18 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (18.05.2020) janë testuar 12722  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 948 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 727 pacientë të shëruar
  • 190 numr i rateve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 sipas qarqeve,  datë: 18.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 215 134 6
Elbasan 20 18 0
Fieri 50 43 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 50 0
Shkodër 121 104 2
Tiranë 414 315 18
Vlorë 5 4 1
Total 948 727 31

 

 

Të dhënat e fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri

Në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Sot është dita me numrin më të ulët të rasteve pozitive të konfirmuara, që nga fillimi i epidemisë.

Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.

Marrja në kohë e masave për distancimin fizik, vetëizolimi i ndërgjegjësuar, masat e higjienes personale dhe respiratore patën peshën kryesore ne shfaqjen e një kurbe epidemike të butë në vend.

Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. 

 

Plani i masave lehtësuese nga data 18 Maj

 

Nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera. Spitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali COVID2, prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me COVID19 dhe deri sot janë trajtuar rreth 60 pacientë. Nga dita e sotme dhe ne vijim pacientët me COVID19 do të trajtohen në Shërbimin Infektiv.

 

Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit.

 

Hiqet krejtësisisht kufizimi i lëvizjes në zonat e gjelbërta. Fieri shtohet në zonat e gjelbërta.

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00.

Hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës.

Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët

Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, etj.

Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura

Hapen bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura.

 

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:

 

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 4 679 511 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 315 005
  • Azi:          791 993 raste të konfimuara

24 648 vdekje

  • Afrikë 84 819 raste të konfirmuara

2 759 vdekje

  • Amerikë: 2 088 098 raste të konfirmuara

 124 862 vdekje

  • Oqeania : 8 473 raste të konfirmuara

  126 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 791 993
Turqia 149435
Iran 120198
India 96169
Kina 84054
Arabia Saudite 54752
Pakistan 42125
Katar 32604
Singapore 28038
Emiratet e Bashkuara 23358
Bangladesh 22268
Indonesia 17514
Izrael 16617
Japonia 16305
Kuvait 14850
Filipine 12513
Korea e jugut 11065
Bahrain 6956
Malajsia 6894
Afghanistan 6664
Kazakhstan 6440
Oman                           5186
Irak 3404
Thailand 3028
Uzbekistan 2753
Taxhikistan 1524
Kyrgyzstan 1216
Maldives 1094
Sri_Lanka 981
Liban 911
Jordania 613
Palestine 560
Taivan 440
Vietnam 320
Nepal 304
Mianmar 187
Brunei_Darussalam 141
Mongolia 140
Jemen 128
Kamboxha 122
Siria 58
Timor_Leste 24
Bhutan 21
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2 088 098
USA 1486757
Brazil 241080
Peru 92273
Canada 76991
Mexico 49219
Chile 43781
Ekuador 33182
Kolumbia 15574
Republika Domenikane 12314
Panama 9606
Argentina 7792
Bolivia 4088
Honduras 2646
Puerto_Rico 2646
Guatemala 1912
Kuba 1872
El_Salvador 1338
Kosta_Rika 863
Paraguai 786
Uruguai 734
Venezuela 541
Xhamaika 520
Haiti 456
Bermuda 123
Guyana 117
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Bahamas 96
Ishujt Kajman 94
Barbados 88
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 22
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 473
Australia 7045
Zelanda e re 1149
Polinezia Franceze 60
Guam 154
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 21
Papa new Guinea 8
Afrika 84819
Afrika e jugut 15515
Egjypt 12229
Algeria 7019
Maroku 6870
Nigeria 5959
Gana 5735
Kameron 3292
Guinea 2658
Senegal 2480
Sudan 2289
Cote_dIvoire 2109
Republika e Kongos 1454
Somalia 1421
Xhibuti 1401
Gabon 1320
Tunizia 1037
Guinea_Bissau 990
Niger 904
Kenia 887
Mali 860
Burkina_Faso 796
Zambia 753
Guinea Ekuadoriale 594
Republika e Tanzanise 509
Sierra_Leone 505
Chad 503
Kongo 412
Benin 339
Mauritius 332
Cape_Verde 328
Republika e Afrikes qendrore 327
Etiopia 317
Madagaskar 304
Togo 301
Ruanda 292
Sudani jugor 285
Sao_Tome_and_Principe 235
Uganda 227
Liberia 226
Eswatini 203
Mozambique 137
Malawi 70
Libia 65
Mauritania 62
Angola 48
Zimbabwe 46
Burundi 42
Eritrea 39
Botswana 25
Gambia 23
Namibia 16
Komorros 11
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 1
Total 2 974 079

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 18. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 705 432 raste të konfirmuara
    • 162 603 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 maj 2020)
Europa 1 705 432
Russia 281752
United_Kingdom 243695
Spanja 231350
Itali 225435
Gjermani 174697
France 142411
Belgjika 55280
Hollanda 43995
Zvicra 30504
Suedia 30143
Bjellorusia 29650
Portugalia 29036
Irlanda 24112
Polonia 18529
Ukraine 18291
Rumania 16871
Austria 16154
Danimarka 10927
Serbia 10610
Çekia 8475
Norvegjia 8197
Finland 6347
Moldavia 6060
Armenia 4472
Luxembourg 3945
Hungaria 3535
Azerbaijan 3274
Greqia 2834
Bosnia_dhe_Herzegovina 2289
Bullgaria 2235
Kroacia 2226
Islanda 1802
Macedonia e veriut 1792
Estonia 1774
Lithuania 1541
Sllovakia 1494
Sllovenia                  1466
Letonia 1008
Kosova 955
Shqiperia 948
Qipro 916
Andorra 761
Gjeorgjia 701
San_Marino 654
Malta 553
Isle_of_Man 335
Mali I zi 324
Jersey 302
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 147
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 18.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 66 553 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 32 007 vdekje
  • 127 326 pacientë të shëruar
  •     749  pacientë në terapi intensive
  • 55 597  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 27073
Emilia Romanja 5525
Piemonte 9874
Veneto 4004
Toskana                   2573
Liguria 2339
Marche 2315
Lazio 3826
Campania 1673
Trento 248
Puglia 1995
Fruli 621
Siçili 1539
Abruzzo 1413
Bolzano 307
Umbria 77
Sardenja 380
Kalabria 401
Valle d’Aosta 60
Bazilikata 93
Molise 217

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.