22 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (22.04.2020) janë testuar 6269 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 634 raste të konfirmuara
  • 27 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 356 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 22.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 256 17
Fieri 36 3
Durrësi 42 4
Korça 19  
Vlora 5 1
Elbasani 18  
Lushnja 6  
Kavaja 9  
Shkodër 100 1
Lezhë 14  
Kruja 58  
Puka 5  
Tropojë 4  
Has 13  
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
Kukës 11 1
Mallakaster 1  
Kurbin 28  
TOTAL 634 27

 

Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

 

 

 

Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

 

Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin  tranzitor të lehtësimit gradual të masave me qëllim parandalimin e infeksionit të COVID-19

 

Ky plan bazohet në disa kritere; në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës. Këto kritere bazë ndihmojnë në përcaktimin e kohës së përshtatshme për të gjitha fazat e lehtësimit të kujdesshëm të masave shtërnguese.

 

Paketa e masave të lehtësismit të kujdesshëm përcakton gjithashtu edhe disa parime bazë:

Hapjen graduale – duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra për vlerësimin e situatës.

 

Në vendimmarrjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie apo shtim të rasteve aktive sa i përket tre indikatorëve kryesorë: Rastet ditore të konfirmuara me COVID-19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive.

 

Plani përcakton që fillimisht të ri-hapen aktivitetet më me shumë efekt në ekonomi dhe më me pak efekt në transmetimin e infeksionit, duke shoqëruar çdo hapje me protokolle strikte për çdo aktivitet i cili do të hapet dhe i cili klasifikohet sipas një risku të evidentuar nga strukturat tona, pra flasim për tre risqe, riskun e ulët, riskun e mesëm dhe riskun e lartë për çdo aktivitet të hapur i cili do të shoqërohet me protokollet sipas nivelit të riskut..

 

Paralelisht, rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime lidhur me lëvizjen dhe kontaktet e njerëzve, për të paktën 2 muaj nga momenti gradual i hapjes, me qëllim, minimizimin e transmetimit të infeksionit.

 

Paralelisht me lehtësimin e kujdesshëm të masave, po vijojmë gjithashtu me rritjen e kapaciteteve spitalore për të siguruar kapacitetet e nevojshme, në rast se do të përballemi me një rritje të mundshme të numrit të të prekurve me simptoma.

 

Bazuar në vlerësimin e riskut, lehtësimi gradual i masave do të përfshijë katër faza, sipas udhëzimeve të përcaktuar nga OBSH, do të jenë parime strikte dhe do të jenë gjithashtu protokolle të veçanta për individët, për të punësuarit, për institucionet dhe për bizneset.

 

 

 Task Forca Ndërinstitucionale anti-COVID19

Task Forca Ndërinstitucionale anti-Covid19, po ngrihet për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për fazën e epidemisë, për individët, bizneset dhe institucionet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

 

Në këtë lufte kërkohet bashkëpunim maksimal nga bizneset, të cilët kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të qytetarëve.

 

Çdo biznes i hapur apo që do të hapet në vijim, duhet të zbatojë me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve,  sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti teknik i Ekspertëve, bazuar në nivelet e riskut të bizneseve bazuar në klasifikimin tashmë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin dhe protokollin përkates në e-albania që duhet ti disponoje dhe afishojë në mjedisin e punës dhe duhet të njohe të gjithë punonjësit me rregullat e protokollit, duke garantuar gjithashtu respektimin e tyre.

Bizneset që nuk do ti zbatojnë këto rregulla dhe protokolle do të penalizohen sipas legjislacionit në fuqi.

Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitories nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, specialist të shëndetit publik apo infermierë, të cilët po trajnohen enkas për monitorimin e zbatimit të protokolleve të punës.

 

Hapja graduale me faza, duhet kuptuar si një normalitet i ri brenda gjendjes së epidemisë, jo si një rrugë drejt një normalizimi të shpejtë.

 

 

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Nga veriu në jug, me  angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.

Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 2 524 812 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 177 780
  • Azi: 406 236 raste të konfimuara- 15 356 vdekje
  • Afrikë : 24 617 raste të konfirmuara- 1 189 vdekje
  • Amerikë: 979 282 raste të konfirmuara- 52 686 vdekje
  • Oqeania : 8 010 raste të konfirmuara- 95 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 406 236
Turqia 95591
Iran 84802
Kina 83864
India 19984
Izrael 13942
Arabia Saudite 11631
Japonia 11496
Korea e jugut 10694
Pakistan 9749
Singapore 9125
Emiratet e Bashkuara 7755
Indonesia 7135
Filipine 6599
Katar 6533
Malajsia 5482
Bangladesh 3382
Thailand 2811
Kuvait 2080
Kazakhstan 2025
Bahrain 1973
Uzbekistan                   1692
Irak 1602
Oman 1508
Afghanistan 1092
Liban                  677
Kyrgyzstan 612
Jordania 425
Taivan 425
Palestine 329
Sri_Lanka 310
Vietnam 276
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Mianmar 121
Maldives 86
Nepal 42
Siria 42
Mongolia 35
Timor_Leste 23
Laos 19
Bhutan 6
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 972 282
USA 825041
Brazil 43079
Canada 38413
Peru 17837
Chile 10832
Ekuador 10398
Mexico 9501
Republika Domenikane 5044
Panama 4821
Kolumbia 4149
Argentina 3132
Puerto_Rico 1252
Kuba 1137
Kosta_Rika 669
Uruguai 613
Bolivia 609
Honduras 510
Guatemala 316
Venezuela 285
Jamaika 233
El_Salvador 225
Paraguai 213
Trinidad dhe Tobago 115
Bermuda 98
Aruba 97
Barbados 75
Sint_Maarten 68
Guyana 67
Ishujt Kajman 66
Bahamas 65
Haiti 58
Ishujt Virgin 54
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Nikaragua 13
Ishujt Malvinas 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 5
Anguilla 3
Oqeania 8010
Australia 6647
Zelanda e re 1113
Polinezia Franceze 57
Guam 136
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 7
Afrika 24 617
Egjypt 3490
Afrika e jugut 3465
Maroku 3209
Algeria 2811
Kameron 1163
Gana 1042
Xhibuti 945
Cote_dIvoire 916
Tunizia 901
Nigeria 782
Guinea 688
Niger 655
Burkina_Faso 600
Senegal 412
Republika e Kongos 359
Mauritius 328
Somalia 286
Kenia 281
Mali 258
Republika e Tanzanise 254
Kongo 165
Gabon 156
Ruanda 150
Madagaskar 121
Etiopia 114
Sudan 107
Liberia 101
Togo 86
Guinea Ekuadoriale 79
Cape_Verde 67
Zambia 65
Uganda 58
Benin 54
Libia 51
Guinea_Bissau 50
Sierra_Leone 50
Eritrea 39
Mozambique 39
Chad 34
Zimbabwe 28
Angola 24
Eswatini 24
Botswana 20
Malawi 18
Namibia 16
Republika e Afrikes qendrore 14
Seychelles 11
Gambia 10
Mauritania 7
Burundi 6
Sao Tome dhe Principe 4
Sudani jugor 4
Total 1 418 841

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 22. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 101 681 raste të konfirmuara
    • 107 453 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 22 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (22 prill 2020)
Europa 1 101 681
Spanja 204178
Itali 183957
Gjermani 145694
United_Kingdom 129044
France 117324
Russia 52763
Belgjika 40956
Hollanda 34134
Zvicra 27981
Portugalia 21379
Irlanda 16040
Suedia 15322
Austria 14833
Polonia 9856
Rumania 9242
Danimarka 7695
Norvegjia 7166
Çekia 7041
Serbia 6890
Bjellorusia 6723
Ukraine 6592
Finland 4014
Luxembourg 3618
Moldavia 2614
Greqia 2401
Hungaria 2168
Kroacia 1908
Islanda 1778
Estonia 1552
Azerbaijan 1480
Armenia 1473
Lithuania 1370
Bosnia_dhe_Herzegovina 1340
Sllovenia 1340
Macedonia e veriut 1231
Sllovakia 1199
Bullgaria 975
Qipro 784
Letonia 748
Andorra 717
Shqiperia 609
Kosova 604
San_Marino 476
Malta 443
Gjeorgjia 408
Mali I zi 313
Isle_of_Man 307
Jersey 255
Guernsey 239
Faroe_Islands 185
Gjibraltar 133
Monako 98
Liechtenstein 82
Vatikani 9

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 22 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 22.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 107 699 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 25 085 vdekje
  • 54 543 pacientë të shëruar
  • 2 384 pacientë në terapi intensive
  • 81 510  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 34242
Emilia Romanja 13084
Piemonte 15122
Veneto 9991
Toskana 6167
Liguria 3476
Marche 3230
Lazio 4463
Campania 2998
Trento 1874
Puglia 2874
Fruli 1308
Siçili 2287
Abruzzo 2108
Bolzano 1512
Umbria 371
Sardenja 833
Kalabria 821
Valle d’Aosta 501
Bazilikata 232
Molise 205

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.