Situata në vendin tonë (sipas MSHMS)
Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me COVID-19
Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre: 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi, për të kufizuar rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!
Rregullat për ndalimin e qarkullimit, Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
Urdhëri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:
Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat brenda qyteteve si dhe drejtë zonave të tjera në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.
Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person.
Masat e reja të mara nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend:
- Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve.
- Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
- Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
- Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
- Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.
Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:
- Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:
- Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
- Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi.
- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:
- Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
- Eskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
- Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
- Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.
- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.
- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.
- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.
- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.
- Mbylljen e kabineteve/klinikave dentare.
MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 143 247 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 5408
- Azi: 103 180 raste të konfimuara
3826 vdekje
- Afrikë 202 raste të konfirmuara
5 vdekje
- Amerikë: 2737 raste të konfirmuara
53 vdekje
- Oqeania : 203 raste të konfirmuara
3 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (14 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 103 180 |
Kina | 80973 |
Iran | 11364 |
Republika e Koresë | 8086 |
Japoni | 737 |
Katar | 320 |
Singapor | 200 |
Bahrain | 210 |
Malajzi | 197 |
Izrael | 116 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 85 |
Kuvajt | 100 |
Indi | 83 |
Irak | 93 |
Tajland | 82 |
Liban | 66 |
Arabia Saudite | 86 |
Filipine | 64 |
Taivan | 53 |
Vietnam | 49 |
Indonezia | 69 |
Palestina | 35 |
Brunei | 37 |
Pakistani | 21 |
Oman | 20 |
Maldive | 9 |
Afganistan | 7 |
Kamboxhia | 5 |
Bangladeshi | 3 |
Sri Lanka | 6 |
Bhutan | 1 |
Jordania | 1 |
Mongolia | 1 |
Nepal | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 2737 |
USA | 2174 |
Kanada | 176 |
Brazili | 98 |
Kili | 43 |
Argjentina | 34 |
Panama | 36 |
Kosta Rika | 26 |
Peru | 38 |
Ekuador | 23 |
Meksika | 26 |
Kolumbia | 16 |
Paraguaji | 7 |
Xhamajka | 8 |
Republika Domenikane | 11 |
Kuba | 4 |
Bolivia | 10 |
Hondurasi | 3 |
Guinea | 1 |
Trinidad dhe Tobago | 2 |
Saint Vincent | 1 |
Oqeania | 203 |
Australia | 197 |
Zelanda e re | 6 |
Afrika | 202 |
Egjypt | 93 |
Algjeria | 26 |
Afrika e jugut | 24 |
Tunizia | 16 |
Senegali | 19 |
Maroku | 7 |
Gana | 2 |
Burkina Faso | 2 |
Nigeria | 2 |
Kameruni | 2 |
Kongo | 2 |
Cote d’lvoire | 1 |
Togo | 1 |
Etiopia | 1 |
Guinea | 1 |
Kenia | 1 |
Sudan | 1 |
Gabon | 1 |
Total | 107 018 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 14. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 36 229 raste të konfirmuara
- 1513 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (14 mars 2020) |
Europa | 36 229 |
Italia | 17660 |
Spanja | 4231 |
Franca | 3661 |
Gjermania | 3062 |
Zvicra | 1121 |
Hollanda | 804 |
Danimarka | 804 |
Suedia | 775 |
Anglia | 707 |
Norvegjia | 621 |
Belgjika | 559 |
Austria | 504 |
Greqia | 190 |
Finlanda | 155 |
Çekia | 150 |
Sllovenia | 141 |
Islanda | 117 |
Portugalia | 112 |
Irlanda | 91 |
Rumania | 89 |
Estonia | 79 |
San Marino | 73 |
Polonia | 68 |
Gjeorgjia | 46 |
Rusia | 45 |
Serbia | 41 |
Luksemburg | 38 |
Shqipëria | 38 |
Kroacia | 31 |
Bullgaria | 31 |
Sllovakia | 30 |
Hungaria | 25 |
Bjellorusia | 21 |
Letoni | 19 |
Qipro | 14 |
Maqedonia e Veriut | 13 |
Armenia | 13 |
Azerbaxhan | 13 |
Malta | 12 |
Moldavia | 8 |
Lituania | 6 |
Litenshtein | 4 |
Ukraina | 3 |
Bosnje –Hercegovina | 3 |
Turqia | 2 |
Andora | 1 |
Vatikani | 1 |
Monako | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 14 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 13.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 14955 raste te konfirmuara
- 1266 vdekje
- 1439 pacientë të shëruar
- 1328 në terapi intensive
- 6201 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia 7732 raste
- Emilia Romanja 2011 raste
- Veneto 1453 raste
- Piemonte 794 raste
- Marche 698 raste
- Toskana 455 raste
- Liguria 304 raste
- Lazio 242 raste
- Fruli 236 raste
- Campania 213 raste
- Trento 157 raste
- Siçili 126 raste
- Bolzano 123 raste
- Puglia 121 raste
- Abruzzo 83 raste
- Umbria 73 raste
- Sardenja 43 raste
- Kalabri 37 raste
- Valle d’Aosta 27 raste
- Molise 17 raste
- Basilikata 10 raste
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.