18 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (18.06.2020) janë testuar 21790  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1788 raste të konfirmuara
  • 41 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1086 pacientë të shëruar
  • 663 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 18. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 15 0
Dibër 10 10 0
Durrës 357 236 7
Elbasan 30 21 0
Fieri 83 55 4
Gjirokastër 1 0 0
Korça 25 18 0
Kukës 42 36 1
Lezhë 58 53 0
Shkodër 235 120 5
Tiranë 866 518 23
Vlorë 47 4 1
Total 1788 1086 41

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

3 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19, që prej fillimit të epidemisë 41 qytetarë nuk e kanë fituar betejën pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime nëpër subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative. Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1661 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19. Janë marrë 16 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

 

 

Forcohen kapacitetet spitalore

 

Në kuadër të marrëveshjes me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, kanë mbërritur 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë sistemin shëndetësor, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma. 

Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.

 

Gjithahtu pak ditë në parë 30 respiratorë të rinj ju shtuan kapaciteteve në spitalet publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

 

Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 8 318 370 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 448 735
  • Azi:          1 708 176 raste të konfimuara

44 195 vdekje

  • Afrikë 267 242 raste të konfirmuara

7 197 vdekje

  • Amerikë: 4 098 291 raste të konfirmuara

 212 399 vdekje

  • Oqeania : 8 856 raste të konfirmuara

  131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 708 176
India 366946
Iran 195051
Turqia 182727
Pakistan 160118
Arabia Saudite 141234
Bangladesh 98489
Kina 84458
Katar 83174
Emiratet e Bashkuara 43364
Indonesia 41431
Singapore 41216
Kuvait 37533
Filipine 27238
Afghanistan 26874
Oman      26079
Irak 24254
Bahrain 19961
Izrael 19894
Japonia 17668
Kazakhstan 15877
Korea e jugut               12257
Malajsia 8515
Nepal 7177
Uzbekistan 5697
Taxhikistan 5221
Thailand 3141
Kyrgyzstan 2657
Maldives 2120
Sri_Lanka 1924
Liban 1489
Jordania 987
Jemen 902
Palestine 701
Taivan 445
Vietnam                     335
Mianmar 263
Mongolia            201
Siria 178
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 129
Bhutan 67
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 098 291
USA 2163290
Brazil 955377
Peru 240908
Chile 220628
Mexico 159793
Canada 99842
Kolumbia 57046
Ekuador 48490
Argentina 35539
Republika Domenikane 24105
Panama 22597
Bolivia 20685
Guatemala 11251
Honduras 10299
Puerto_Rico 6003
Haiti 4688
El_Salvador 4066
Venezuela 3150
Kuba 2280
Nikaragua 2014
Kosta_Rika 1871
Paraguai 1308
Uruguai 849
Xhamaika           626
Suriname 261
Ishujt Kajman 193
Guyana 171
Bermuda 144
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 73
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Antigua_and_Barbuda 26
Curaçao 23
Grenada 23
Belize 22
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 856
Australia 7370
Zelanda e re 1157
Polinezia Franceze 60
Guam 192
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 267 242
Afrika e jugut 80412
Egjypt 49219
Nigeria 17735
Gana 12590
Algeria 11268
Kameron            9864
Maroku 8997
Sudan 8020
Cote_dIvoire 6063
Senegal 5369
Republika e Kongos 5099
Guinea 4668
Xhibuti 4545
Gabon                4229
Kenia 4044
Etiopia 3759
Somalia 2696
Republika e Afrikes qendrore 2564
Mauritania 2057
Mali 1890
Sudani jugor 1807
Guinea_Bissau 1492
Zambia 1412
Madagaskar 1378
Guinea Ekuadoriale 1306
Sierra_Leone 1249
Tunizia 1128
Niger 1020
Burkina_Faso 899
Kongo 883
Chad 854
Cape_Verde 792
Uganda 732
Sao_Tome_and_Principe 683
Mozambique 651
Ruanda 639
Benin 572
Malawi 572
Eswatini 563
Togo 544
Liberia 509
Republika e Tanzanise 509
Libia 467
Zimbabwe 401
Mauritius 337
Komorros 197
Angola               155
Eritrea 131
Burundi 104
Botswana           60
Namibia 36
Gambia 34
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 6 083 261

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 18. 06. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 235 109 raste të konfirmuara
    • 184 806 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 qershor 2020)
Europa 2 235 109
Russia 553301
United_Kingdom 299251
Spanja 244683
Itali 237828
Gjermani 187764
France 158174
Belgjika 60244
Bjellorusia 56032
Suedia 54562
Hollanda 49204
Portugalia 37672
Ukraine 33234
Zvicra 31100
Polonia 30701
Irlanda 25341
Rumania 22760
Armenia 18033
Austria 17115
Moldavia 12732
Serbia 12522
Danimarka     12294
Azerbaijan 10991
Çekia 10162
Norvegjia 8660
Finland 7117
Macedonia e veriut 4482
Luxembourg 4085
Hungaria 4079
Bullgaria 3542
Greqia 3203
Bosnia_dhe_Herzegovina 3141
Kroacia 2258
Estonia 1977
Islanda 1815
Shqiperia 1788
Lithuania                              1778
Sllovakia                  1561
Sllovenia 1513
Kosova 1486
Letonia 1104
Qipro 985
Gjeorgjia 893
Andorra 854
San_ Marino 696
Malta 662
Isle_of_Man 336
Mali I zi 333
Jersey 318
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 18.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 23 101 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 514 vdekje
  • 180 544 pacientë të shëruar
  •     168  pacientë në terapi intensive
  • 20 066   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.