18 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (18.07.2020) janë testuar 35 107  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4008 raste të konfirmuara
  • 111 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2264 pacientë të shëruar
  • 1631 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 18.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 774 1035 57
Shkodër 193 280 18
Durrësi 207 436 17
Fieri 38 119 5
Korça 53 49 1
Elbasani 46 40 5
Kukës 50 70 2
Lezhë 85 104 1
Vlora 102 81 3
Gjirokastër 21 12 0
Diber 24 15 1
Berat 38 21 1
TOTAL 1631 2264 111

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Nje 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=iuu39gMaCLg&feature=youtu.be

 

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1300 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 20 masa administrative për subjekte dhe individë të gjetur në shkelje të protokolleve dhe rregullave për mbrojtjen nga COVID-19.

1 pezullim aktiviteti dhe 19 masa administrative me gjobë; 2 masa me gjobë në piceri/fast food dhe 17 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 115 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur rreth 450 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Hapet laboratori i dytë për testimet për COVID19

Pas laboratorit të referencës, Laboratori i Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Me hapjen e këtij laboratori të dytë forcohen kapacitetet për gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Është e rëndësishme për të theksuar që stafet tashmë janë të trajnuara. Stafet do të vijojnë të monitorohen nga Instituti i Shëndetit Publik për punën që do të kryejnë me qëllim garantimin e cilësisë së testimit.

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT është i çertifikuar nga OBSH dhe gati për të nisur punën me testimin e pacientëve të spitaleve COVID të Tiranës.

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.

Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

https://www.youtube.com/watch?v=tWeWGft-pck&feature=youtu.be

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt


Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

 Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

 Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 14 044 869 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 597 148
  • Azi:          3 209 015 raste të konfimuara

76 280 vdekje

  • Afrikë 683 966 raste të konfirmuara

14 669 vdekje

  • Amerikë: 7 467 404 raste të konfirmuara

 306 555 vdekje

  • Oqeania : 12 912 raste të konfirmuara

  145 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 209 015
India 1038716
Iran 269440
Pakistan 261917
Arabia Saudite 245851
Turqia 217799
Bangladesh 199357
Katar 105898
Irak 88171
Kina 85403
Indonesia 83130
Kazakhstan 68703
Oman 64193
Filipine 63001
Kuvait 58221
Emiratet e Bashkuara 56422
Izrael 47459
Singapore 47453
Bahrain 35473
Afghanistan 35289
Kyrgyzstan 24606
Nepal               24132
Japonia 17445
Uzbekistan 15896
Korea e jugut 13711
Palestine 9056
Malajsia 8755
Taxhikistan 6786
Thailand 3246
Maldives            2913
Liban 2700
Sri_Lanka 2697
Jemen 1576
Jordania 1209
Siria 496
Taivan                        454
Vietnam 373
Mianmar             339
Mongolia 287
Kamboxha 171
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 87
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 7 467 404
USA 3647715
Brazil 2046328
Peru 345537
Mexico 331298
Chile 326539
Kolumbia 182140
Argentina 119288
Canada 109658
Ekuador 72444
Bolivia 56102
Panama 51408
Republika Domenikane 50113
Guatemala 33809
Honduras 30867
El_Salvador 11207
Venezuela 11191
Puerto_Rico 11120
Kosta_Rika 9969
Haiti 6975
Paraguai 3457
Nikaragua 3147
Kuba 2444
Uruguai 1037
Suriname 943
Xhamaika        768
Guyana 315
Ishujt Virgin            283
Ishujt Kajman 203
Bermuda 152
Trinidad dhe Tobago 136
Bahamas 129
Aruba 108
Barbados 104
Sint_Maarten 79
Antigua_and_Barbuda 76
Ishujt Turks_and_Caicos 74
Belize 40
Saint_Vincent_&_Grenadines 35
Curaçao 26
Grenada 23
Saint_Lucia 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
Bonaire 10
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 12 912
Australia 11 235
Zelanda e re 1200
Polinezia Franceze 62
Guam 315
Kaledonia e re 22
Fixhi 26
Ishujt Mariana 37
Papa new Guinea 15
Afrika 683 966
Afrika e jugut 337594
Egjypt 86474
Nigeria 35454
Gana 26572
Algeria 21948
Maroku               16726
Kameron 16157
Cote_dIvoire 13696
Kenia 12062
Sudan 10527
Etiopia 8803
Senegal 8544
Republika e Kongos 8248
Madagaskar                 6467
Guinea 6430
Gabon 6315
Mauritania 5446
Xhibuti 5003
Republika e Afrikes qendrore 4389
Somalia 3106
Guinea Ekuadoriale 3071
Malawi 2810
Zambia 2810
Kongo 2633
Mali 2467
Sudani jugor 2191
Cape _Verde 1939
Guinea_Bissau 1927
Libia 1704
Sierra_Leone 1688
Eswatini 1619
Benin 1602
Ruanda 1485
Zimbabwe 1420
Mozambique 1402
Tunizia 1336
Niger 1102
Liberia 1085
Namibia 1078
Uganda 1056
Burkina_Faso 1047
Chad 887
Saharaja perendimore 766
Togo 749
Sao_Tome _and_Principe 741
Angola 638
Botswana 522
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 343
Komorros           328
Lezoto 311
Burundi 310
Eritrea 251
Seychelles 100
Gambia 78
Total 11 373 993

 

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 670 876 raste të konfirmuara
    • 199 492 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 korrik 2020)
Europa 2 670 876
Russia 765437
United_Kingdom 293239
Spanja 260255
Itali 243967
Gjermani 201372
France 174674
Suedia 77281
Bjellorusia 65782
Belgjika 63499
Ukraine 57264
Hollanda 51399
Portugalia 48077
Polonia 39407
Rumania        35802
Armenia 34001
Zvicra 33296
Azerbaijan 26636
Irlanda 25730
Moldavia 20494
Serbia 20109
Austria 19406
Çekia   13742
Danimarka 13173
Norvegjia 9015
Macedonia e veriut 8772
Bullgaria 8442
Bosnia_dhe_Herzegovina 7908
Finlanda 7301
Kosova                                 5472
Luxembourg 5285
Hungaria 4293
Kroacia 4137
Greqia 3964
Shqiperia 3906
Estonia 2020
Sllovakia                              1965
Islanda                     1916
Sllovenia 1916
Lithuania 1908
Mali I zi 1618
Letonia 1185
Qipro 1031
Gjeorgjia 1018
Andorra 880
San_ Marino 714
Malta 674
Isle_of_Man 336
Jersey 331
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 180
Monako 109
Liechtenstein 86
Vatikani 12