14 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (14.05.2020) janë testuar 11239  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 898 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 694 pacientë të shëruar
  • 173 numri i rasteve aktive

 

Shpërndarja sipas qarqeve, të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 14.05.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 9 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 182 127 6
Elbasan 20 18 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 50 0
Shkodër 121 103 2
Tiranë 402 291 18
Vlorë 5 4 1
Total 898 694 31

 

 

 

Të dhënat e fundit të situatës COVID 19 në Shqipëri

Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. 

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Hapja e zonave të gjelbra

Nga e hëna  (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Maj) të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:

Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju.

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

 

 

 

 

   

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  4 308 809 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 298 680

  • Azi: 713 740 raste të konfimuara- 23 165 vdekje
  • Afrikë : 72 539 raste të konfirmuara- 2 490 vdekje
  • Amerikë: 1 889 851 raste të konfirmuara- 113 827 vdekje
  • Oqeania: 8 397 raste të konfirmuara- 126 vdekje
  • Të tjera: 696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 713 740
Turqia 143114
Iran 112725
Kina 84024
India 78003
Arabia Saudite 44830
Pakistan 35788
Katar 26539
Singapore 25346
Emiratet e Bashkuara 20386
Bangladesh 17822
Izrael 16548
Japonia 16079
Indonesia 15438
Filipine 11618
Kuvait 11028
Korea e jugut 10991
Malajsia 6779
Bahrain 5816
Kazakhstan 5571
Afghanistan 5226
Oman                           4019
Irak 3032
Thailand 3017
Uzbekistan 2612
Kyrgyzstan 1082
Maldives 955
Sri_Lanka 915
Liban 878
Taxhikistan 801
Jordania 582
Palestine 548
Taivan 440
Vietnam 288
Nepal 219
Mianmar 181
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Jemen 70
Mongolia 61
Siria 48
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 15
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 889 851
USA 1390746
Brazil 188974
Peru 76306
Canada 72278
Mexico 40186
Chile 34381
Ekuador 30486
Kolumbia 12930
Republika Domenikane 11196
Panama 8944
Argentina 6866
Bolivia 3148
Puerto_Rico 2329
Honduras 2255
Kuba 1810
Guatemala 1342
El_Salvador 1112
Kosta_Rika 815
Paraguai 740
Uruguai 719
Jamaika 509
Venezuela 440
Haiti 234
Bermuda 121
Trinidad dhe Tobago 116
Guyana 113
Aruba 101
Bahamas 94
Barbados 85
Ishujt Kajman 85
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 397
Australia 6975
Zelanda e re 1147
Polinezia Franceze 60
Guam 152
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 19
Papa new Guinea 8
Afrika 72539
Afrika e jugut 12074
Egjypt 10431
Maroku 6512
Algeria 6253
Gana 5408
Nigeria 4971
Kameron 2800
Guinea 2374
Senegal 2105
Cote_dIvoire 1912
Sudan 1818
Xhibuti 1268
Republika e Kongos 1242
Somalia 1219
Tunizia 1032
Gabon 1004
Niger 860
Guinea_Bissau 820
Burkina_Faso 773
Mali 758
Kenia 737
Guinea Ekuadoriale 522
Republika e Tanzanise 509
Zambia 446
Sierra_Leone 387
Chad 372
Kongo 341
Mauritius 332
Benin 327
Cape_Verde 289
Ruanda 287
Etiopia 263
Sao_Tome_and_Principe 235
Togo 219
Liberia 213
Madagaskar 212
Sudani jugor 203
Republika e Afrikes qendrore 197
Eswatini 187
Uganda 139
Mozambique 107
Libia 64
Malawi 63
Angola 45
Eritrea 39
Zimbabwe 37
Burundi 27
Botswana 24
Gambia 23
Komorros 17
Namibia 16
Seychelles 11
Mauritania 9
Saharaja perendimore 6
Total 2 685 223

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 14. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 623 586 raste të konfirmuara
    • 151 749 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 maj 2020)
Europa 1 623 586
Russia 242271
United_Kingdom 229705
Spanja 228691
Itali 222104
Gjermani 172239
France 140734
Belgjika 53981
Hollanda 43211
Zvicra 30330
Portugalia 28132
Suedia 27909
Bjellorusia 25825
Irlanda 23401
Polonia 17204
Ukraine 16425
Rumania 16002
Austria 15964
Danimarka 10667
Serbia 10295
Çekia 8269
Norvegjia 8158
Finland 6054
Moldavia 5406
Luxembourg 3904
Armenia 3718
Hungaria 3380
Greqia 2760
Azerbaijan 2758
Kroacia 2213
Bosnia_dhe_Herzegovina 2181
Bullgaria 2069
Islanda 1802
Estonia 1751
Macedonia e veriut 1694
Lithuania 1505
Sllovakia 1469
Sllovenia                  1463
Letonia 951
Kosova 919
Qipro 905
Shqiperia 898
Andorra 760
Gjeorgjia 647
San_Marino 643
Malta 508
Isle_of_Man 332
Mali I zi 324
Jersey 296
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 147
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 14 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 14.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 76 440 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 31 368 vdekje
  • 115 288 pacientë të shëruar
  •     855  pacientë në terapi intensive
  • 64 132  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 29956
Emilia Romanja 6301
Piemonte 11891
Veneto 4718
Toskana                   3388
Liguria 2660
Marche 2904
Lazio 4096
Campania 1765
Trento 505
Puglia 2253
Fruli 770
Siçili 1854
Abruzzo 1482
Bolzano 380
Umbria 92
Sardenja 465
Kalabria 524
Valle d’Aosta 80
Bazilikata 127
Molise 229

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.