Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (19.03.2020) janë testuar 697 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 64 raste të konfirmuar
- 2 persona kanë ndërruar jetë
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 19.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 45 | |
Durresi | 4 | 1 |
Fieri | 6 | |
Elbasani | 2 | |
Lushnja | 1 | 1 |
Rrogozhina | 2 | |
Kavaja | 2 | |
TOTAL | 62 | 2 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri.
Deri tani janë shënuar dy humbje jete.
Nga 64 rastet e konfirmuar me COVID-19, në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.
Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.
Linja e re 0800 40 40 falas për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me COVID-19. Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se sim und të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19. 0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19.
Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, është vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars.
Ka nisur trajnimi i mjekëve dhe infermiereve vullnetarë të cilët ju pergjigjën thirrjes se ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të kontribuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19. Thirrjes së ministres i janë përgjigjur rreth 3000 mjekë dhe infermierë.
Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 213 254 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 8843
- Azi: 112 951 raste të konfimuara- 4551 vdekje
- Afrikë : 634 raste të konfirmuara- 16 vdekje
- Amerikë: 11 810 raste të konfirmuara- 183 vdekje
- Oqeania : 599 raste të konfirmuara- 6 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (19 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 112591 |
Kina | 81238 |
Iran | 17361 |
Republika e Koresë | 8565 |
Japoni | 873 |
Malajzi | 790 |
Katar | 452 |
Izrael | 433 |
Singapor | 313 |
Pakistani | 302 |
Bahrain | 256 |
Filipine | 202 |
Tajland | 177 |
Indonezia | 172 |
Arabia Saudite | 171 |
Indi | 165 |
Irak | 164 |
Kuvajt | 142 |
Liban | 133 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 113 |
Taivan | 108 |
Vietnam | 76 |
Brunei | 68 |
Jordania | 52 |
Palestina | 44 |
Sri Lanka | 42 |
Oman | 39 |
Kazakistan | 37 |
Kamboxhia | 24 |
Uzbekistan | 23 |
Afganistan | 22 |
Maldive | 13 |
Bangladeshi | 10 |
Mongolia | 5 |
Kyrgystan | 3 |
Miamare | 1 |
Nepal | 1 |
Bhutan | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 11810 |
USA | 9415 |
Kanada | 690 |
Brazili | 428 |
Kili | 238 |
Ekuador | 168 |
Peru | 145 |
Meksika | 118 |
Panama | 109 |
Kolumbia | 108 |
Argjentina | 97 |
Uruguai | 79 |
Kosta Rika | 69 |
Venezuela | 33 |
Republika Domenikane | 21 |
Xhamajka | 15 |
Bolivia | 12 |
Hondurasi | 12 |
Kuba | 11 |
Paraguaji | 11 |
Trinidad dhe Tobago | 9 |
Guatemala | 8 |
Gujana | 5 |
Saint Lucia | 2 |
Suriname | 1 |
Saint Vincent | 1 |
Antigua dhe Barbuda | 1 |
Bahamas | 1 |
Barbado | 1 |
El Salvador | 1 |
Nikaragua | 1 |
Oqeania | 599 |
Australia | 565 |
Zelanda e re | 28 |
Guam | 3 |
Polinezia Franceze | 3 |
Afrika | 634 |
Egjypt | 196 |
Algjeria | 73 |
Afrika e jugut | 116 |
Maroku | 54 |
Senegali | 36 |
Tunizia | 29 |
Burkina Faso | 26 |
Republika Demokratike e Kongo | 14 |
Ruanda | 11 |
Kameruni | 10 |
Nigeria | 8 |
Gana | 7 |
Kenia | 7 |
Cote d’lvoire | 6 |
Etiopia | 6 |
Seychelles | 6 |
Kongo | 3 |
Guinea Ekuatorit | 3 |
Gabon | 3 |
Republika e Tanzanisë | 3 |
Liberia | 2 |
Namibia | 2 |
Sudan | 2 |
Zambia Swaziland | 2 |
Benin | 1 |
Republika e Afrikës qëndrore | 1 |
Xhibuti | 1 |
Eswatini | 1 |
Gambia | 1 |
Guinea | 1 |
Mauritania | 1 |
Somalia | 1 |
Togo | 1 |
Total | 126 690 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 19. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 86 564 raste të konfirmuara
- 4080 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (19 mars 2020) |
Europa | 86 564 |
Italia | 35 713 |
Spanja | 13 716 |
Franca | 9 134 |
Gjermania | 8 198 |
Zvicra | 3 010 |
Anglia | 2 630 |
Hollanda | 2 051 |
Austria | 1 646 |
Norvegjia | 1 423 |
Belgjika | 1 486 |
Suedia | 1 301 |
Danimarka | 1 115 |
Portugalia | 642 |
Çekia | 522 |
Greqia | 418 |
Finlanda | 369 |
Irlanda | 366 |
Polonia | 287 |
Sllovenia | 286 |
Rumania | 260 |
Estonia | 258 |
Islanda | 250 |
Luksemburg | 210 |
Turqia | 191 |
Rusia | 147 |
Armenia | 115 |
San Marino | 109 |
Sllovakia | 107 |
Serbia | 94 |
Bullgaria | 92 |
Kroacia | 81 |
Hungaria | 73 |
Letoni | 71 |
Shqipëria | 59 |
Qipro | 58 |
Andora | 53 |
Malta | 48 |
Bjellorusia | 46 |
Maqedonia e Veriut | 42 |
Bosnje –Hercegovina | 36 |
Moldavia | 36 |
Azerbaxhan | 34 |
Gjeorgjia | 34 |
Lituania | 33 |
Litenshtein | 25 |
Kosova | 19 |
Ukraina | 19 |
Monako | 9 |
Mali i zi | 8 |
Vatikani | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 Mars 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 18.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 28 710 rastet aktualisht të konfirmuara
- 2978 vdekje
- 4025 pacientë të shëruar
- 2257 në terapi intensive
- 12 090 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia 12266 raste
- Emilia Romanja 3915 raste
- Veneto 2953 raste
- Piemonte 2187 raste
- Marche 1476 raste
- Toskana 1291 raste
- Liguria 744 raste
- Lazio 650 raste
- Trento 436 raste
- Campania 423 raste
- Fruli 416 raste
- Bolzano 366 raste
- Puglia 362 raste
- Siçili 267 raste
- Abruzzo 249 raste
- Umbria 241 raste
- Valle d’Aosta 162 raste
- Sardenja 132 raste
- Kalabri 126 raste
- Molise 21 raste
- Basilikata 27 raste
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Itali
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.