16 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (16.04.2020) janë testuar 4827 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 518 raste të konfirmuara
- 26 pacientë kanë ndërruar jetë
- 277 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 16.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | One. i rasteve te vdekur |
Tirana | 241 | 15 |
Fieri | 35 | 1 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 19 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 16 | 1 |
Lushnja | 6 | 1 |
Kavaja | 9 | 2 |
Shkodër | 83 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 7 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 9 | |
Mallakaster | 1 | |
TOTAL | 518 | 26 |
Situata e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me infeksionin Sars Cov2 dhe sëmundjen COVID-19.
Dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor. Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.
Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.
Këtë të enjte ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 26 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.
Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Në dy spitalet COVID aktualisht vetëm 14% e kapacitetit është i zënë.
Numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e te infektuarve aktiv. Kjo ështënjë shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit. Asgjë nuk ka mbaruar por me shifrat qe disponojme harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Laboratori i Virologjisë në ISHP është furnizuar sërisht me mjete për realizimin e diagnozës së COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19. Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 2 029 930 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 136 320
- Azi: 329 971 raste të konfimuara
11 993 vdekje
- Afrikë : 17 243 raste të konfirmuara
911 vdekje
- Amerikë: 748 256 raste të konfirmuara
35 688 vdekje
- Oqeania: 7 781 raste të konfirmuara
79 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 16 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (16 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 329 971 |
Kina | 83402 |
Iran | 76389 |
Turqia | 69392 |
Izrael | 12501 |
India | 12380 |
Korea e jugut | 10613 |
Japonia | 8582 |
Pakistan | 6505 |
Arabia Saudite | 5862 |
Filipine | 5453 |
Emiratet e Bashkuara | 5365 |
Indonesia | 5136 |
Malajsia | 5072 |
Katar | 3711 |
Singapore | 3699 |
Thailand | 2672 |
Bahrain | 1673 |
Irak | 1415 |
Kuvait | 1405 |
Kazakhstan | 1331 |
Uzbekistan | 1302 |
Bangladesh | 1231 |
Oman | 910 |
Afghanistan | 784 |
Liban | 658 |
Kyrgyzstan | 466 |
Jordania | 401 |
Taivan | 395 |
Palestine | 291 |
Vietnam | 275 |
Sri_Lanka | 237 |
Brunei_Darussalam | 136 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 74 |
Siria | 33 |
Mongolia | 30 |
Maldives | 21 |
Laos | 19 |
Nepal | 16 |
Timor_Leste | 6 |
Bhutan | 5 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 748 256 |
USA | 639664 |
Canada | 28364 |
Brazil | 28320 |
Peru | 11475 |
Chile | 8273 |
Ekuador | 7858 |
Mexico | 5847 |
Panama | 3751 |
Republika Domenikane | 3614 |
Kolumbia | 3105 |
Argentina | 2432 |
Puerto_Rico | 974 |
Kuba | 814 |
Kosta_Rika | 626 |
Uruguai | 539 |
Bolivia | 441 |
Honduras | 426 |
Venezuela | 197 |
Guatemala | 196 |
Paraguai | 174 |
El_Salvador | 159 |
Jamaika | 125 |
Trinidad dhe Tobago | 114 |
Aruba | 93 |
Bermuda | 81 |
Barbados | 75 |
Ishujt Kajman | 60 |
Sint_Maarten | 57 |
Guyana | 55 |
Bahamas | 53 |
Ishujt Virgin | 51 |
Haiti | 41 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Saint_Kits dhe Nevis | 14 |
Nikaragua | 12 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Ishujt Malvinas | 11 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 4 |
Anguilla | 3 |
British_Virgin_Islands | 3 |
Oqeania | 7781 |
Australia | 6458 |
Zelanda e re | 1084 |
Polinezia Franceze | 55 |
Guam | 135 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 16 |
Ishujt Mariana | 13 |
Papa new Guinea | 2 |
Afrika | 17 243 |
Afrika e jugut | 2506 |
Egjypt | 2505 |
Algeria | 2160 |
Maroku | 2024 |
Kameron | 855 |
Tunizia | 780 |
Cote_dIvoire | 654 |
Gana | 641 |
Niger | 584 |
Burkina_Faso | 542 |
Xhibouti | 435 |
Nigeria | 407 |
Guinea | 404 |
Mauritius | 324 |
Senegal | 314 |
Republika e Kongos | 267 |
Kenia | 225 |
Mali | 148 |
Ruanda | 136 |
Kongo | 117 |
Madagaskar | 110 |
Republika e Tanzanise | 88 |
Gabon | 87 |
Etiopia | 85 |
Togo | 81 |
Somalia | 80 |
Liberia | 59 |
Cape_Verde | 55 |
Uganda | 55 |
Guinea Ekuadoriale | 51 |
Libia | 48 |
Zambia | 48 |
Guinea_Bissau | 43 |
Benin | 35 |
Eritrea | 35 |
Sudan | 32 |
Mozambique | 29 |
Chad | 27 |
Zimbabwe | 23 |
Angola | 19 |
Eswatini | 16 |
Malawi | 16 |
Namibia | 16 |
Botswana | 13 |
Sierra_Leone | 13 |
Republika e Afrikes qendrore | 11 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 9 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 5 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 103 947 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 16. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 925 536 raste të konfirmuara
- 87 629 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 16 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (16 prill 2020) |
Europa | 925 536 |
Spanja | 177633 |
Itali | 165155 |
Gjermani | 130450 |
France | 106206 |
United_Kingdom | 98476 |
Belgjika | 33573 |
Hollanda | 28153 |
Zvicra | 26336 |
Russia | 24490 |
Portugalia | 18091 |
Austria | 14370 |
Irlanda | 12547 |
Suedia | 11927 |
Polonia | 7582 |
Rumania | 7216 |
Danimarka | 6681 |
Norvegjia | 6677 |
Çekia | 6303 |
Serbia | 4873 |
Ukraine | 4161 |
Bjellorusia | 3728 |
Luxembourg | 3373 |
Finland | 3237 |
Greqia | 2192 |
Moldavia | 2049 |
Islanda | 1741 |
Kroacia | 1727 |
Hungaria | 1652 |
Estonia | 1402 |
Azerbaijan | 1253 |
Sllovenia | 1248 |
Armenia | 1159 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1100 |
Lithuania | 1091 |
Macedonia e veriut | 974 |
Sllovakia | 863 |
Bullgaria | 747 |
Qipro | 715 |
Andorra | 673 |
Letonia | 666 |
Shqiperia | 518 |
Kosova | 423 |
Malta | 399 |
San_Marino | 392 |
Gjeorgjia | 306 |
Mali I zi | 288 |
Isle_of_Man | 254 |
Guernsey | 223 |
Jersey | 217 |
Faroe_Islands | 184 |
Gjibraltar | 131 |
Monako | 93 |
Liechtenstein | 81 |
Vatikani | 8 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 16 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 16.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 106 607 rastet aktualisht të konfirmuara
- 22 170 vdekje
- 40 164 pacientë të shëruar
- 2 936 pacientë në terapi intensive
- 76 778 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 33090 |
Emilia Romanja | 13663 |
Piemonte | 13783 |
Veneto | 10800 |
Toskana | 6613 |
Liguria | 3437 |
Marche | 3124 |
Lazio | 4144 |
Campania | 3118 |
Trento | 2087 |
Puglia | 2625 |
Fruli | 1330 |
Siçili | 2108 |
Abruzzo | 1850 |
Bolzano | 1593 |
Umbria | 536 |
Sardenja | 865 |
Kalabria | 847 |
Valle d’Aosta | 518 |
Bazilikata | 273 |
Molise | 203 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.