18 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (18.04.2020) janë testuar 5311 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 548 raste të konfirmuara
- 26 pacientë kanë ndërruar jetë
- 302 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 18.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 246 | 15 |
Fieri | 36 | 1 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 19 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 16 | 1 |
Lushnja | 6 | 1 |
Kavaja | 9 | 2 |
Shkodër | 94 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 11 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 11 | 1 |
Mallakaster | 1 | |
Kurbin | 7 | |
TOTAL | 548 | 26 |
Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.
Janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.
Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.
Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.
Në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier.
Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë.
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tjetër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ky laborator do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 2 197 593 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 153 090
- Azi: 354 549 raste të konfimuara- 13 984 vdekje
- Afrikë : 19 897 raste të konfirmuara- 1 016 vdekje
- Amerikë: 826 282 raste të konfirmuara- 42 751 vdekje
- Oqeania: 7 874 raste të konfirmuara- 85 vdekje
- Të tjera : 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (18 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 354 549 |
Kina | 83785 |
Iran | 79494 |
Turqia | 78546 |
India | 14378 |
Izrael | 12982 |
Korea e jugut | 10653 |
Japonia | 9795 |
Pakistan | 7481 |
Arabia Saudite | 7142 |
Indonesia | 5923 |
Filipine | 5878 |
Emiratet e Bashkuara | 5825 |
Malajsia | 5251 |
Singapore | 5050 |
Katar | 4663 |
Thailand | 2700 |
Bangladesh | 1838 |
Bahrain | 1744 |
Kuvait | 1658 |
Kazakhstan | 1591 |
Irak | 1482 |
Uzbekistan | 1450 |
Oman | 1069 |
Afghanistan | 845 |
Liban | 668 |
Kyrgyzstan | 506 |
Jordania | 407 |
Taivan | 395 |
Palestine | 307 |
Vietnam | 276 |
Sri_Lanka | 244 |
Brunei_Darussalam | 136 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 94 |
Siria | 38 |
Mongolia | 31 |
Nepal | 30 |
Maldives | 29 |
Laos | 19 |
Timor_Leste | 18 |
Bhutan | 5 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 826 282 |
USA | 702164 |
Brazil | 33682 |
Canada | 31872 |
Peru | 13489 |
Chile | 9252 |
Ekuador | 8450 |
Mexico | 6875 |
Panama | 4210 |
Republika Domenikane | 4126 |
Kolumbia | 3439 |
Argentina | 2658 |
Puerto_Rico | 1068 |
Kuba | 923 |
Kosta_Rika | 649 |
Uruguai | 570 |
Bolivia | 493 |
Honduras | 457 |
Guatemala | 235 |
Venezuela | 227 |
Paraguai | 202 |
El_Salvador | 177 |
Jamaika | 163 |
Trinidad dhe Tobago | 114 |
Aruba | 96 |
Bermuda | 83 |
Barbados | 75 |
Guyana | 63 |
Ishujt Kajman | 61 |
Sint_Maarten | 57 |
Bahamas | 55 |
Ishujt Virgin | 51 |
Haiti | 44 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Saint_Kits dhe Nevis | 14 |
Nikaragua | 12 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Ishujt Malvinas | 11 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 4 |
Anguilla | 3 |
British_Virgin_Islands | 3 |
Oqeania | 7874 |
Australia | 6533 |
Zelanda e re | 1094 |
Polinezia Franceze | 55 |
Guam | 136 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 17 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 7 |
Afrika | 19 897 |
Egjypt | 2844 |
Afrika e jugut | 2783 |
Maroku | 2564 |
Algeria | 2418 |
Kameron | 1016 |
Tunizia | 864 |
Cote_dIvoire | 742 |
Xhibuti | 732 |
Gana | 641 |
Niger | 627 |
Burkina_Faso | 557 |
Nigeria | 493 |
Guinea | 477 |
Senegal | 342 |
Mauritius | 324 |
Republika e Kongos | 307 |
Kenia | 246 |
Mali | 190 |
Republika e Tanzanise | 147 |
Kongo | 143 |
Ruanda | 143 |
Madagaskar | 117 |
Somalia | 116 |
Gabon | 108 |
Etiopia | 96 |
Togo | 83 |
Guinea Ekuadoriale | 79 |
Liberia | 76 |
Cape_Verde | 56 |
Uganda | 55 |
Zambia | 52 |
Guinea_Bissau | 50 |
Libia | 49 |
Benin | 37 |
Eritrea | 35 |
Mozambique | 34 |
Chad | 33 |
Sudan | 32 |
Sierra_Leone | 26 |
Zimbabwe | 24 |
Angola | 19 |
Eswatini | 19 |
Malawi | 17 |
Namibia | 16 |
Botswana | 15 |
Republika e Afrikes qendrore | 12 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 9 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 6 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 209 298 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 18. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 988 295 raste të konfirmuara
- 95 247 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (18prill 2020) |
Europa | 988 295 |
Spanja | 188068 |
Itali | 172434 |
Gjermani | 137439 |
France | 109252 |
United_Kingdom | 108692 |
Belgjika | 36138 |
Russia | 32008 |
Hollanda | 30449 |
Zvicra | 26997 |
Portugalia | 19022 |
Austria | 14603 |
Irlanda | 13980 |
Suedia | 13216 |
Polonia | 8379 |
Rumania | 8067 |
Danimarka | 7073 |
Norvegjia | 6791 |
Çekia | 6549 |
Serbia | 5690 |
Ukraine | 5106 |
Bjellorusia | 4779 |
Finland | 3489 |
Luxembourg | 3480 |
Moldavia | 2264 |
Greqia | 2207 |
Hungaria | 1834 |
Kroacia | 1814 |
Islanda | 1754 |
Estonia | 1459 |
Azerbaijan | 1340 |
Sllovenia | 1304 |
Armenia | 1248 |
Lithuania | 1239 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1210 |
Macedonia e veriut | 1117 |
Sllovakia | 1049 |
Bullgaria | 846 |
Qipro | 735 |
Andorra | 696 |
Letonia | 682 |
Shqiperia | 539 |
Kosova | 480 |
San_Marino | 435 |
Malta | 422 |
Gjeorgjia | 370 |
Mali I zi | 303 |
Isle_of_Man | 289 |
Guernsey | 234 |
Jersey | 224 |
Faroe_Islands | 184 |
Gjibraltar | 133 |
Monako | 94 |
Liechtenstein | 81 |
Vatikani | 8 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 18.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 107 771 rastet aktualisht të konfirmuara
- 23 227 vdekje
- 44 927 pacientë të shëruar
- 2 733 pacientë në terapi intensive
- 80 031 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 34195 |
Emilia Romanja | 13584 |
Piemonte | 14223 |
Veneto | 10444 |
Toskana | 6470 |
Liguria | 3412 |
Marche | 3172 |
Lazio | 4282 |
Campania | 3045 |
Trento | 1985 |
Puglia | 2694 |
Fruli | 1403 |
Siçili | 2171 |
Abruzzo | 1971 |
Bolzano | 1556 |
Umbria | 431 |
Sardenja | 881 |
Kalabria | 832 |
Valle d’Aosta | 549 |
Bazilikata | 262 |
Molise | 209 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.