19 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (19.07.2020) janë testuar 35 438  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4090 raste të konfirmuara
  • 112 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2311 pacientë të shëruar
  • 1667 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 19.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 787 1063 53
Shkodër 196 280 19
Durrësi 210 440 17
Fieri 40 126 5
Korça 58 49 1
Elbasani 47 43 5
Kukës 50 72 2
Lezhë 91 105 1
Vlora 104 81 3
Gjirokastër 20 13 0
Diber 26 15 1
Berat 38 24 1
TOTAL 1667 2311 112

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

 

https://www.youtube.com/watch?v=iuu39gMaCLg&feature=youtu.be

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 900 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 5 masa administrative për subjekte dhe individë të gjetur në shkelje të protokolleve dhe masave për mbrojtjen nga COVID-19. 3 masa administrative me gjobë në bar kafe/ restorant, 1 masë me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura dhe 1 masë me gjobë në market ushqimor. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Korçë, Vlorë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 116 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur 450 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Miratohen protokollet për testimet serologjike

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

https://new.shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-miratohen-protokollet-per-testimet-serologjike/

 

Hapet laboratori i dytë për testimet për COVID19

Pas laboratorit të referencës, Laboratori i Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Me hapjen e këtij laboratori të dytë forcohen kapacitetet për gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Është e rëndësishme për të theksuar që stafet tashmë janë të trajnuara. Stafet do të vijojnë të monitorohen nga Instituti i Shëndetit Publik për punën që do të kryejnë me qëllim garantimin e cilësisë së testimit.

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT është i çertifikuar nga OBSH dhe gati për të nisur punën me testimin e pacientëve të spitaleve COVID të Tiranës.

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.

Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

https://www.youtube.com/watch?v=tWeWGft-pck&feature=youtu.be

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt


Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

 Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

 Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 14 267 093 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 601 934
  • Azi:          3 272 855 raste të konfimuara

77 450 vdekje

  • Afrikë 703 115 raste të konfirmuara

14 944 vdekje

  • Amerikë: 7 593 083 raste të konfirmuara

 309 632 vdekje

  • Oqeania : 13 121 raste të konfirmuara

  147 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 272 855
India 1077618
Iran 271606
Pakistan 263496
Arabia Saudite 248416
Turqia 218717
Bangladesh 202066
Katar 106308
Irak 90220
Kina 85483
Indonesia 84882
Kazakhstan 70339
Oman 65504
Filipine 65304
Kuvait 58904
Emiratet e Bashkuara 56711
Izrael 49365
Singapore 47655
Bahrain 36004
Afghanistan 35301
Japonia 24642
Kyrgyzstan 24606
Nepal 17502
Uzbekistan 16429
Korea e jugut 13745
Palestine 9587
Malajsia 8764
Taxhikistan 6834
Thailand 3249
Maldives            2930
Liban 2775
Sri_Lanka 2704
Jemen 1581
Jordania 1214
Siria 496
Taivan                        455
Vietnam 373
Mianmar             341
Mongolia 287
Kamboxha 171
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 87
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 7 593 083
USA 3711464
Brazil 2074860
Peru 349500
Mexico 338913
Chile 326539
Kolumbia 190700
Argentina 119288
Canada 109658
Ekuador 73382
Bolivia 58138
Panama 52261
Republika Domenikane 51519
Guatemala 38042
Honduras 32793
El_Salvador 11508
Venezuela 11483
Puerto_Rico 11453
Kosta_Rika 10551
Haiti 7053
Paraguai 3629
Nikaragua 3147
Kuba 2445
Uruguai 1044
Suriname 1001
Xhamaika        774
Guyana 327
Ishujt Virgin            297
Ishujt Kajman 203
Bermuda 153
Bahamas 138
Trinidad dhe Tobago 137
Aruba 108
Barbados 104
Sint_Maarten 79
Antigua_and_Barbuda 76
Ishujt Turks_and_Caicos 75
Belize 40
Saint_Vincent_&_Grenadines 35
Curaçao 26
Grenada 23
Saint_Lucia 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
Bonaire 10
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 13 121
Australia 11 441
Zelanda e re 1203
Polinezia Franceze 62
Guam 315
Kaledonia e re 22
Fixhi 26
Ishujt Mariana 37
Papa new Guinea 15
Afrika 703 115
Afrika e jugut 350879
Egjypt 87172
Nigeria 36107
Gana 27060
Algeria 22549
Maroku               17015
Kameron 16157
Cote_dIvoire 13912
Kenia 12750
Sudan 10682
Etiopia 9147
Senegal 8669
Republika e Kongos 8323
Madagaskar                 6849
Guinea 6491
Gabon 6315
Mauritania 5446
Xhibuti 5003
Republika e Afrikes qendrore 4485
Somalia 3111
Guinea Ekuadoriale 3071
Zambia 2980
Malawi 2907
Kongo 2633
Mali 2472
Sudani jugor 2191
Cape _Verde 2014
Guinea_Bissau 1927
Libia 1791
Eswatini 1729
Sierra_Leone 1701
Benin 1602
Ruanda 1539
Zimbabwe 1478
Mozambique 1435
Tunizia 1348
Namibia 1203
Niger 1104
Liberia 1088
Uganda 1062
Burkina_Faso 1052
Chad 889
Togo 766
Saharaja perendimore 766
Sao_Tome _and_Principe 743
Angola 687
Botswana 522
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 359
Mauritius            343
Komorros 328
Burundi 310
Eritrea 251
Seychelles 100
Gambia 93
Total 11 582 870

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 19. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 684 223 raste të konfirmuara
    • 199 754 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 19 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (19 korrik 2020)
Europa 2 684 223
Russia 771546
United_Kingdom 294066
Spanja 260255
Itali 244216
Gjermani 201574
France 174674
Suedia 77281
Bjellorusia 65953
Belgjika 63706
Ukraine 58111
Hollanda 51526
Portugalia 48390
Polonia 39746
Rumania        36691
Armenia 34462
Zvicra 33406
Azerbaijan 27133
Irlanda 25750
Moldavia 20794
Serbia 20498
Austria 19508
Çekia   13855
Danimarka 13173
Norvegjia 9015
Macedonia e veriut 9009
Bullgaria 8638
Bosnia_dhe_Herzegovina 7908
Finlanda 7318
Kosova                                 5617
Luxembourg 5409
Hungaria 4315
Kroacia 4235
Shqiperia 4090
Greqia 3983
Estonia 2021
Sllovakia                              1976
Sllovenia                  1940
Islanda 1922
Lithuania 1915
Mali I zi 1664
Letonia 1189
Qipro 1037
Gjeorgjia 1028
Andorra 880
San_ Marino 714
Malta 674
Isle_of_Man 336
Jersey 331
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 180
Monako 109
Liechtenstein 86
Vatikani 12