15 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (15.05.2020) janë testuar 11458 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 916 raste të konfirmuara
- 31 pacientë kanë ndërruar jetë
- 705 pacientë të shëruar
- 180 numri i rasteve aktive
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 15.05.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 4 | 0 |
Dibër | 1 | 1 | 0 |
Durrës | 191 | 130 | 6 |
Elbasan | 20 | 18 | 0 |
Fieri | 50 | 42 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 50 | 0 |
Shkodër | 121 | 103 | 2 |
Tiranë | 406 | 299 | 18 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 916 | 705 | 31 |
Të dhënat e fundit të situatës COVID19 në Shqipëri
Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.
Deri tani janë kryer rreth 11458 testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.
Hapja e zonave të gjelbra
Nga e hëna (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.
Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.
Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja
Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.
Duke filluar nga e hëna (datë 11 Maj) të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.
Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.
Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.
Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.
Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.
Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.
Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.
Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.
Masat për parandalimin e COVID-19
Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.
ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.
Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:
Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka..
Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 4 405 680 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 302 115
- Azi: 732 064 raste të konfimuara
23 531 vdekje
- Afrikë 75 685 raste të konfirmuara
2 563 vdekje
- Amerikë: 1 943 455 raste të konfirmuara
117 069 vdekje
- Oqeania : 8 414 raste të konfirmuara
126 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (15 maj 2020) |
Kontinenti i Azisë | 732 064 |
Turqia | 144749 |
Iran | 114533 |
Kina | 84029 |
India | 81970 |
Arabia Saudite | 46869 |
Pakistan | 37218 |
Katar | 28272 |
Singapore | 26098 |
Emiratet e Bashkuara | 21084 |
Bangladesh | 18863 |
Izrael | 16579 |
Japonia | 16193 |
Indonesia | 16006 |
Kuvait | 11975 |
Filipine | 11876 |
Korea e jugut | 11018 |
Malajsia | 6819 |
Bahrain | 6198 |
Kazakhstan | 5571 |
Afghanistan | 5339 |
Oman | 4341 |
Irak | 3143 |
Thailand | 3018 |
Uzbekistan | 2645 |
Kyrgyzstan | 1111 |
Maldives | 982 |
Sri_Lanka | 925 |
Taxhikistan | 907 |
Liban | 886 |
Jordania | 586 |
Palestine | 548 |
Taivan | 440 |
Vietnam | 312 |
Nepal | 258 |
Mianmar | 181 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 122 |
Jemen | 87 |
Mongolia | 61 |
Siria | 48 |
Timor_Leste | 24 |
Bhutan | 20 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 1 943 455 |
USA | 1417889 |
Brazil | 202918 |
Peru | 80604 |
Canada | 73401 |
Mexico | 42595 |
Chile | 37040 |
Ekuador | 30502 |
Kolumbia | 13610 |
Republika Domenikane | 11320 |
Panama | 9118 |
Argentina | 7121 |
Bolivia | 3372 |
Puerto_Rico | 2427 |
Honduras | 2318 |
Kuba | 1830 |
Guatemala | 1518 |
El_Salvador | 1210 |
Kosta_Rika | 830 |
Paraguai | 754 |
Uruguai | 724 |
Jamaika | 509 |
Venezuela | 455 |
Haiti | 273 |
Bermuda | 122 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Guyana | 113 |
Aruba | 101 |
Bahamas | 96 |
Ishujt Kajman | 93 |
Barbados | 85 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 69 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Nikaragua | 25 |
Grenada | 21 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 17 |
Curaçao | 16 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 10 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 6 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 414 |
Australia | 6989 |
Zelanda e re | 1148 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 154 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 19 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 75685 |
Afrika e jugut | 12739 |
Egjypt | 10829 |
Maroku | 6607 |
Algeria | 6442 |
Gana | 5530 |
Nigeria | 5162 |
Kameron | 2954 |
Guinea | 2473 |
Senegal | 2189 |
Cote_dIvoire | 1971 |
Sudan | 1964 |
Republika e Kongos | 1298 |
Xhibuti | 1284 |
Somalia | 1284 |
Gabon | 1104 |
Tunizia | 1032 |
Guinea_Bissau | 913 |
Niger | 876 |
Mali | 779 |
Burkina_Faso | 773 |
Kenia | 758 |
Zambia | 654 |
Guinea Ekuadoriale | 594 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Sierra_Leone | 408 |
Chad | 399 |
Kongo | 391 |
Benin | 339 |
Mauritius | 332 |
Cape_Verde | 315 |
Ruanda | 287 |
Etiopia | 272 |
Togo | 238 |
Sao_Tome_and_Principe | 235 |
Sudani jugor | 231 |
Madagaskar | 230 |
Republika e Afrikes qendrore | 221 |
Liberia | 215 |
Eswatini | 187 |
Uganda | 160 |
Mozambique | 115 |
Libia | 64 |
Malawi | 63 |
Angola | 48 |
Eritrea | 39 |
Zimbabwe | 37 |
Burundi | 27 |
Botswana | 24 |
Gambia | 23 |
Komorros | 17 |
Mauritania | 16 |
Namibia | 16 |
Seychelles | 11 |
Saharaja perendimore | 6 |
Lezoto | 1 |
Total | 2 760 314 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 15. 05. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 645 366 raste të konfirmuara
- 158 819 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (15 maj 2020) |
Europa | 1 645 366 |
Russia | 252245 |
United_Kingdom | 233151 |
Spanja | 229540 |
Itali | 223096 |
Gjermani | 173152 |
France | 141356 |
Belgjika | 54288 |
Hollanda | 43481 |
Zvicra | 30380 |
Suedia | 28582 |
Portugalia | 28319 |
Bjellorusia | 26772 |
Irlanda | 23827 |
Polonia | 17615 |
Ukraine | 16847 |
Rumania | 16247 |
Austria | 16005 |
Danimarka | 10713 |
Serbia | 10374 |
Çekia | 8351 |
Norvegjia | 8175 |
Finland | 6145 |
Moldavia | 5553 |
Luxembourg | 3915 |
Armenia | 3860 |
Hungaria | 3417 |
Azerbaijan | 2879 |
Greqia | 2770 |
Kroacia | 2221 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2216 |
Bullgaria | 2100 |
Islanda | 1802 |
Estonia | 1758 |
Macedonia e veriut | 1723 |
Lithuania | 1511 |
Sllovakia | 1477 |
Sllovenia | 1464 |
Letonia | 962 |
Kosova | 944 |
Qipro | 907 |
Shqiperia | 898 |
Andorra | 761 |
Gjeorgjia | 667 |
San_Marino | 648 |
Malta | 522 |
Isle_of_Man | 332 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 297 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 147 |
Monako | 96 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 15 maj 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 15.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 72 070 rastet aktualisht të konfirmuara
- 31 610 vdekje
- 120 205 pacientë të shëruar
- 808 pacientë në terapi intensive
- 60 470 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 27746 |
Emilia Romanja | 6001 |
Piemonte | 11113 |
Veneto | 4439 |
Toskana | 3168 |
Liguria | 2603 |
Marche | 2795 |
Lazio | 4088 |
Campania | 1736 |
Trento | 406 |
Puglia | 2181 |
Fruli | 741 |
Siçili | 1760 |
Abruzzo | 1454 |
Bolzano | 359 |
Umbria | 90 |
Sardenja | 461 |
Kalabria | 505 |
Valle d’Aosta | 77 |
Bazilikata | 120 |
Molise | 227 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.