12 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (12.07.2020) janë testuar 32 353  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 3454 raste të konfirmuara
  • 93 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1946 pacientë të shëruar
  • 1415 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 12.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 614 898 48
Shkodër 180 255 15
Durrësi 223 382 15
Fieri 29 110 5
Korça 32 40 0
Elbasani 36 33 4
Kukës 43 57 1
Lezhë 63 89 1
Vlora 113 50 2
Gjirokastër 25 6 0
Diber 18 10 1
Berat 39 16 1
TOTAL 1415 1946 93

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

 

Situata e COVID19 në vendin tonë vijon të jetë serioze ndaj, edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë.

 

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

 

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1064 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 4 masa administrative: 2 masa administrative me gjobë, në subjekt bar/kafe/fast food, 1 masë administrative me gjobë në vlerën 1 000 000 lekë, në bar/restorant, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura, e vendosur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe 1 masë administrative me gjobë në Institucion Publik.Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 108 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.

Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Përdorimi i maskave mbrojtëse

Maskat janë të detyruara për çdo qytetar në ambiente ku nuk është i mundur të respektohet distancimi social, ju duhet të vendosni maskën mbrojtës për të frenuar përhapjen e virusit! Maska ju mbron ju dhe të tjerët.

Si të përdorni maskën?

Lani duart përpara se të prekni maskën.

Vëzhgoni nëse maska është e pastruar.

Vendosni maskën duke mos lënën hapësira anash.

Mbuloni hundën, gojën dhe mjekrën.

Shmangni prekjen e maskës.

Pastroni duart para se të hiqni maskën.

Hiqeni maskën duke e mbajtur nga lidhëset.

Largoni maskën nga fytyra dhe hidheni në një kosh të mbyllur.

Lani serisht duart dhe dezinfektojini ato.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt


Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

Ruani higjenën vetjake.

Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 12 698 995 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 564 924
  • Azi:          2 851 029 raste të konfimuara

68 040 vdekje

  • Afrikë 578 560 raste të konfirmuara

12 989 vdekje

  • Amerikë: 6 685 097 raste të konfirmuara

 286 796 vdekje

  • Oqeania : 11 207 raste të konfirmuara

  136 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 851 029
India 849553
Iran 255117
Pakistan 248872
Arabia Saudite 229480
Turqia 211981
Bangladesh 181129
Katar 103128
Kina 85071
Irak 75194
Indonesia 74018
Kazakhstan 58253
Oman 54697
Emiratet e Bashkuara 54453
Filipine 54222
Kuvait 54058
Singapore 45783
Izrael 37463
Afghanistan 34451
Bahrain 32470
Japonia 21129
Nepal               16719
Korea e jugut 13417
Uzbekistan 12513
Kyrgyzstan 10629
Malajsia 8704
Palestine 6697
Taxhikistan 6506
Thailand 3217
Maldives            2664
Sri_Lanka 2511
Liban 2168
Jemen 1389
Jordania 1176
Taivan 451
Siria                            394
Vietnam 370
Mianmar             330
Mongolia 230
Kamboxha 156
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 82
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6 685 097
USA 3247684
Brazil 1839850
Peru 322710
Chile 312029
Mexico 295268
Kolumbia 145362
Canada 107335
Argentina 97509
Ekuador 67209
Republika Domenikane 48114
Bolivia 47200
Panama 44332
Guatemala 28598
Honduras 27583
Puerto_Rico 9533
El_Salvador 9391
Venezuela 9178
Kosta_Rika 7231
Haiti 6690
Nikaragua 2846
Paraguai 2820
Kuba 2420
Uruguai 986
Xhamaika           758
Suriname 741
Guyana 291
Ishujt Kajman          201
Ishujt Virgin 181
Bermuda 150
Trinidad dhe Tobago 133
Bahamas 111
Aruba 105
Barbados 103
Sint_Maarten 78
Antigua_and_Barbuda 74
Ishujt Turks_and_Caicos 66
Belize 37
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 22
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 11 207
Australia 9553
Zelanda e re 1194
Polinezia Franceze 62
Guam 312
Kaledonia e re 21
Fixhi 21
Ishujt Mariana 33
Papa new Guinea 11
Afrika 578 560
Afrika e jugut 264184
Egjypt 81158
Nigeria 31987
Gana 24248
Algeria 18712
Maroku               15542
Kameron 14916
Cote_dIvoire 12443
Sudan 10250
Kenia 9726
Senegal 8014
Republika e Kongos 7970
Etiopia 7402
Guinea                6044
Gabon 5942
Mauritania 5126
Xhibuti 4955
Madagaskar 4578
Republika e Afrikes qendrore 4288
Guinea Ekuadoriale 3071
Somalia 3051
Mali 2406
Malawi 2261
Sudani jugor 2129
Kongo 2028
Zambia 1895
Guinea_Bissau 1842
Sierra_Leone 1618
Cape _Verde 1591
Libia 1389
Benin 1378
Eswatini 1311
Ruanda 1299
Tunizia 1245
Mozambique 1135
Niger 1099
Burkina_Faso 1033
Uganda 1013
Liberia 998
Zimbabwe 982
Chad 874
Sao_Tome _and_Principe 727
Togo 718
Namibia 668
Saharaja perendimore 519
Republika e Tanzanise 509
Angola               483
Mauritius 342
Komorros 317
Botswana           314
Burundi 250
Eritrea 232
Lezoto 184
Seychelles 100
Gambia 64
Total 10 126 589

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 12. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 572 406 raste të konfirmuara
    • 196 956 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 12 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (12 korrik 2020)
Europa 2 572 406
Russia 720547
United_Kingdom 288953
Spanja 253908
Itali 242827
Gjermani 198804
France 170752
Suedia 74898
Bjellorusia 64767
Belgjika 62606
Ukraine 52843
Hollanda 50866
Portugalia 46221
Polonia 37521
Zvicra            32713
Rumania 32079
Armenia 31392
Irlanda 25611
Azerbaijan 23521
Moldavia 19208
Austria 18795
Serbia 18073
Çekia   13115
Danimarka 12946
Norvegjia 8965
Macedonia e veriut 7967
Finland 7279
Bullgaria 6672
Bosnia_dhe_Herzegovina 6402
Luxembourg                        4842
Kosova 4715
Hungaria 4229
Greqia 3772
Kroacia 3672
Shqiperia 3454
Estonia 2014
Sllovakia                              1893
Islanda                     1888
Lithuania 1865
Sllovenia 1827
Letonia 1173
Mali I zi 1164
Qipro 1014
Gjeorgjia 986
Andorra 855
San_ Marino 714
Malta 674
Isle_of_Man 336
Jersey 325
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 180
Monako 109
Liechtenstein 85
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 12 korrik 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 12. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 13 179 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 954 vdekje
  • 194 928 pacientë të shëruar
  •     68  pacientë në terapi intensive
  • 12 335   qytetarë në izolim