18 mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (18 Mars 2020) janë testuar 665 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 59 raste të konfirmuar
- 2 persona kanë ndërruar jetë
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 18.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 42 | |
Durresi | 4 | 1 |
Fieri | 6 | |
Elbasani | 2 | |
Lushnja | 1 | 1 |
Rrogozhina | 2 | |
TOTAL | 57 | 2 |
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Më total deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:
30 prej personave të konfirmuar me COVID-19 nga Tirana, Fieri, Durrësi, Lushnja dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv. Tre prej tyre janë në terapi intensive, një grua 61 vjeç nga Fieri, 2 pacintë 63 dhe 50 vjeç nga Tirana, kurse pacientët e tjerë janë në gjendje të stabilizuar deri tani. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.
27 mjekë dhe infermierë të spitalit të Fierit kanë rezultuar negativë për COVID-19. ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.
Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, është vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars.
Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.
Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit mbi 65 vjeç, që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë. Gjithashtu barnat do të jepen me rimbirsim edhe për të sëmurët kronik.
Ka nisur trajnimi i mjekëve dhe infermiereve vullnetarë të cilët ju pergjigjën thirrjes se ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të kontribuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19. Thirrjes së ministres i janë përgjigjur më shumë se 2200 mjekë dhe infermierë.
MSHMS rekomandon për qytetarët:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 194 909 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 7876 vdekje.
- Azi: 110 587 raste të konfimuara- 4388 vdekje
- Afrikë : 495 raste të konfirmuara- 12 vdekje
- Amerikë: 8258 raste të konfirmuara- 124 vdekje
- Oqeania : 474 raste të konfirmuara- 5 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (18 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 110 587 |
Kina | 81163 |
Iran | 16169 |
Republika e Koresë | 8413 |
Japoni | 829 |
Malajzi | 673 |
Katar | 442 |
Izrael | 427 |
Singapor | 266 |
Bahrain | 237 |
Pakistani | 187 |
Tajland | 177 |
Filipine | 187 |
Indonezia | 172 |
Arabia Saudite | 133 |
Indi | 137 |
Irak | 154 |
Kuvajt | 130 |
Liban | 120 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 113 |
Taivan | 77 |
Vietnam | 61 |
Brunei | 56 |
Palestina | 41 |
Sri Lanka | 42 |
Kamboxhia | 24 |
Oman | 24 |
Afganistan | 22 |
Jordania | 35 |
Maldive | 13 |
Kazakistan | 33 |
Uzbekistan | 16 |
Bangladeshi | 8 |
Mongolia | 4 |
Nepal | 1 |
Bhutan | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 8258 |
USA | 6427 |
Kanada | 569 |
Brazili | 291 |
Kili | 201 |
Peru | 117 |
Meksika | 93 |
Panama | 86 |
Argjentina | 79 |
Ekuador | 111 |
Kolumbia | 65 |
Kosta Rika | 50 |
Venezuela | 33 |
Uruguai | 50 |
Bolivia | 12 |
Republika Domenikane | 11 |
Xhamajka | 13 |
Paraguaji | 11 |
Hondurasi | 9 |
Guatemala | 6 |
Trinidad dhe Tobago | 7 |
Kuba | 7 |
Gujana | 4 |
Saint Lucia | 2 |
Suriname | 1 |
Saint Vincent | 1 |
Antigua dhe Barbuda | 1 |
Bahamas | 1 |
Oqeania | 474 |
Australia | 454 |
Zelanda e re | 20 |
Afrika | 495 |
Egjypt | 166 |
Algjeria | 60 |
Afrika e jugut | 85 |
Maroku | 44 |
Senegali | 31 |
Tunizia | 24 |
Ruanda | 7 |
Kameruni | 10 |
Etiopia | 5 |
Cote d’lvoire | 5 |
Kenia | 4 |
Seychelles | 4 |
Burkina Faso | 20 |
Namibia | 2 |
Nigeria | 3 |
Republika Demokratike e Kongo | 3 |
Gana | 6 |
Guinea | 1 |
Sudan | 1 |
Mauritania | 1 |
Gabon | 1 |
Guinea Ekuatorit | 1 |
Togo | 1 |
Swaziland | 1 |
Republika e Afrikës qëndrore | 1 |
Kongo | 1 |
Eswatini | 1 |
Benin | 1 |
Liberia | 2 |
Somalia | 1 |
Republika e Tanzanisë | 1 |
Gambia | 1 |
Total | 120 510 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 18. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 74399 raste të konfirmuara
- 3340 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (18 mars 2020) |
Europa | 74399 |
Italia | 31506 |
Spanja | 11178 |
Franca | 7730 |
Gjermania | 7156 |
Zvicra | 2650 |
Anglia | 1950 |
Hollanda | 1705 |
Austria | 1332 |
Norvegjia | 1308 |
Belgjika | 1243 |
Suedia | 1167 |
Danimarka | 1024 |
Portugalia | 448 |
Çekia | 434 |
Greqia | 387 |
Finlanda | 319 |
Irlanda | 292 |
Sllovenia | 275 |
Islanda | 247 |
Polonia | 238 |
Estonia | 225 |
Rumania | 217 |
Luksemburg | 140 |
Rusia | 114 |
San Marino | 104 |
Turqia | 98 |
Sllovakia | 97 |
Bullgaria | 81 |
Armenia | 78 |
Serbia | 72 |
Kroacia | 69 |
Letoni | 61 |
Shqipëria | 55 |
Hungaria | 50 |
Qipro | 40 |
Malta | 38 |
Bjellorusia | 36 |
Gjeorgjia | 34 |
Maqedonia e Veriut | 31 |
Moldavia | 30 |
Azerbaxhan | 28 |
Lituania | 25 |
Bosnje –Hercegovina | 21 |
Kosova | 19 |
Andora | 14 |
Ukraina | 14 |
Monako | 9 |
Litenshtein | 7 |
Mali i zi | 2 |
Vatikani | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 17.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 26062 raste te konfirmuara
- 2503 vdekje
- 2941 pacientë të shëruar
- 2060 në terapi intensive
- 11108 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia 12095 raste
- Emilia Romanja 3404 raste
- Veneto 2488 raste
- Piemonte 1764 raste
- Marche 1302 raste
- Toskana 1024 raste
- Liguria 661 raste
- Lazio 550 raste
- Trento 368 raste
- Campani 423 raste
- Fruli 347 raste
- Bolzano 282 raste
- Puglia 320 raste
- Siçili 226 raste
- Abruzzo 216 raste
- Umbria 192 raste
- Sardenja 115 raste
- Valle d’Aosta 134 raste
- Kalabri 112 raste
- Molise 19 raste
- Basilikata 20 raste
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Itali
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.