2 Shkurt 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së e datës 2 shkurt 2020-të është si më poshtë:*
Në nivel global, janë raportuar në total 14564 raste të konfirmuara me 2019 nCoV –
Në Kinë: 305 vdekje
Në Europë: 21 raste te konfirmuara
22 shtete të përfshira
Vlerësimi i riskut dhe masat e marra në vendin tonë
Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri.
Bazuar në informacionin e deritanishëm si dhe në mungesën e linjave ajrore direkte me Kinën, udhëtimin e shtetasve tanë atje dhe anasjelltas, rreziku për depërtimin e virusit në Shqipëri vazhdon të mbetet i ulët.
Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike.
Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje,
të telefonojnë urgjencën kombëtare 127!Rekomandimet e OBSH– Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
– Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
– Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
– Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake ashtu edhe të egra).
– Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjenën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami/letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larje e duarve).
– Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.