16 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (16.05.2020) janë testuar 11764  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 933 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 714 pacientë të shëruar
  • 188 numri i rasteve aktive

Shpërndarja rasteve të konfirmuara me COVID-19 sipas qarqeve,  datë: 16.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 200 131 6
Elbasan 20 18 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 50 0
Shkodër 121 104 2
Tiranë 414 306 18
Vlorë 5 4 1
Total 933 714 31

 

 

Të dhënat e fundit të situatës COVID19 në Shqipëri

Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.

Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. 

Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Hapja e zonave të gjelbra

 

Zonat e gjelberta që kanë masa lehtësuese janë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Maj) të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:

Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka..

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 4 503 836 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 307 295
  • Azi:          751 862 raste të konfimuara

23 906 vdekje

  • Afrikë 78 432 raste të konfirmuara

2 635 vdekje

  • Amerikë: 1 997 510 raste të konfirmuara

 120 406 vdekje

  • Oqeania : 8 444 raste të konfirmuara

  126 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 16 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (16 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 751 862
Turqia 146457
Iran 116635
India 85940
Kina 84038
Arabia Saudite 49176
Pakistan 38799
Katar 29425
Singapore 26891
Emiratet e Bashkuara 21831
Bangladesh 20065
Izrael 16589
Indonesia 16496
Japonia 16237
Kuvait 12860
Filipine 12091
Korea e jugut 11037
Malajsia 6855
Bahrain 6583
Afghanistan 6402
Kazakhstan 5850
Oman                           4625
Irak 3193
Thailand 3025
Uzbekistan 2691
Taxhikistan 1118
Kyrgyzstan 1117
Maldives 1031
Sri_Lanka 935
Liban 891
Jordania 596
Palestine 554
Taivan 440
Vietnam 313
Nepal 276
Mianmar 182
Brunei_Darussalam 141
Mongolia 135
Kamboxha 122
Jemen 106
Siria 50
Timor_Leste 24
Bhutan 21
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 997 510
USA 1443397
Brazil 218223
Peru 84495
Canada 74602
Mexico 45032
Chile 39542
Ekuador 31467
Kolumbia 14216
Republika Domenikane 11739
Panama 9268
Argentina 7466
Bolivia 3577
Puerto_Rico 2542
Honduras 2460
Kuba 1840
Guatemala 1643
El_Salvador 1265
Kosta_Rika 843
Paraguai 759
Uruguai 732
Jamaika 511
Venezuela 459
Haiti 310
Bermuda 123
Guyana 116
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Bahamas 96
Ishujt Kajman 93
Barbados 85
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 22
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 444
Australia 7019
Zelanda e re 1148
Polinezia Franceze 60
Guam 154
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 19
Papa new Guinea 8
Afrika 78432
Afrika e jugut 13524
Egjypt 11228
Maroku 6652
Algeria 6629
Gana 5638
Nigeria 5445
Kameron 3105
Guinea 2531
Senegal 2310
Cote_dIvoire 2017
Sudan 1964
Republika e Kongos 1369
Xhibuti 1309
Somalia 1284
Gabon 1209
Tunizia 1035
Guinea_Bissau 913
Niger 885
Mali 806
Burkina_Faso 782
Kenia 781
Zambia 668
Guinea Ekuadoriale 594
Republika e Tanzanise 509
Sierra_Leone 447
Chad 428
Kongo 391
Benin 339
Mauritius 332
Cape_Verde 326
Republika e Afrikes qendrore 301
Etiopia 287
Ruanda 287
Togo 263
Madagaskar 238
Sudani jugor 236
Sao_Tome_and_Principe 235
Liberia 219
Uganda 203
Eswatini 190
Mozambique 119
Libia 64
Malawi 63
Angola 48
Zimbabwe 42
Eritrea 39
Mauritania 29
Burundi 27
Botswana 24
Gambia 23
Namibia 16
Komorros 11
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 1
Total 2 836 944

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 16. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 666 892 raste të konfirmuara
    • 160 215 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 16 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (16 maj 2020)
Europa 1 645 366
Russia 262843
United_Kingdom 236711
Spanja 230183
Itali 223885
Gjermani 173772
France 141919
Belgjika 54644
Hollanda 43681
Zvicra 30431
Suedia 29207
Portugalia 28583
Bjellorusia 27730
Irlanda 23956
Polonia 18016
Ukraine 17330
Rumania 16437
Austria 16068
Danimarka 10791
Serbia 10438
Çekia 8406
Norvegjia 8197
Finland 6228
Moldavia 5745
Armenia 4044
Luxembourg 3923
Hungaria 3473
Azerbaijan 2980
Greqia 2810
Bosnia_dhe_Herzegovina 2237
Kroacia 2222
Bullgaria 2138
Islanda 1802
Estonia 1766
Macedonia e veriut 1740
Lithuania 1523
Sllovakia 1480
Sllovenia                  1465
Letonia 970
Kosova 944
Shqiperia 916
Qipro 910
Andorra 761
Gjeorgjia 671
San_Marino 652
Malta 532
Isle_of_Man 334
Mali I zi 324
Jersey 297
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 147
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 16 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 16.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 70 187 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 31 763 vdekje
  • 122 810 pacientë të shëruar
  •     775  pacientë në terapi intensive
  • 59 012  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 27679
Emilia Romanja 5852
Piemonte 10702
Veneto 4162
Toskana                   2943
Liguria 2533
Marche 2657
Lazio 4022
Campania 1710
Trento 345
Puglia 2104
Fruli 680
Siçili 1659
Abruzzo 1423
Bolzano 343
Umbria 81
Sardenja 415
Kalabria 474
Valle d’Aosta 75
Bazilikata 113
Molise 215

 

 Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.