2 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (02.06.2020) janë testuar 15068 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 1164 raste të konfirmuara
- 33 pacientë kanë ndërruar jetë
- 891 pacientë të shëruar
- 240 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 01.06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 12 | 0 |
Dibër | 10 | 1 | 0 |
Durrës | 253 | 207 | 6 |
Elbasan | 21 | 20 | 0 |
Fieri | 58 | 47 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 52 | 0 |
Shkodër | 126 | 114 | 2 |
Tiranë | 568 | 380 | 20 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 1164 | 891 | 33 |
Situata e 24 orëve të fundit e COVID 19 në Shqipëri
Kanë vazhduar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me COVID19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me COVID19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të sshëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Forcohen kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19
Strukturat e re spitalore në autostradë e cila tashmë ka përfunduar me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.
Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.
Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.
Testimi serologjik edhe në popullatë
Deri tani janë kryer 1452 teatime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton 9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra 9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.
Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor
Nga data 1 Qershor Qershor të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjithë vendin pa kufizim.
Nga data 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike duke zbatuar protokollet e sigurisë te miratuar.
Nga data 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes se karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qëndrat e formimit arsimor, kulturor, qëndrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurise.
Ndalohen të hapen deri në 23 Qershor
Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluar janë: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesa publike.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 6 245 352 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 376 427
- Azi: 1 151 637 raste të konfimuara
31 110 vdekje
- Afrikë 152 485 raste të konfirmuara
4 344 vdekje
- Amerikë: 2 956 532 raste të konfirmuara
165 262 vdekje
- Oqeania : 8 651 raste të konfirmuara
132 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (2 qershor 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 151 637 |
India | 198706 |
Turqia | 164769 |
Iran | 154445 |
Arabia Saudite | 87142 |
Kina | 84154 |
Pakistan | 76398 |
Katar | 58433 |
Bangladesh | 49534 |
Singapore | 35292 |
Emiratet e Bashkuara | 35192 |
Kuvait | 27762 |
Indonesia | 26940 |
Filipine | 18638 |
Izrael | 17219 |
Japonia | 16930 |
Afghanistan | 15750 |
Oman | 12223 |
Bahrain | 11804 |
Kazakhstan | 11571 |
Korea e jugut | 11541 |
Malajsia | 7857 |
Irak | 6868 |
Taxhikistan | 3930 |
Uzbekistan | 3718 |
Thailand | 3082 |
Kyrgyzstan | 1845 |
Maldives | 1829 |
Nepal | 1798 |
Sri_Lanka | 1643 |
Liban | 1233 |
Jordania | 746 |
Palestine | 628 |
Taivan | 443 |
Jemen | 354 |
Vietnam | 328 |
Mianmar | 228 |
Mongolia | 185 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 125 |
Siria | 123 |
Bhutan | 47 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 2 956 532 |
USA | 1811277 |
Brazil | 526447 |
Peru | 170039 |
Chile | 105159 |
Mexico | 93435 |
Canada | 91694 |
Ekuador | 39994 |
Kolumbia | 30493 |
Republika Domenikane | 17572 |
Argentina | 17402 |
Panama | 13837 |
Bolivia | 10531 |
Honduras | 5362 |
Guatemala | 5336 |
Puerto_Rico | 3873 |
El_Salvador | 2582 |
Haiti | 2226 |
Kuba | 2083 |
Venezuela | 1662 |
Kosta_Rika | 1084 |
Paraguai | 995 |
Uruguai | 825 |
Nikaragua | 759 |
Xhamaika | 588 |
Guyana | 153 |
Ishujt Kajman | 150 |
Bermuda | 141 |
Trinidad dhe Tobago | 117 |
Bahamas | 102 |
Aruba | 101 |
Barbados | 92 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 70 |
Suriname | 44 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 26 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Grenada | 23 |
Curaçao | 20 |
Belize | 18 |
Dominica | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 651 |
Australia | 7204 |
Zelanda e re | 1154 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 175 |
Kaledonia e re | 19 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 22 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 152 485 |
Afrika e jugut | 34357 |
Egjypt | 26384 |
Nigeria | 10578 |
Algeria | 9513 |
Gana | 8070 |
Maroku | 7833 |
Kameron | 6397 |
Sudan | 5173 |
Guinea | 3844 |
Senegal | 3739 |
Xhibuti | 3569 |
Republika e Kongos | 3194 |
Cote_dIvoire | 2951 |
Gabon | 2655 |
Somalia | 2023 |
Kenia | 2021 |
Guinea_Bissau | 1339 |
Mali | 1315 |
Guinea Ekuadoriale | 1306 |
Etiopia | 1257 |
Zambia | 1089 |
Tunizia | 1084 |
Republika e Afrikes qendrore | 1069 |
Sudani jugor | 994 |
Niger | 958 |
Burkina_Faso | 881 |
Sierra_Leone | 861 |
Madagaskar | 826 |
Chad | 790 |
Kongo | 611 |
Mauritania | 530 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Sao_Tome_and_Principe | 484 |
Cape_Verde | 458 |
Uganda | 457 |
Togo | 443 |
Ruanda | 377 |
Malawi | 336 |
Mauritius | 335 |
Liberia | 296 |
Eswatini | 293 |
Mozambique | 254 |
Benin | 243 |
Zimbabwe | 203 |
Libia | 168 |
Komorros | 106 |
Angola | 86 |
Burundi | 63 |
Eritrea | 39 |
Botswana | 38 |
Gambia | 25 |
Namibia | 25 |
Saharaja perendimore | 23 |
Seychelles | 11 |
Lezoto | 2 |
Total | 4 288 810 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 02. 06. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 975 341 raste të konfirmuara
- 175 572 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (2 qershor 2020) |
Europa | 1 975 341 |
Russia | 423741 |
United_Kingdom | 276332 |
Spanja | 239638 |
Itali | 233197 |
Gjermani | 182028 |
France | 152091 |
Belgjika | 58517 |
Hollanda | 46545 |
Bjellorusia | 43403 |
Suedia | 37814 |
Portugalia | 32700 |
Zvicra | 30788 |
Irlanda | 25062 |
Ukraine | 24340 |
Polonia | 24165 |
Rumania | 19398 |
Austria | 16663 |
Danimarka | 11699 |
Serbia | 11430 |
Armenia | 9492 |
Çekia | 9302 |
Norvegjia | 8411 |
Moldavia | 8360 |
Finland | 6885 |
Azerbaijan | 5662 |
Luxembourg | 4019 |
Hungaria | 3921 |
Greqia | 2917 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2523 |
Bullgaria | 2513 |
Macedonia e veriut | 2315 |
Kroacia | 2246 |
Estonia | 1870 |
Islanda | 1806 |
Lithuania | 1678 |
Sllovakia | 1522 |
Sllovenia | 1483 |
Shqiperia | 1164 |
Letonia | 1071 |
Kosova | 1064 |
Qipro | 949 |
Gjeorgjia | 796 |
Andorra | 765 |
San_Marino | 687 |
Malta | 619 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 308 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 170 |
Monako | 99 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 qershor 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 02.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 39 893 rastet aktualisht të konfirmuara
- 33 530 vdekje
- 160 092 pacientë të shëruar
- 408 pacientë në terapi intensive
- 33 569 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.