13 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (13.07.2020) janë testuar 32 938  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 3571 raste të konfirmuara
  • 95 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2014 pacientë të shëruar
  • 1462 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 13.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 635 927 49
Shkodër 186 263 16
Durrësi 218 396 15
Fieri 33 111 5
Korça 40 42 0
Elbasani 35 35 4
Kukës 47 57 1
Lezhë 75 92 1
Vlora 108 57 2
Gjirokastër 24 8 0
Diber 20 10 1
Berat 41 16 1
TOTAL 1462 2014 95

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

 

 

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në tërren 24 orë në 7 ditë të javës për kontrollin dhe monitrorimin e zbatimit të masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 600 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga kontrollet në fundjavë, janë marrë në total 5 masa administrative: 2 masa administrative me gjobë në bar/kafe,  të cilët janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe 3 masa administrative me gjobë në vlerën 1 000 000 lekë, në pishina  për mos zbatim të Urdhërit 351 datë 29.05.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mos ushtrim të aktivitetit.

Masat administrative janë vendosur nga dega rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë.

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Përdorimi i maskave mbrojtëse

Maskat janë të detyruara për çdo qytetar në ambiente ku nuk është i mundur të respektohet distancimi social, ju duhet të vendosni maskën mbrojtës për të frenuar përhapjen e virusit! Maska ju mbron ju dhe të tjerët.

Si të përdorni maskën?

Lani duart përpara se të prekni maskën.

Vëzhgoni nëse maska është e pastruar.

Vendosni maskën duke mos lënën hapësira anash.

Mbuloni hundën, gojën dhe mjekrën.

Shmangni prekjen e maskës.

Pastroni duart para se të hiqni maskën.

Hiqeni maskën duke e mbajtur nga lidhëset.

Largoni maskën nga fytyra dhe hidheni në një kosh të mbyllur.

Lani serisht duart dhe dezinfektojini ato.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt


Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

 

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

 Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

 Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 12 875 963 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 568 628
  • Azi:          2 906 231 raste të konfimuara

69 455 vdekje

  • Afrikë 582 591 raste të konfirmuara

13 047 vdekje

  • Amerikë: 6 788 311 raste të konfirmuara

 288 759 vdekje

  • Oqeania : 11 456 raste të konfirmuara

  137 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 906 231
India 878254
Iran 257303
Pakistan 251625
Arabia Saudite 232259
Turqia 212993
Bangladesh 183795
Katar 103598
Kina 85117
Irak 77506
Indonesia 75699
Kazakhstan 59889
Filipine 56259
Oman 56015
Kuvait 54894
Emiratet e Bashkuara 54854
Singapore 45961
Izrael 38670
Afghanistan 34451
Bahrain 32941
Japonia 21502
Nepal               16801
Korea e jugut 13479
Uzbekistan 13193
Kyrgyzstan 11117
Malajsia 8718
Palestine 7038
Taxhikistan 6552
Thailand 3220
Maldives            2731
Sri_Lanka 2617
Liban 2334
Jemen 1465
Jordania 1179
Taivan 451
Siria                            394
Vietnam 372
Mianmar             331
Mongolia 230
Kamboxha 156
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 84
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6 788 311
USA 3304942
Brazil 1864681
Peru 326326
Chile 315041
Mexico 299750
Kolumbia 150445
Canada 107579
Argentina 100153
Ekuador 67870
Bolivia 48187
Panama 45633
Republika Domenikane 44532
Guatemala 29355
Honduras 28090
Puerto_Rico 9821
El_Salvador 9674
Venezuela 9465
Kosta_Rika 7596
Haiti 6727
Paraguai 2948
Nikaragua 2846
Kuba 2426
Uruguai 987
Xhamaika           758
Suriname 741
Guyana 297
Ishujt Kajman          201
Ishujt Virgin 181
Bermuda 150
Trinidad dhe Tobago 133
Bahamas 111
Aruba 105
Barbados 103
Sint_Maarten 78
Antigua_and_Barbuda 74
Ishujt Turks_and_Caicos 72
Belize 37
Saint_Vincent_&_Grenadines 35
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 22
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 11 456
Australia 9797
Zelanda e re 1194
Polinezia Franceze 62
Guam 312
Kaledonia e re 21
Fixhi 26
Ishujt Mariana 33
Papa new Guinea 11
Afrika 582 591
Afrika e jugut 264184
Egjypt 81158
Nigeria 32558
Gana 24518
Algeria 19195
Maroku               15745
Kameron 15173
Cote_dIvoire 12766
Sudan 10250
Kenia 10105
Senegal 8135
Republika e Kongos 8032
Etiopia 7560
Guinea                6141
Gabon 5942
Mauritania 5126
Xhibuti 4972
Madagaskar 4867
Republika e Afrikes qendrore 4288
Guinea Ekuadoriale 3071
Somalia 3059
Mali 2411
Malawi 2364
Sudani jugor 2139
Kongo 2103
Zambia 1895
Guinea_Bissau 1842
Cape _Verde 1698
Sierra_Leone 1635
Libia 1433
Benin 1378
Eswatini 1351
Ruanda 1337
Tunizia 1263
Mozambique 1157
Niger 1099
Burkina_Faso 1036
Uganda 1025
Liberia 1010
Zimbabwe 985
Chad 880
Namibia 785
Sao_Tome _and_Principe 729
Togo 720
Saharaja perendimore 519
Republika e Tanzanise 509
Angola               506
Botswana 399
Mauritius 342
Komorros           317
Burundi 250
Lezoto 233
Eritrea 232
Seychelles 100
Gambia 64
Total 10 289 285

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 13. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 586 678 raste të konfirmuara
    • 197 223 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 13 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (13 korrik 2020)
Europa 2 586 678
Russia 727162
United_Kingdom 289603
Spanja 253908
Itali 243061
Gjermani 198963
France 170752
Suedia 74898
Bjellorusia 64932
Belgjika 62707
Ukraine 54133
Hollanda 50967
Portugalia 46512
Polonia 37891
Zvicra            32798
Rumania 32535
Armenia 31969
Irlanda 25628
Azerbaijan 24041
Moldavia 19382
Austria 18847
Serbia 18360
Çekia   13174
Danimarka 12946
Norvegjia 8965
Macedonia e veriut 8111
Bullgaria 7525
Finlanda 7294
Bosnia_dhe_Herzegovina 6884
Kosova                                 4931
Luxembourg 4925
Hungaria 4234
Greqia 3803
Kroacia 3722
Shqiperia 3631
Estonia 2014
Sllovakia                              1901
Islanda                     1896
Lithuania 1869
Sllovenia 1841
Mali I zi 1221
Letonia 1173
Qipro 1021
Gjeorgjia 995
Andorra 855
San_ Marino 714
Malta 674
Isle_of_Man 336
Jersey 325
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 180
Monako 109
Liechtenstein 85
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 13 korrik 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë