17 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (17.04.2020) janë testuar 5080 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 539 raste të konfirmuara
- 26 pacientë kanë ndërruar jetë
- 283 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 17.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 245 | 15 |
Fieri | 35 | 1 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 19 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 16 | 1 |
Lushnja | 6 | 1 |
Kavaja | 9 | 2 |
Shkodër | 94 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 11 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 9 | |
Mallakaster | 1 | |
Kurbin | 2 | |
TOTAL | 539 | 26 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Deri tani janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Në të dy spitalet COVID aktualisht vetëm 14% e kapacitetit është i zënë.
Numri i të shëruarve prej 6 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e te infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Laboratori i Virologjisë në ISHP është furnizuar sërisht me mjete për realizimin e diagnozës së COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19. Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 2 114 269 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 145 144
- Azi: 342 847 raste të konfimuara
13 621 vdekje
- Afrikë 18 329 raste të konfirmuara
965 vdekje
- Amerikë: 787 018 raste të konfirmuara
38 492 vdekje
- Oqeania : 7 828 raste të konfirmuara
81 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (17 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 342 847 |
Kina | 83754 |
Iran | 77995 |
Turqia | 74193 |
India | 13387 |
Izrael | 12758 |
Korea e jugut | 10635 |
Japonia | 9167 |
Pakistan | 7025 |
Arabia Saudite | 6380 |
Emiratet e Bashkuara | 5825 |
Filipine | 5660 |
Indonesia | 5516 |
Malajsia | 5182 |
Singapore | 4427 |
Katar | 4103 |
Thailand | 2700 |
Bahrain | 1700 |
Bangladesh | 1572 |
Kuvait | 1524 |
Kazakhstan | 1470 |
Irak | 1434 |
Uzbekistan | 1380 |
Oman | 1019 |
Afghanistan | 794 |
Liban | 663 |
Kyrgyzstan | 489 |
Jordania | 402 |
Taivan | 395 |
Palestine | 294 |
Vietnam | 275 |
Sri_Lanka | 238 |
Brunei_Darussalam | 136 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 85 |
Siria | 33 |
Mongolia | 31 |
Maldives | 25 |
Laos | 19 |
Timor_Leste | 18 |
Nepal | 16 |
Bhutan | 5 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 787 018 |
USA | 671331 |
Brazil | 30425 |
Canada | 30081 |
Peru | 12491 |
Chile | 8807 |
Ekuador | 8225 |
Mexico | 6297 |
Panama | 4016 |
Republika Domenikane | 3755 |
Kolumbia | 3233 |
Argentina | 2560 |
Puerto_Rico | 1043 |
Kuba | 862 |
Kosta_Rika | 642 |
Uruguai | 552 |
Bolivia | 465 |
Honduras | 442 |
Guatemala | 214 |
Venezuela | 204 |
Paraguai | 174 |
El_Salvador | 164 |
Jamaika | 143 |
Trinidad dhe Tobago | 114 |
Aruba | 95 |
Bermuda | 83 |
Barbados | 75 |
Ishujt Kajman | 61 |
Guyana | 57 |
Sint_Maarten | 57 |
Bahamas | 54 |
Ishujt Virgin | 51 |
Haiti | 43 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Saint_Kits dhe Nevis | 14 |
Nikaragua | 12 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Ishujt Malvinas | 11 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 4 |
Anguilla | 3 |
British_Virgin_Islands | 3 |
Oqeania | 7828 |
Australia | 6497 |
Zelanda e re | 1086 |
Polinezia Franceze | 55 |
Guam | 135 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 17 |
Ishujt Mariana | 13 |
Papa new Guinea | 7 |
Afrika | 18 329 |
Egjypt | 2673 |
Afrika e jugut | 2605 |
Maroku | 2283 |
Algeria | 2268 |
Kameron | 855 |
Tunizia | 822 |
Cote_dIvoire | 688 |
Gana | 641 |
Niger | 609 |
Xhibouti | 591 |
Burkina_Faso | 543 |
Nigeria | 442 |
Guinea | 438 |
Senegal | 335 |
Mauritius | 324 |
Republika e Kongos | 287 |
Kenia | 234 |
Mali | 171 |
Ruanda | 138 |
Kongo | 117 |
Madagaskar | 111 |
Republika e Tanzanise | 95 |
Etiopia | 94 |
Gabon | 92 |
Togo | 81 |
Somalia | 80 |
Liberia | 73 |
Cape_Verde | 55 |
Uganda | 55 |
Guinea Ekuadoriale | 51 |
Libia | 49 |
Zambia | 48 |
Guinea_Bissau | 46 |
Benin | 37 |
Eritrea | 35 |
Sudan | 32 |
Mozambique | 31 |
Chad | 27 |
Zimbabwe | 24 |
Angola | 19 |
Eswatini | 16 |
Malawi | 16 |
Namibia | 16 |
Botswana | 15 |
Sierra_Leone | 15 |
Republika e Afrikes qendrore | 12 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 9 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 5 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 156 718 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 17. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 957 551 raste të konfirmuara
- 91 978 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (17prill 2020) |
Europa | 925 536 |
Spanja | 182816 |
Itali | 168941 |
Gjermani | 133830 |
France | 108847 |
United_Kingdom | 103093 |
Belgjika | 34809 |
Hollanda | 29214 |
Russia | 27938 |
Zvicra | 26651 |
Portugalia | 18841 |
Austria | 14448 |
Irlanda | 13271 |
Suedia | 12540 |
Polonia | 7918 |
Rumania | 7707 |
Danimarka | 6879 |
Norvegjia | 6791 |
Çekia | 6433 |
Serbia | 5318 |
Ukraine | 4462 |
Bjellorusia | 4204 |
Luxembourg | 3444 |
Finland | 3369 |
Greqia | 2207 |
Moldavia | 2154 |
Kroacia | 1791 |
Hungaria | 1763 |
Islanda | 1739 |
Estonia | 1434 |
Azerbaijan | 1283 |
Sllovenia | 1268 |
Armenia | 1201 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1152 |
Lithuania | 1149 |
Macedonia e veriut | 1081 |
Sllovakia | 977 |
Bullgaria | 800 |
Qipro | 735 |
Andorra | 682 |
Letonia | 675 |
Shqiperia | 518 |
Kosova | 449 |
San_Marino | 426 |
Malta | 412 |
Gjeorgjia | 348 |
Mali I zi | 303 |
Isle_of_Man | 284 |
Guernsey | 234 |
Jersey | 223 |
Faroe_Islands | 184 |
Gjibraltar | 133 |
Monako | 93 |
Liechtenstein | 81 |
Vatikani | 8 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 17 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 17.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 106 962 rastet aktualisht të konfirmuara
- 22 745 vdekje
- 42 727 pacientë të shëruar
- 2 812 pacientë në terapi intensive
- 78 364 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 33434 |
Emilia Romanja | 13585 |
Piemonte | 13998 |
Veneto | 10618 |
Toskana | 6583 |
Liguria | 3459 |
Marche | 3157 |
Lazio | 4214 |
Campania | 3027 |
Trento | 1990 |
Puglia | 2656 |
Fruli | 1428 |
Siçili | 2139 |
Abruzzo | 1942 |
Bolzano | 1582 |
Umbria | 494 |
Sardenja | 872 |
Kalabria | 819 |
Valle d’Aosta | 491 |
Bazilikata | 266 |
Molise | 208 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.