2 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (02.07.2020) janë testuar 27671  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 2662 raste të konfirmuara
  • 69 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1559 pacientë të shëruar
  • 1034 numri i rasteve aktive

 

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 02. 07.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 23 15 0
Dibër 16 10 0
Durrës 521 307 11
Elbasan 43 25 1
Fieri 129 73 5
Gjirokastër 8 1 0
Korça 51 23 0
Kukës 65 45 1
Lezhë 108 63 0
Shkodër 378 216 10
Tiranë 1191 766 38
Vlorë 122 15 2
Total 2662 1559 69

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

ISHSH në monitorim të subjekteve për zbatimin e protokolleve të sigurisë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1714 inspektime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga inspektimet janë marrë 3  masa administrative: 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit dhe 2 masa administrative me gjobë në pishina. Gjobat janë vendosur në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të gjetur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Tiranë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

 

Fuqizimi i njësive të terapisë intensive

 

Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19.
Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që i shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19.

Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.

 

Në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive, deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, gjithashtu spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar QSUT “Nënë Tereza”.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 10 665 255 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 515 964
  • Azi:          2 328 223 raste të konfimuara

57 295 vdekje

  • Afrikë 418 314 raste të konfirmuara

10 400 vdekje

  • Amerikë: 5 451 474 raste të konfirmuara

 255 599 vdekje

  • Oqeania : 9 522 raste të konfirmuara

  133 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 328 223
India 604641
Iran 230211
Pakistan 217809
Turqia 201098
Arabia Saudite 194225
Bangladesh 149258
Katar 97003
Kina 84816
Indonesia 57770
Irak 51524
Emiratet e Bashkuara 49069
Kuvait 46940
Singapore 44122
Kazakhstan 42574
Oman      41194
Filipine 38511
Afghanistan 31836
Bahrain 27414
Izrael 26257
Japonia 18874
Nepal               14046
Korea e jugut 12904
Uzbekistan 8904
Malajsia 8640
Taxhikistan 6005
Kyrgyzstan 5735
Thailand 3179
Palestine 3095
Maldives            2382
Sri_Lanka 2054
Liban 1788
Jemen 1190
Jordania 1133
Taivan 448
Vietnam                     355
Mianmar 304
Siria                    293
Mongolia 220
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 77
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 5 451 474
USA 2686480
Brazil 1448753
Peru 288477
Chile 282043
Mexico 231770
Canada 104193
Kolumbia 102009
Argentina 67184
Ekuador 58257
Panama 34463
Bolivia 34227
Republika Domenikane 33387
Honduras 20262
Guatemala 19011
Puerto_Rico 7537
El_Salvador 6736
Venezuela 6062
Haiti 6040
Kosta_Rika 3753
Nikaragua 2519
Kuba 2348
Paraguai 2260
Uruguai 943
Xhamaika           707
Suriname 535
Guyana 248
Ishujt Kajman 201
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 130
Bahamas 104
Aruba 103
Barbados 97
Ishujt Virgin 92
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 66
Ishujt Turks_and_Caicos 42
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Belize 28
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 522
Australia 7920
Zelanda e re 1180
Polinezia Franceze 62
Guam 280
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 11
Afrika 418 314
Afrika e jugut 159333
Egjypt 69814
Nigeria 26484
Gana 18134
Algeria 14272
Maroku              12636
Kameron 12592
Cote_dIvoire 9702
Sudan 9573
Republika e Kongos 7121
Senegal 6925
Kenia 6673
Etiopia 5846
Gabon                5513
Guinea 5404
Xhibuti 4704
Mauritania 4149
Republika e Afrikes qendrore 3745
Somalia 2924
Madagaskar 2303
Mali 2202
Sudani jugor 2006
Guinea Ekuadoriale 2001
Guinea_Bissau 1654
Zambia 1632
Sierra_Leone 1498
Kongo                1382
Malawi 1342
Cape _Verde 1267
Benin 1199
Tunizia 1175
Niger 1075
Ruanda 1042
Burkina_Faso 962
Mozambique 903
Uganda 893
Chad 866
Libia 858
Eswatini 840
Liberia 804
Sao_Tome _and_Principe 715
Togo 661
Zimbabwe 605
Republika e Tanzanise 509
Saharaja perendimore 461
Mauritius 341
Komorros           303
Angola 291
Namibia 285
Botswana           227
Eritrea 203
Burundi 170
Gambia 49
Lezoto 35
Seychelles 11
Total 8 208 229

 

 

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 02. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 457 026 raste të konfirmuara
    • 192 530 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 2 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (2 korrik 2020)
Europa 2 457 026
Russia 654405
United_Kingdom 313483
Spanja 249659
Itali 240760
Gjermani 194725
France 165719
Suedia 69692
Bjellorusia 62424
Belgjika 61598
Hollanda 50335
Ukraine 44998
Portugalia 42454
Polonia 34775
Zvicra            31851
Rumania 27296
Armenia 26065
Irlanda 25477
Azerbaijan 18112
Austria 17814
Moldavia 16898
Serbia 14836
Danimarka       12794
Çekia 12046
Norvegjia 8887
Finland 7236
Macedonia e veriut 6470
Bullgaria 5154
Bosnia_dhe_Herzegovina 4453
Luxembourg                        4345
Hungaria 4157
Greqia 3432
Kosova 2991
Kroacia 2831
Shqiperia 2662
Estonia 1989
Islanda                                 1847
Lithuania                  1818
Sllovakia 1687
Sllovenia 1613
Letonia 1121
Qipro 999
Gjeorgjia 931
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 670
Mali I zi 576
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 178
Monako 103
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 2 korrik 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 02. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 15 060 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 818 vdekje
  • 191 083 pacientë të shëruar
  •     82   pacientë në terapi intensive
  • 14 015   qytetarë në izolim

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.