11 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (11.05.2020) janë kryer testuar 10559  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 872 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 654 pacientë të shëruar
  • 187 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 11.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 3 0
Dibër 1 1 0
Durrës 175 112 6
Elbasan 20 17 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 35 1
Lezhë 52 48 0
Shkodër 121 102 2
Tiranë 388 272 18
Vlorë 5 4 1
Total 872 654 31

Të dhënat e fundit të situatës COVID-19 në Shqipëri

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1).

Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit.

Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë.

654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

Në të gjithë vendin janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Ma)j të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë


Hapja e zonave të gjelbra

Nga e hëna  (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.


Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 4 063 525 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 282 244
  • Azi:          662 285 raste të konfimuara

22 087 vdekje

  • Afrikë 63 413 raste të konfirmuara

2 290 vdekje

  • Amerikë: 1 772 622 raste të konfirmuara

 105 317 vdekje

  • Oqeania : 8 359 raste të konfirmuara

  125 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 662 285
Turqia 138657
Iran 107603
Kina 84010
India 67152
Arabia Saudite 39048
Pakistan 30941
Singapore 23336
Katar 22520
Emiratet e Bashkuara 18198
Izrael 16477
Japonia 15798
Bangladesh 14657
Indonesia 14032
Korea e jugut 10909
Filipine 10794
Kuvait 8688
Malajsia 6656
Kazakhstan 5126
Bahrain 4941
Afghanistan 4402
Oman                           3399
Thailand 3015
Irak 2767
Uzbekistan 2418
Kyrgyzstan 1016
Sri_Lanka 863
Liban 845
Maldives 835
Taxhikistan 612
Palestine 547
Jordania 540
Taivan 440
Vietnam 288
Mianmar 180
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Nepal 120
Jemen 51
Siria 47
Mongolia 42
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 9
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 772 622
USA 1329799
Brazil 162699
Canada 68848
Peru 67307
Mexico 35022
Ekuador 29559
Chile 28866
Kolumbia 11063
Republika Domenikane 10347
Panama 8448
Argentina 5776
Bolivia 2556
Puerto_Rico 2198
Honduras 1972
Kuba 1766
Guatemala 1052
El_Salvador 958
Kosta_Rika 792
Paraguai 713
Uruguai 707
Jamaika 502
Venezuela 414
Haiti 182
Bermuda 118
Trinidad dhe Tobago 116
Guyana 104
Aruba 101
Bahamas 92
Barbados 84
Ishujt Kajman 81
Sint_Maarten 76
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 359
Australia 6941
Zelanda e re 1147
Polinezia Franceze 60
Guam 151
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 16
Papa new Guinea 8
Afrika 63413
Afrika e jugut 10015
Egjypt 9400
Maroku 6063
Algeria 5723
Nigeria 4399
Gana 4263
Kameron 2579
Guinea 2146
Senegal 1709
Cote_dIvoire 1700
Sudan 1363
Xhibuti 1210
Somalia 1054
Tunizia 1032
Republika e Kongos 1024
Niger 821
Burkina_Faso 751
Guinea_Bissau 726
Mali 704
Kenia 672
Gabon 661
Republika e Tanzanise 509
Guinea Ekuadoriale 439
Mauritius 332
Chad 322
Benin 319
Sierra_Leone 307
Kongo 287
Ruanda 284
Zambia 267
Cape_Verde 246
Etiopia 239
Sao_Tome_and_Principe 208
Liberia 199
Madagaskar 193
Republika e Afrikes qendrore 179
Togo 174
Eswatini 172
Sudani jugor 156
Uganda 121
Mozambique 91
Libia 64
Malawi 56
Angola 45
Eritrea 39
Zimbabwe 36
Botswana 23
Gambia 20
Burundi 19
Namibia 16
Komorros 11
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 507 375

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 11. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 556 150 raste të konfirmuara
    • 152 418 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 maj 2020)
Europa 1 556 150
Spanja 224390
United_Kingdom 219183
Itali 219070
Russia 209688
Gjermani 169575
France 139063
Belgjika 53081
Hollanda 42627
Zvicra 30222
Portugalia 27581
Suedia 26322
Irlanda 22996
Bjellorusia 22973
Polonia 15996
Austria 15787
Rumania 15362
Ukraine 15232
Danimarka 10429
Serbia 10114
Çekia 8123
Norvegjia 8099
Finland 5962
Moldavia 4927
Luxembourg 3886
Armenia 3313
Hungaria 3284
Greqia 2716
Azerbaijan 2519
Kroacia 2187
Bosnia_dhe_Herzegovina 2090
Bullgaria 1965
Islanda 1801
Estonia 1739
Macedonia e veriut 1642
Lithuania 1479
Sllovakia 1457
Sllovenia                  1457
Letonia 939
Qipro 898
Kosova 870
Shqiperia 868
Andorra 755
Gjeorgjia 635
San_Marino 628
Malta 496
Isle_of_Man 330
Mali I zi 324
Jersey 294
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 146
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 11 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 11.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 82 488 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 30 739 vdekje
  • 106 587 pacientë të shëruar
  •     999  pacientë në terapi intensive
  • 67 950  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 30411
Emilia Romanja 7040
Piemonte 13338
Veneto 5460
Toskana                   4073
Liguria 2844
Marche 3227
Lazio 4294
Campania 1909
Trento 735
Puglia 2544
Fruli 830
Siçili 2062
Abruzzo 1609
Bolzano 447
Umbria 108
Sardenja 511
Kalabria 568
Valle d’Aosta 107
Bazilikata 142
Molise 229

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.