2 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (02.05.2020) janë testuar 8669 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 789 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 519 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 02.05.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2  
Dibër 1    
Durrës 153 58 6
Elbasan 18 16  
Fieri 45 40 3
Gjirokastër 0    
Korçë 19 18  
Kukës 37 31 1
Lezhë 51 24  
Shkodër 115 93 2
Tiranë 341 233 18
Vlorë 5 4 1
TOTAL 789 519 31

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positivë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.

 Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.

Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.

Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zhgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.

Janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është nje tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

 

Masat për parandalimin e COVID-19

 

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që shtohet është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Që nga fillimi dhe deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

 

Vijon hapja e zonave të gjelbërta

 

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin,
Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 3 307 600 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 238 431
  • Azi:          529 022 raste të konfimuara

18 883 vdekje

  • Afrikë 40 759 raste të konfirmuara

1 690 vdekje

  • Amerikë: 1 390 414 raste të konfirmuara

 80 684 vdekje

  • Oqeania : 8 163 raste të konfirmuara

  120 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 529 022
Turqia 122392
Iran 95646
Kina 83959
India 37336
Arabia Saudite 24097
Pakistan 18114
Singapore 17101
Izrael 16101
Japonia 14544
Katar 14096
Emiratet e Bashkuara 13038
Korea e jugut 10780
Indonesia 10551
Filipine 8772
Bangladesh 8238
Malajsia 6071
Kuvait 4377
Kazakhstan 3671
Bahrain 3170
Thailand 2960
Oman                           2447
Afghanistan 2335
Irak 2153
Uzbekistan 2094
Kyrgyzstan 769
Liban 729
Sri_Lanka 690
Palestine 517
Maldives 491
Jordania 459
Taivan 429
Vietnam 270
Mianmar 151
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 59
Siria 44
Mongolia 39
Timor_Leste 24
Laos 19
Taxhikistan 15
Bhutan 7
Jemen 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 390 414
USA 1103781
Brazil 91589
Canada 55061
Peru 40459
Ekuador 26336
Mexico 20739
Chile 17008
Republika Domenikane 7288
Kolumbia 7006
Panama 6720
Argentina 4519
Puerto_Rico 1575
Kuba 1537
Bolivia 1229
Honduras 899
Kosta_Rika 725
Uruguai 648
Guatemala 644
El_Salvador 446
Jamaika 432
Venezuela 335
Paraguai 333
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 114
Aruba 100
Haiti 85
Bahamas 82
Guyana 82
Barbados 81
Sint_Maarten 76
Ishujt Kajman 74
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 20
Belize 18
Saint_Lucia 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Vincent_&_Grenadines 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Nikaragua 14
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8163
Australia 6767
Zelanda e re 1134
Polinezia Franceze 58
Guam 146
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 40 759
Afrika e jugut 5647
Egjypt 5537
Maroku 4423
Algeria 4006
Nigeria 2074
Gana 1932
Kameron 1832
Guinea 1495
Cote_dIvoire 1275
Xhibuti 1089
Senegal 994
Tunizia 933
Niger 719
Burkina_Faso 645
Republika e Kongos 601
Somalia 572
Mali 490
Republika e Tanzanise 480
Sudan 442
Kenia 396
Mauritius 334
Guinea Ekuadoriale 315
Gabon 276
Guinea_Bissau 243
Ruanda 220
Kongo 205
Liberia 141
Sierra_Leone 132
Madagaskar 131
Etiopia 124
Cape_Verde 121
Togo 116
Zambia 106
Eswatini 100
Benin 84
Uganda 83
Mozambique 76
Chad 73
Republika e Afrikes qendrore 61
Libia 50
Sudani jugor 40
Eritrea 39
Malawi 37
Zimbabwe 35
Angola 27
Botswana 23
Sao Tome dhe Principe 16
Namibia 16
Burundi 15
Gambia 12
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Komorros 1
Total 1 969 054

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 02. 05. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 338 546 raste të konfirmuara
    • 137 047 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 maj 2020)
Europa 1 338 546
Spanja 215216
Itali 207428
United_Kingdom 177454
Gjermani 161703
France 130185
Russia 114431
Belgjika 49032
Hollanda 39791
Zvicra 29622
Portugalia 25351
Suedia 21520
Irlanda 20833
Austria 15531
Bjellorusia 14917
Polonia 13105
Rumania 12567
Ukraine 11411
Danimarka 9311
Serbia 9205
Norvegjia 7759
Çekia 7737
Finland 5051
Moldavia 3980
Luxembourg 3802
Hungaria 2942
Greqia 2591
Armenia 2148
Kroacia 2085
Azerbaijan 1854
Islanda 1798
Bosnia_dhe_Herzegovina 1781
Estonia 1694
Bullgaria 1588
Macedonia e veriut 1494
Sllovenia 1434
Sllovakia 1403
Lithuania 1399
Letonia 870
Qipro 857
Kosova 813
Shqiperia 782
Andorra 746
Gjeorgjia 582
San_Marino 580
Malta 467
Mali I zi 322
Isle_of_Man 316
Jersey 286
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 11

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 maj 2020.

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 02.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 100 704 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 28 710 vdekje
  • 79 914 pacientë të shëruar
  • 1 539   pacientë në terapi intensive
  • 80 708  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 36667
Emilia Romanja 9323
Piemonte 15719
Veneto 7431
Toskana 5365
Liguria 3598
Marche 3205
Lazio 4452
Campania 2721
Trento 1282
Puglia 2954
Fruli 1109
Siçili 2186
Abruzzo 1879
Bolzano 703
Umbria 196
Sardenja 730
Kalabria 713
Valle d’Aosta 98
Bazilikata 191
Molise 182

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.