16 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (16.06.2020) janë testuar 21177  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1672 raste të konfirmuara
  • 37 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1064 pacientë të shëruar
  • 571 numri i rasteve aktive

 

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 16. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 16 14 0
Dibër 10 10 0
Durrës 347 235 7
Elbasan 29 21 0
Fieri 79 55 4
Gjirokastër 1 0 0
Korça 20 18 0
Kukës 41 36 1
Lezhë 55 52 0
Shkodër 218 118 3
Tiranë 823 501 21
Vlorë 33 4 1
Total 1672 1064 37

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

 

 

Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. 37 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në vendin tonë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve kjo rritje e numrit te rasteve me CCOVID-19 ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Komiteti Teknik  i Ekspertëve vendosi të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Komiteti Teknin vijon monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Komiteti Teknik Teknik apel të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi si në fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1321 inspektime. Janë pezulluar 8 aktivitete/shërbime, është vendosur gjobë në vlerën 100 000 për një subjekt.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 67 mijë inspektime për masat ndaj COVID-19. Nga kontrollet në të gjithë Shqipërinë janë vendosur mbi 250 masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë ndaj COVID-19. Vetëm ditën e djeshme janë kryer 985 inspektime dhe janë vendosur 17 masa administrative me gjobë. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

 

 

Forcohen kapacitetet spitalore

 

30 respiratorë të rinj i shtohen kapaciteteve në spitalet publike, falë mbështetjes nga qeveritë e Zvicrës dhe Norvegjisë si dhe nga PNUD, zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një mbështetje për fuqizimin e shërbimit të terapisë intensive në vendin tonë.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur pjesa e dytë e pajisjeve, mbështetje për institucionet shëndetësore shqiptare, ndihmë nga Bashkimi Europian. Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro, ka ardhur mbështetja e dytë për institucionet shëndetësore shqiptare. Në këtë paketë me vlerë 650 mijë euro janë të përfshirë 5 autoambulanca të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e urgjencës paramjekësore në territor, 15 respiratorë transporti, 20 oksigjeneratorë, 140 maska nazale, 140 maska fytyre, 750 sete intubimi, 55 laringoskopë dhe 57 pulse oksimetra, pajisje të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteve të shërbimeve të reanimacioneve në vend. Brenda pak ditëve mbërrin në vend dhe mbështetja me 100 shtretër me vlerë prej 126 mijë euro.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja COVID19.

 

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 8 000 847 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 436 632
  • Azi:          1 630 329 raste të konfimuara

40 820 vdekje

  • Afrikë 251 277 raste të konfirmuara

6 760 vdekje

  • Amerikë: 3 907 668 raste të konfirmuara

 205 585 vdekje

  • Oqeania : 8 814 raste të konfirmuara

  131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 16 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (16 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 630 329
India 343091
Iran 189876
Turqia 179831
Pakistan 148921
Arabia Saudite 132048
Bangladesh 90619
Kina 84378
Katar 80876
Emiratet e Bashkuara 42636
Singapore 40818
Indonesia 39294
Kuvait 36431
Filipine 26420
Afghanistan 25527
Oman      24524
Irak 21315
Izrael 19338
Bahrain 19013
Japonia 17587
Kazakhstan 15192
Korea e jugut               12155
Malajsia 8494
Nepal 6211
Uzbekistan 5293
Taxhikistan 5097
Thailand 3135
Kyrgyzstan 2472
Maldives 2065
Sri_Lanka 1905
Liban 1464
Jordania 979
Jemen 844
Palestine 686
Taivan 445
Vietnam                     334
Mianmar 262
Mongolia            197
Siria 177
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 128
Bhutan 67
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 907 668
USA 2114026
Brazil 888271
Peru 232992
Chile 179436
Mexico 150264
Canada 99136
Kolumbia 53063
Ekuador 47322
Argentina 32772
Republika Domenikane 23271
Panama 21422
Bolivia 19073
Guatemala 10272
Honduras 9178
Puerto_Rico 5890
Haiti 4441
El_Salvador 3826
Venezuela 3062
Kuba 2262
Kosta_Rika 1744
Nikaragua 1655
Paraguai 1289
Uruguai 848
Xhamaika           621
Suriname 229
Ishujt Kajman 187
Guyana 159
Bermuda 144
Trinidad dhe Tobago 123
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 73
Saint_Vincent_&_Grenadines 27
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 22
Belize 21
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 814
Australia 7335
Zelanda e re 1156
Polinezia Franceze 60
Guam 185
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 8
Afrika 251 277
Afrika e jugut 73533
Egjypt 46289
Nigeria 16658
Gana 11964
Algeria 11031
Kameron            9864
Maroku 8838
Sudan 7220
Cote_dIvoire 5439
Senegal 5173
Republika e Kongos 4837
Guinea 4572
Xhibuti 4501
Gabon                4033
Kenia 3727
Etiopia 3521
Somalia 2642
Republika e Afrikes qendrore 2289
Mauritania 1887
Mali 1860
Sudani jugor 1755
Guinea_Bissau 1460
Zambia 1382
Guinea Ekuadoriale 1306
Madagaskar      1290
Sierra_Leone 1176
Tunizia 1110
Niger 980
Burkina_Faso 894
Kongo 883
Chad 850
Cape_Verde 760
Uganda 705
Sao_Tome_and_Principe 661
Ruanda 612
Mozambique 609
Malawi 556
Togo 532
Republika e Tanzanise 509
Eswatini 506
Liberia 498
Benin 483
Libia 467
Zimbabwe 387
Mauritius 337
Komorros 176
Angola 142
Eritrea 109
Burundi 104
Botswana           60
Namibia 32
Gambia 30
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 5 798 784

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 16. 06. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 202 063 raste të konfirmuara
    • 183 329 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 16 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (16 qershor 2020)
Europa 2 202 063
Russia 537210
United_Kingdom 296857
Spanja 244109
Itali 237290
Gjermani 186839
France 157372
Belgjika 60100
Bjellorusia 54680
Suedia 52383
Hollanda 48783
Portugalia 37036
Ukraine 31810
Zvicra 31048
Polonia 29788
Irlanda 25321
Rumania 22165
Austria 17065
Armenia 17064
Serbia 12367
Danimarka 12217
Moldavia       11879
Azerbaijan 10324
Çekia 10064
Norvegjia 8631
Finland 7108
Macedonia e veriut 4157
Hungaria 4077
Luxembourg 4072
Bullgaria 3341
Greqia 3134
Bosnia_dhe_Herzegovina 2893
Kroacia 2254
Estonia 1974
Islanda 1810
Lithuania 1773
Shqiperia                              1672
Sllovakia                  1552
Sllovenia 1496
Kosova 1486
Letonia 1097
Qipro 985
Gjeorgjia 879
Andorra 853
San_ Marino 694
Malta 649
Isle_of_Man 336
Mali I zi 326
Jersey 316
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 16 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 16.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 24 569 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 405 vdekje
  • 178 526 pacientë të shëruar
  •     177  pacientë në terapi intensive
  • 21 091   qytetarë në izolim

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.