17 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (17.07.2020) janë testuar 34 606 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 3906 raste të konfirmuara
- 107 pacientë kanë ndërruar jetë
- 2214 pacientë të shëruar
- 1585 numri i rasteve aktive
Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 17.07.2020
Qarqet | Raste aktive sipas qarqeve | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 734 | 1007 | 55 |
Shkodër | 199 | 278 | 17 |
Durrësi | 209 | 433 | 16 |
Fieri | 42 | 117 | 5 |
Korça | 50 | 48 | 1 |
Elbasani | 46 | 40 | 5 |
Kukës | 55 | 65 | 2 |
Lezhë | 86 | 101 | 1 |
Vlora | 104 | 76 | 3 |
Gjirokastër | 21 | 12 | 0 |
Diber | 24 | 15 | 1 |
Berat | 40 | 22 | 1 |
TOTAL | 1585 | 2214 | 107 |
Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.
Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.
Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID
Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në tërren me masa të shtuara për kontrollin dhe monitrorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Në 24 orët Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1381 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë në total 11 masa administrative: 4 masa administrative me gjobë në fasoneri, kompani nafte, supermarket, të cilët janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Eshtë vendosur pezullim aktiviteti për 7 subjekte në institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë.
Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 114 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative.
Hapet laboratori i dytë për testimet për COVID19
Pas laboratorit të referencës, Laboratori i Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Me hapjen e këtij laboratori të dytë forcohen kapacitetet për gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Është e rëndësishme për të theksuar që stafet tashmë janë të trajnuara. Stafet do të vijojnë të monitorohen nga Instituti i Shëndetit Publik për punën që do të kryejnë me qëllim garantimin e cilësisë së testimit.
Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT është i çertifikuar nga OBSH dhe gati për të nisur punën me testimin e pacientëve të spitaleve COVID të Tiranës.
Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura
Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.
Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.
Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.
https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk
Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.
Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.
Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
Ruani higjenën vetjake.
Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:
Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;
Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;
Vendosni maska mbrojtëse;
Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 13 788 300 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 589 688
- Azi: 3 136 742 raste të konfimuara
74 271 vdekje
- Afrikë 664 673 raste të konfirmuara
14 389 vdekje
- Amerikë: 7 325 723 raste të konfirmuara
301 997 vdekje
- Oqeania : 12 481 raste të konfirmuara
142 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (17 korrik 2020) |
Kontinenti i Azisë | 3 136 742 |
India | 1003832 |
Iran | 267061 |
Pakistan | 259999 |
Arabia Saudite | 243238 |
Turqia | 216873 |
Bangladesh | 196323 |
Katar | 105447 |
Irak | 86148 |
Kina | 85323 |
Indonesia | 81668 |
Kazakhstan | 66895 |
Oman | 62574 |
Filipine | 61266 |
Kuvait | 57668 |
Emiratet e Bashkuara | 56129 |
Singapore | 47126 |
Izrael | 46059 |
Bahrain | 35084 |
Afghanistan | 35070 |
Japonia | 23473 |
Nepal | 17344 |
Uzbekistan | 15349 |
Korea e jugut | 13672 |
Kyrgyzstan | 12498 |
Malajsia | 8737 |
Palestine | 8617 |
Taxhikistan | 6741 |
Thailand | 3239 |
Maldives | 2899 |
Sri_Lanka | 2687 |
Liban | 2599 |
Jemen | 1552 |
Jordania | 1206 |
Siria | 477 |
Taivan | 454 |
Vietnam | 373 |
Mianmar | 339 |
Mongolia | 262 |
Kamboxha | 171 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Bhutan | 86 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 7 325 723 |
USA | 3576221 |
Brazil | 2012151 |
Peru | 341586 |
Mexico | 324041 |
Chile | 323698 |
Kolumbia | 173206 |
Argentina | 114757 |
Canada | 109253 |
Ekuador | 71365 |
Bolivia | 54156 |
Panama | 50373 |
Republika Domenikane | 48743 |
Guatemala | 32939 |
Honduras | 30867 |
El_Salvador | 10957 |
Venezuela | 10854 |
Puerto_Rico | 10574 |
Kosta_Rika | 9546 |
Haiti | 6948 |
Paraguai | 3342 |
Nikaragua | 3147 |
Kuba | 2440 |
Uruguai | 1009 |
Suriname | 918 |
Xhamaika | 765 |
Guyana | 314 |
Ishujt Virgin | 263 |
Ishujt Kajman | 203 |
Bermuda | 152 |
Trinidad dhe Tobago | 133 |
Bahamas | 124 |
Aruba | 108 |
Barbados | 104 |
Sint_Maarten | 79 |
Antigua_and_Barbuda | 74 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 72 |
Belize | 40 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 35 |
Curaçao | 26 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 23 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 17 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 12 |
Bonaire | 10 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 12 481 |
Australia | 10 810 |
Zelanda e re | 1199 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 314 |
Kaledonia e re | 22 |
Fixhi | 26 |
Ishujt Mariana | 37 |
Papa new Guinea | 11 |
Afrika | 664 673 |
Afrika e jugut | 324221 |
Egjypt | 85771 |
Nigeria | 34854 |
Gana | 26125 |
Algeria | 21355 |
Maroku | 16424 |
Kameron | 16157 |
Cote_dIvoire | 13554 |
Kenia | 11673 |
Sudan | 10527 |
Senegal | 8481 |
Etiopia | 8475 |
Republika e Kongos | 8198 |
Guinea | 6276 |
Gabon | 6121 |
Madagaskar | 6089 |
Mauritania | 5446 |
Xhibuti | 4993 |
Republika e Afrikes qendrore | 4373 |
Somalia | 3083 |
Guinea Ekuadoriale | 3071 |
Malawi | 2712 |
Mali | 2440 |
Kongo | 2358 |
Zambia | 2283 |
Sudani jugor | 2171 |
Guinea_Bissau | 1927 |
Cape _Verde | 1894 |
Sierra_Leone | 1678 |
Libia | 1652 |
Eswatini | 1552 |
Ruanda | 1473 |
Benin | 1463 |
Mozambique | 1383 |
Zimbabwe | 1362 |
Tunizia | 1327 |
Niger | 1102 |
Liberia | 1070 |
Uganda | 1051 |
Burkina_Faso | 1038 |
Namibia | 1032 |
Chad | 886 |
Saharaja perendimore | 766 |
Togo | 749 |
Sao_Tome _and_Principe | 740 |
Angola | 607 |
Botswana | 522 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Mauritius | 343 |
Komorros | 328 |
Burundi | 303 |
Lezoto | 256 |
Eritrea | 251 |
Seychelles | 100 |
Gambia | 78 |
Total | 11 140 315 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 17. 07. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 647 985 raste të konfirmuara
- 198 882 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (17 korrik 2020) |
Europa | 2 647 985 |
Russia | 752797 |
United_Kingdom | 292552 |
Spanja | 258855 |
Itali | 243736 |
Gjermani | 200843 |
France | 173838 |
Suedia | 76877 |
Bjellorusia | 65915 |
Belgjika | 63238 |
Ukraine | 56455 |
Hollanda | 51296 |
Portugalia | 47765 |
Polonia | 39054 |
Rumania | 35003 |
Armenia | 33559 |
Zvicra | 33205 |
Azerbaijan | 26165 |
Irlanda | 25698 |
Moldavia | 20264 |
Serbia | 19717 |
Austria | 19268 |
Çekia | 13612 |
Danimarka | 13124 |
Norvegjia | 9011 |
Macedonia e veriut | 8612 |
Bullgaria | 8144 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 7681 |
Finlanda | 7293 |
Kosova | 5237 |
Luxembourg | 5122 |
Hungaria | 4279 |
Kroacia | 4039 |
Greqia | 3939 |
Shqiperia | 3906 |
Estonia | 2016 |
Sllovakia | 1951 |
Islanda | 1914 |
Lithuania | 1902 |
Sllovenia | 1897 |
Mali I zi | 1287 |
Letonia | 1179 |
Qipro | 1031 |
Gjeorgjia | 1006 |
Andorra | 877 |
San_ Marino | 714 |
Malta | 674 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 331 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 188 |
Gjibraltar | 180 |
Monako | 109 |
Liechtenstein | 85 |
Vatikani | 12 |