14 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (14.07.2020) janë testuar 33 389  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 3667 raste të konfirmuara
  • 97 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2062 pacientë të shëruar
  • 1502 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 14.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 672 945 49
Shkodër 190 264 17
Durrësi 219 403 15
Fieri 36 111 5
Korça 46 42  
Elbasani 39 35 5
Kukës 51 57 1
Lezhë 77 93 1
Vlora 97 69 2
Gjirokastër 22 11  
Diber 19 15 1
Berat 40 17 1
TOTAL 1508 2062 97

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

 

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga

Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

 

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në tërren me masa të shtuara  për kontrollin dhe monitrorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1584 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.  Nga kontrollet janë marrë në total 11 masa administrative: 6 masa administrative me gjobë në bar/kafe, restorant, të cilët janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Janë vendosur pezullim aktiviteti për 5 subjekte: 3 institucione publike, market ushqimor si dhe 2 vendime të ndërmjetme, masa urgjente për mbyllje të aktivitetit të dy pishinave për një periudhë 6 mujore, pas përsëritjes së shkeljes për moszbatim  të Urdhërit 351 datë 29.05.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Masat urgjente  janë marë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë, Dibër, Durrës, Elbasan, Korcc, Tiranë.

Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer rreth 111 mijë  inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative.

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve është vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.

Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

Detyrimi për vendosjen e barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura përcaktohet me aktin normativ, ku do të përcaktohen edhe penalitetet për mosrespektimin e këtij detyrimi në ambientet e mbyllura.

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Përdorimi i maskave mbrojtëse

Maskat janë të detyruara për çdo qytetar në ambiente ku nuk është i mundur të respektohet distancimi social, ju duhet të vendosni maskën mbrojtës për të frenuar përhapjen e virusit! Maska ju mbron ju dhe të tjerët.

Si të përdorni maskën?

Lani duart përpara se të prekni maskën.

Vëzhgoni nëse maska është e pastruar.

Vendosni maskën duke mos lënën hapësira anash.

Mbuloni hundën, gojën dhe mjekrën.

Shmangni prekjen e maskës.

Pastroni duart para se të hiqni maskën.

Hiqeni maskën duke e mbajtur nga lidhëset.

Largoni maskën nga fytyra dhe hidheni në një kosh të mbyllur.

Lani serisht duart dhe dezinfektojini ato.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt


Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

 

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

 Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

 Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 13 079 218 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 572 662
  • Azi:          2 961 246 raste të konfimuara

70 591 vdekje

  • Afrikë 611 806 raste të konfirmuara

13 461 vdekje

  • Amerikë: 6 891 443 raste të konfirmuara

 290 969 vdekje

  • Oqeania : 11 640 raste të konfirmuara

  137 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 961 246
India 906752
Iran 259652
Pakistan 253604
Arabia Saudite 235111
Turqia 214001
Bangladesh 186894
Katar 104016
Kina 85172
Irak 79735
Indonesia 76981
Kazakhstan 61755
Oman 58179
Filipine 57006
Kuvait 55508
Emiratet e Bashkuara 55198
Singapore 46283
Izrael 40632
Afghanistan 34455
Bahrain 33476
Japonia 22220
Nepal               16945
Uzbekistan 13872
Korea e jugut 13512
Kyrgyzstan 11538
Malajsia 8725
Palestine 7441
Taxhikistan 6595
Thailand 3227
Maldives            2762
Sri_Lanka 2646
Liban 2419
Jemen 1498
Jordania 1183
Taivan 451
Siria                            417
Vietnam 373
Mianmar             336
Mongolia 243
Kamboxha 165
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 84
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6 891 443
USA 3363056
Brazil 1884967
Peru 330123
Chile 317657
Mexico 304435
Kolumbia 154227
Canada 108144
Argentina 103105
Ekuador 68459
Bolivia 49250
Panama 47173
Republika Domenikane 45506
Guatemala 29742
Honduras 28579
Puerto_Rico 10010
El_Salvador 9978
Venezuela 9707
Kosta_Rika 8036
Haiti 6727
Paraguai 2980
Nikaragua 2846
Kuba 2428
Uruguai 989
Suriname 780
Xhamaika        759
Guyana 300
Ishujt Virgin            217
Ishujt Kajman 201
Bermuda 150
Trinidad dhe Tobago 133
Bahamas 113
Aruba 105
Barbados 103
Sint_Maarten 78
Antigua_and_Barbuda 74
Ishujt Turks_and_Caicos 72
Belize 37
Saint_Vincent_&_Grenadines 35
Curaçao 26
Grenada 23
Saint_Lucia 22
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 11 640
Australia 9980
Zelanda e re 1195
Polinezia Franceze 62
Guam 312
Kaledonia e re 21
Fixhi 26
Ishujt Mariana 33
Papa new Guinea 11
Afrika 611 806
Afrika e jugut 287796
Egjypt 83001
Nigeria 33153
Gana 24988
Algeria 19689
Maroku               15936
Kameron 15173
Cote_dIvoire 12872
Sudan 10316
Kenia 10294
Senegal 8198
Republika e Kongos 8074
Etiopia 7766
Guinea                6141
Gabon 6026
Mauritania 5355
Madagaskar 5080
Xhibuti 4977
Republika e Afrikes qendrore 4321
Guinea Ekuadoriale 3071
Somalia 3059
Malawi 2430
Mali 2412
Sudani jugor 2148
Kongo 2103
Zambia 1895
Guinea_Bissau 1842
Cape _Verde 1722
Sierra_Leone 1642
Libia 1512
Eswatini 1389
Benin 1378
Ruanda 1378
Tunizia 1302
Mozambique 1219
Niger 1099
Burkina_Faso 1036
Zimbabwe 1034
Uganda 1029
Liberia 1024
Chad 880
Namibia 861
Saharaja perendimore 761
Sao_Tome _and_Principe 732
Togo 721
Republika e Tanzanise 509
Angola               506
Botswana 399
Mauritius 342
Komorros           317
Burundi 269
Lezoto 233
Eritrea 232
Seychelles 100
Gambia 64
Total 10 476 831

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 14. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 602 387 raste të konfirmuara
    • 197 497 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (14 korrik 2020)
Europa 2 602 387
Russia 733699
United_Kingdom 290133
Spanja 255953
Itali 243230
Gjermani 198963
France 172377
Suedia 75826
Bjellorusia 65114
Belgjika 62781
Ukraine 54771
Hollanda 51038
Portugalia 46818
Polonia 38190
Rumania        32948
Zvicra 32861
Armenia 32151
Irlanda 25638
Azerbaijan 24570
Moldavia 19439
Austria 18859
Serbia 18639
Çekia   13238
Danimarka 13037
Norvegjia 8981
Macedonia e veriut 8197
Bullgaria 7411
Finlanda 7295
Bosnia_dhe_Herzegovina 6979
Kosova                                 5118
Luxembourg 4956
Hungaria 4247
Greqia 3826
Kroacia 3775
Shqiperia 3667
Estonia 2014
Sllovakia                              1902
Islanda                     1900
Lithuania 1874
Sllovenia 1849
Mali I zi 1287
Letonia 1174
Qipro 1022
Gjeorgjia 999
Andorra 858
San_ Marino 714
Malta 674
Isle_of_Man 336
Jersey 329
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 180
Monako 109
Liechtenstein 85
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 14 korrik 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.