Qarqet | Raste aktive sipas qarqeve | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 824 | 1082 | 58 |
Shkodër | 199 | 281 | 19 |
Durrësi | 210 | 443 | 17 |
Fieri | 42 | 127 | 5 |
Korça | 62 | 49 | 1 |
Elbasani | 48 | 45 | 5 |
Kukës | 50 | 75 | 2 |
Lezhë | 87 | 113 | 1 |
Vlora | 101 | 84 | 3 |
Gjirokastër | 19 | 14 | 0 |
Diber | 26 | 15 | 1 |
Berat | 38 | 24 | 1 |
TOTAL | 1706 | 2352 | 113 |
Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundi
Sitauta epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste. Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive.
Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara.
Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.
https://www.youtube.com/watch?v=iuu39gMaCLg&feature=youtu.be
Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID
Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet edhe në fundjavë. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 700 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit. Nga inspektimet janë marrë 4 masa administrative në bar, kafe, restorante, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe masave për mbrojtjen nga COVID-19. 4 masat administrative janë vendosur nga dega rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Korçë.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar në total 118.243 inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 461 masa administrative.
Miratohen protokollet për testimet serologjike
Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.
Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.
Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese
Qeveria Shqiptare ka vendosur që nga sot, t’i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.
Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:
– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.
Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura
Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.
Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.
Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.
https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk
https://www.youtube.com/watch?v=tWeWGft-pck&feature=youtu.be
Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.
Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.
Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
Ruani higjenën vetjake.
Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:
Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;
Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;
Vendosni maska mbrojtëse;
Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 14 476 729 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 605 979
- Azi: 3 338 853 raste të konfimuara
78 929 vdekje
- Afrikë 721 879 raste të konfirmuara
15 148 vdekje
- Amerikë: 7 711 095 raste të konfirmuara
311 668 vdekje
- Oqeania : 13 489 raste të konfirmuara
151 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (20 korrik 2020) |
Kontinenti i Azisë | 3 338 853 |
India | 1118043 |
Iran | 273788 |
Pakistan | 265083 |
Arabia Saudite | 250920 |
Turqia | 219641 |
Bangladesh | 204525 |
Katar | 106648 |
Irak | 92530 |
Indonesia | 86521 |
Kina | 85613 |
Kazakhstan | 71838 |
Filipine | 67456 |
Oman | 66661 |
Kuvait | 59204 |
Emiratet e Bashkuara | 56922 |
Izrael | 50289 |
Singapore | 47912 |
Bahrain | 36422 |
Afghanistan | 35475 |
Kyrgyzstan | 27143 |
Japonia | 25096 |
Nepal | 17658 |
Uzbekistan | 16966 |
Korea e jugut | 13771 |
Palestine | 10052 |
Malajsia | 8779 |
Taxhikistan | 6878 |
Thailand | 3250 |
Maldives | 2966 |
Liban | 2859 |
Sri_Lanka | 2724 |
Jemen | 1606 |
Jordania | 1218 |
Siria | 496 |
Taivan | 455 |
Vietnam | 373 |
Mianmar | 341 |
Mongolia | 287 |
Kamboxha | 171 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Bhutan | 89 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 7 711 095 |
USA | 3773260 |
Brazil | 2098389 |
Peru | 353590 |
Mexico | 344224 |
Chile | 330930 |
Kolumbia | 197278 |
Argentina | 122511 |
Canada | 110338 |
Ekuador | 74013 |
Bolivia | 59582 |
Panama | 53468 |
Republika Domenikane | 52855 |
Guatemala | 38677 |
Honduras | 33835 |
Puerto_Rico | 12063 |
Venezuela | 11891 |
El_Salvador | 11846 |
Kosta_Rika | 11114 |
Haiti | 7053 |
Paraguai | 3721 |
Nikaragua | 3147 |
Kuba | 2446 |
Uruguai | 1054 |
Suriname | 1029 |
Xhamaika | 790 |
Guyana | 336 |
Ishujt Virgin | 297 |
Ishujt Kajman | 203 |
Bahamas | 153 |
Bermuda | 153 |
Trinidad dhe Tobago | 137 |
Aruba | 113 |
Barbados | 105 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 81 |
Sint_Maarten | 79 |
Antigua_and_Barbuda | 76 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 50 |
Belize | 40 |
Curaçao | 28 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 23 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 17 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 12 |
Bonaire | 10 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 13 489 |
Australia | 11 802 |
Zelanda e re | 1204 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 319 |
Kaledonia e re | 22 |
Fixhi | 26 |
Ishujt Mariana | 37 |
Papa new Guinea | 17 |
Afrika | 721 879 |
Afrika e jugut | 364328 |
Egjypt | 87775 |
Nigeria | 36663 |
Gana | 27667 |
Algeria | 23084 |
Maroku | 17236 |
Kameron | 16157 |
Cote_dIvoire | 14119 |
Kenia | 13353 |
Sudan | 10762 |
Etiopia | 9503 |
Senegal | 8810 |
Republika e Kongos | 8402 |
Madagaskar | 7049 |
Guinea | 6544 |
Gabon | 6315 |
Mauritania | 5873 |
Xhibuti | 5011 |
Republika e Afrikes qendrore | 4485 |
Somalia | 3119 |
Guinea Ekuadoriale | 3071 |
Malawi | 2992 |
Zambia | 2980 |
Kongo | 2633 |
Mali | 2475 |
Sudani jugor | 2200 |
Cape _Verde | 2043 |
Guinea_Bissau | 1927 |
Libia | 1866 |
Eswatini | 1793 |
Sierra_Leone | 1711 |
Zimbabwe | 1611 |
Benin | 1602 |
Ruanda | 1582 |
Mozambique | 1491 |
Tunizia | 1374 |
Namibia | 1247 |
Niger | 1104 |
Liberia | 1091 |
Burkina_Faso | 1065 |
Uganda | 1065 |
Chad | 889 |
Togo | 774 |
Saharaja perendimore | 766 |
Sao_Tome _and_Principe | 746 |
Angola | 705 |
Botswana | 522 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Lezoto | 359 |
Mauritius | 343 |
Komorros | 334 |
Burundi | 310 |
Eritrea | 251 |
Seychelles | 100 |
Gambia | 93 |
Total | 11 786 012 |
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 690 717 raste të konfirmuara
- 199 876 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (20 korrik 2020) |
Europa | 2 690 717 |
Russia | 771546 |
United_Kingdom | 294792 |
Spanja | 260255 |
Itali | 244434 |
Gjermani | 201823 |
France | 174674 |
Suedia | 77281 |
Bjellorusia | 66095 |
Belgjika | 63893 |
Ukraine | 58842 |
Hollanda | 51670 |
Portugalia | 48636 |
Polonia | 40104 |
Rumania | 37458 |
Armenia | 34877 |
Zvicra | 33504 |
Azerbaijan | 27521 |
Irlanda | 25760 |
Moldavia | 20980 |
Serbia | 20894 |
Austria | 19571 |
Çekia | 13945 |
Danimarka | 13173 |
Macedonia e veriut | 9132 |
Norvegjia | 9015 |
Bullgaria | 8733 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 8164 |
Finlanda | 7338 |
Kosova | 5735 |
Luxembourg | 5483 |
Kroacia | 4354 |
Hungaria | 4333 |
Shqiperia | 4090 |
Greqia | 4007 |
Estonia | 2021 |
Sllovakia | 1979 |
Sllovenia | 1946 |
Lithuania | 1932 |
Islanda | 1930 |
Mali I zi | 1771 |
Letonia | 1192 |
Qipro | 1038 |
Gjeorgjia | 1028 |
Andorra | 880 |
San_ Marino | 714 |
Malta | 676 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 331 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 191 |
Gjibraltar | 180 |
Monako | 109 |
Liechtenstein | 87 |
Vatikani | 12 |