19 Shkurt 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID – 2019
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 75 192 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
- Azi: 74564 raste të konfimuara
2011 vdekje
- Afrikë 1 rast i konfirmuar
- Amerikë: 23 raste të konfirmuara
- Australi: 15 raste të konfirmuara
- Europë: 47 raste të konfirmuara
- 1 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (19 shkurt 2020) |
Kina | 7 258 |
Japoni | 66 |
Republika e Koresë | 46 |
Vietnam | 16 |
Singapor | 81 |
Australi | 15 |
Malajzi | 22 |
Kamboxhia | 1 |
Tajland | 35 |
Taivan | 22 |
Nepal | 1 |
Indi | 3 |
Filipine | 3 |
Sri Lanka | 1 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 542 |
USA | 15 |
Kanada | 8 |
Finlanda | 1 |
Franca | 12 |
Gjermani | 16 |
Rusia | 2 |
Spanja | 2 |
Belgjika | 1 |
Suedia | 1 |
Anglia | 9 |
Italia | 3 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 9 |
Egjypt | 1 |
Total | 75 192 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 2019 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 19. 02.2020
- Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 47 raste të konfirmuara
- 1 vdekje
- Shqipëri: Janë testuar 6 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 2019 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 Shkurt 2020
Masat e marra dhe vlerësimi i riskut të virusit COVID – 2019 për popullatën në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vazhdon të ketë një plan të përforcuar të masave ndaj shpërthimit epidemik të koronavirusit të ri, sipas të gjitha rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ECDC-së bazuar edhe në zbatimin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, duke patur parasysh të gjthë skenarët për rrezikun e infeksionit nga koronavirusi i ri COVID – 2019 për popullatën në Shqipëri.
Rreziku i infeksionit nga COVID – 2019 për popullatën në Shqipëri është aktualisht i ulët. Në vendin tonë deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus COVID-19, janë testuar 6 raste të cilat pas testimit kanë rezultuar negative. Në Laboratorin e Virologjisë me nivel biosigurie, i çertifikuar nga OBSH, në Institutin e Shëndetit Publik tashme kryhet diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19. Analiza realizohet me teknikën PCR (teknologji molekulare).
Është kryer shpërndarja e Mjeteve Mbrojtëse Personale nga ISHP –ja për QSUT, Aeroportin e Rinasit (ISHSH), Spitalin “Sh.Ndroqi”, QKUM dhe Operatorin Qendror (Spitalet rajonale) për t’u patur në kushte urgjence ndaj rasteve që mund të paraqiten në urgjencat e spitaleve rajonale, dhe pse menaxhimi klinik i tyre deri në këtë fazë do të kryhet nga QSUT-ja.
Nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive (QSUT), janë përcaktuar bokset /dhomat e izolimit funksionale, në se do të ketë raste të dyshuara për COVID_19. Eshtë përcaktuar ambienti karantinë, për ta përdorur atëherë kur do të jetë e nevojshme, si dhe është kryer trajnimi paraprak i personelit shëndetësor që do të jetë pjesë e shërbimit në karantinë.
Gjithashtu po vijohet me trajnimin e personelit shëndetësor spitalor, si dhe në çdo nivel, nga personeli i NJVKSH – ve, si dhe ISHP – së. Janë kryer takime informuese dhe trajnuese me përfaqësues dhe specialistë të spitaleve jopublike për masat dhe parapërgatitjen e tyre, në rast se paraqiten pranë urgjencave të tyre raste të dyshuara me COVID_19.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi në Kinë dhe kanë shenjat e mëposhtme: Kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë urgjencën kombëtare 127!
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të COVID – 2019 mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.