12 Mars 2020/ Infomracion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara, prej të cilave  23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”.

 

Nga rastet e konfirmuara me COVID-19 ; 5 prej tyre ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar.

 

Ndërsa 18 raste të tjera që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

 

 

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 :

 

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

Rregullat e reja për ndalimin e qarkullimit, Urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

 

Urdhëri për ndalimin dhe kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit parashikon:

  1. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, brenda Tiranës dhe Durrësit dhe nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit dhe anasjelltas, duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.
  2. Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë duke filluar nga ora 06:00 e datës 13.03.2020 deri në orën 24:00 të datës 15.03.2020.

 

Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person.

 

 

 

Masat e marra për mbrojtjen nga përhapja e COVID_19

  • Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
  • Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
  • Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
  • Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
  • Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

 

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu më herët është vendosur:

 

1-  Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të

  • Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
  • Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

  • Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
  • Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
  • Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3- Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

 

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.

 

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 125 518 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 4617 vdekje.
  • Azi: 100 651 raste të konfimuara- 3629 vdekje
  • Afrikë: 118 raste të konfirmuara- 1 vdekje
  • Amerikë: 1618 raste të konfirmuara-33 vdekje
  • Oqeania : 131 raste të konfirmuara- 3 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 100 651
Kina 80932
Iran 9000
Republika e Koresë 7869
Japoni 619
Katar 262
Singapor 178
Bahrain 189
Emiratet e Bashkuara Arabe 74
Izrael 82
Malajzi 149
Irak 70
Tajland 70
Indi 73
Liban 61
Taivan 48
Vietnam 39
Filipine 49
Kuvajt 72
Palestina 30
Arabia Saudite 45
Oman 18
Indonezia 34
Pakistani 20
Afganistan 7
Nepal 1
Maldive 8
Jordania 1
Sri Lanka 2
Kamboxhia 3
Bhutan 1
Bangladeshi 3
Mongolia 1
Brunei 11
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1618
USA 1312
Kanada 103
Brazili 52
Argjentina 19
Ekuador 17
Meksika 11
Republika Domenikane 5
Kili 23
Kosta Rika 22
Paraguaji 5
Peru 17
Kolumbia 9
Panama 14
Kuba 3
Hondurasi 2
Xhamajka 2
Bolivia 2
Oqeania 131
Australia 126
Zelanda e re 5
Afrika 118
Algjeria 20
Egjypt 60
Senegali 4
Afrika e jugut 13
Maroku 5
Nigeria 2
Kameruni 2
Tunizia 7
Burkina Faso 2
Kongo 1
Togo 1
Cote d’lvoire 1
Total 103 214

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas  kontinenteve (përveç Kinës), 12. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 22 934 raste të konfirmuara
    • 951 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 mars 2020)
Europa 22934
Italia 12462
Franca 2281
Spanja 2140
Gjermania 1567
Zvicra 642
Anglia 456
Hollanda 503
Suedia 462
Belgjika 314
Norvegjia 489
Austria 246
Greqia 99
Islanda 85
Danimarka 516
San Marino 66
Çekia 94
Portugalia 59
Finlanda 59
Irlanda 43
Sllovenia 57
Rumania 45
Gjeorgjia 24
Kroacia 16
Polonia 31
Rusia 20
Estonia 16
Azerbaxhan 13
Hungaria 13
Bjellorusia 12
Luksemburg 7
Sllovakia 10
Bullgaria 7
Maqedonia e Veriut 7
Malta 6
Letoni 10
Shqipëria 23
Bosnje –Hercegovina 3
Litenshtein 3
Qipro 6
Monako 1
Lituania 3
Andora 1
Armenia 4
Serbia 18
Moldavia 4
Ukraina 1
Vatikani 1
Turqia 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 12 Mars 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 10.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 10 590 raste te konfirmuara
  • 827 vdekje
  • 1045 pacientë të shëruar
  • 1028 në terapi intensive
  • 3724 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia 5763 raste
  2. Emilia Romanja 1588 raste
  3. Veneto 940 raste
  4. Piemonte 480 raste
  5. Marche 461 raste
  6. Toskana 314 raste
  7. Liguria 181 raste
  8. Campania 149 raste
  9. Lazio 125 raste
  10. Fruli 110 raste
  11. Siçili 81 raste
  12. Bolzano 75 raste
  13. Trento 74 raste
  14. Puglia 71 raste
  15. Umbria 44 raste
  16. Abruzzo 37 raste
  17. Sardenja 37 raste
  18. Valle d’Aosta 19 raste
  19. Kalabri 7 raste
  20. Molise 16 raste
  21. Basilikata 8 raste

 

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

 

 

 

 

 

 

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.