Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot janë testuar 605 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 55 raste të konfirmuar
  • 1 rast i vdekur

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 17.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 38  
Durresi 4 1
Fieri 6  
Elbasani 2  
Lushnja 2  
Rrogozhina 2  

 

Në laboratorin e Virologjisë në ISHP janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Në total deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste:

Prej tyre;

25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.

 

Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.

 

MSHMS ju bën apel mjekëve të zbatojnë me kujdes masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit.

Gjithashtu rekomandon qytetarët:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

 

 

Masat e veçanta administrative për parandalimin e përhapjes së COVID-19

  1. Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.
  2. Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
  3. Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.
  4. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:
  1. Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;
  2. Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19;
  3. Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;
  4. Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.
  1. Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
  2. Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
  3. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
  4. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
  5. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
  6. Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
  7. Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.
  8. Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
  9. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.
  10. Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
  11. Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
  12. Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 180 159 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 7103
  • Azi: 108 719 raste të konfimuara- 4223 vdekje
  • Afrikë : 405 raste të konfirmuara- 8 vdekje
  • Amerikë: 6069 raste të konfirmuara- 96 vdekje
  • Oqeania : 383 raste të konfirmuara- 5 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (17 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 108719
Kina 81130
Iran 14991
Republika e Koresë 8320
Japoni 824
Malajzi 553
Katar 439
Izrael 260
Singapor 243
Bahrain 221
Pakistani 187
Tajland 177
Filipine 142
Indonezia 134
Arabia Saudite 133
Indi 125
Irak 124
Kuvajt 123
Liban 120
Emiratet e Bashkuara Arabe 98
Taivan 67
Vietnam 61
Brunei 54
Palestina 39
Sri Lanka 29
Kamboxhia 24
Oman 24
Afganistan 21
Jordania 16
Maldive 13
Kazakistan 11
Uzbekistan 8
Bangladeshi 5
Mongolia 1
Nepal 1
Bhutan 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6069
USA 4661
Kanada 424
Brazili 234
Kili 156
Peru 86
Meksika 82
Panama 69
Argjentina 65
Ekuador 58
Kolumbia 57
Kosta Rika 41
Venezuela 33
Uruguai 29
Bolivia 11
Republika Domenikane 11
Xhamajka 10
Paraguaji 9
Hondurasi 8
Guatemala 6
Trinidad dhe Tobago 5
Kuba 4
Gujana 4
Saint Lucia 2
Suriname 1
Saint Vincent 1
Antigua dhe Barbuda 1
Bahamas 1
Oqeania 306
Australia 298
Zelanda e re 8
Afrika 405
Egjypt 126
Algjeria 60
Afrika e jugut 62
Maroku 37
Senegali 27
Tunizia 20
Ruanda 5
Kameruni 4
Etiopia 5
Cote d’lvoire 5
Kenia 3
Seychelles 4
Burkina Faso 20
Namibia 2
Nigeria 2
Republika Demokratike e Kongo 3
Gana 6
Guinea 1
Sudan 1
Mauritania 1
Gabon 1
Guinea Ekuatorit 1
Togo 1
Swaziland 1
Republika e Afrikës qëndrore 1
Kongo 1
Eswatini 1
Benin 1
Liberia 1
Somalia 1
Republika e Tanzanisë 1
Total 116 272

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 17. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 63888 raste të konfirmuara
    • 2764 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (17 mars 2020)
Europa 54 425
Italia 27980
Spanja 9191
Franca 6633
Gjermania 6012
Zvicra 2200
Anglia 1543
Hollanda 1413
Norvegjia 1169
Suedia 1121
Belgjika 1085
Danimarka 932
Austria 1016
Greqia 352
Çekia 344
Finlanda 272
Portugalia 331
Sllovenia 253
Islanda 199
Estonia 205
Irlanda 223
Rumania 184
Polonia 177
San Marino 102
Luksemburg 81
Rusia 93
Sllovakia 84
Serbia 57
Bullgaria 62
Kroacia 56
Shqipëria 55
Hungaria 50
Letoni 36
Armenia 52
Qipro 40
Gjeorgjia 33
Bjellorusia 36
Moldavia 29
Malta 30
Azerbaxhan 19
Turqia 47
Bosnje –Hercegovina 21
Lituania 17
Maqedonia e Veriut 19
Litenshtein 7
Monako 9
Andora 14
Ukraina 5
Kosova 2
Vatikani 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 17 Mars 2020

 

 Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 16.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 23073 raste te konfirmuara
  • 2158 vdekje
  • 2749 pacientë të shëruar
  • 1851 në terapi intensive
  • 10197 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia 10861 raste
  2. Emilia Romanja   3088 raste
  3. Veneto                 2274 raste
  4. Marche   1185 raste
  5. Piemonte   1405 raste
  6. Toskana     841 raste
  7. Liguria     575 raste
  8. Lazio     472 raste
  9. Trento     367 raste
  10. Campania     363 raste
  11. Fruli     346 raste
  12. Bolzano     235 raste
  13. Puglia     212 raste
  14. Siçili     203 raste
  15. Abruzzo     165 raste
  16. Umbria     159 raste
  17. Sardenja     105 raste
  18. Valle d’Aosta     103 raste
  19. Kalabri       87 raste
  20. Molise       15 raste
  21. Basilikata       12 raste

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Itali

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.