Aktivitet: 12 Maj, Dita Ndërkombëtare e Infermierit
Sektori i Shëndetit Mendor në Departamentin e Promocionit Shëndetësor , Instituti i Shëndetit Publik, organizoi një aktivitet në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Infermierit,
12 Maj. Ky aktivitet u zhvillua me pedagog dhe student të Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike dhe përfaqësues të sektorit të Infermierit të QSUT-së.
Në këtë aktivitet u diskutua për profesionin e infermierit i cili kërkon një përkushtim të madh gjatë ushtrimit të tij ndaj pacientit. Infermieria është një mision jo vetëm një profesion .
Përkujtimi i ditëlindjes se Florence Nightingale, 12 Maj, infermieres e cila ka sherbyer dhe ka ndikuar në ngritjen e rolit të infermierit në mbarë botën.
Në këtë aktivitet u diskutua për përgatitjen etike-profesionale të infermierëve të rinjë, përvetesimin dhe formimin e vazhdueshem të cilësisë dhe shërbimit ndaj pacientëve.