11 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (11.07.2020) janë testuar 31 933 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 3371 raste të konfirmuara
- 89 pacientë kanë ndërruar jetë
- 1881 pacientë të shëruar
- 1401 numri i rasteve aktive
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 11.07.2020
Qarqet | Raste aktive sipas qarqeve | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 591 | 884 | 47 |
Shkodër | 178 | 254 | 14 |
Durrësi | 229 | 368 | 14 |
Fieri | 42 | 97 | 5 |
Korça | 34 | 38 | 0 |
Elbasani | 33 | 32 | 4 |
Kukës | 41 | 56 | 1 |
Lezhë | 68 | 82 | 1 |
Vlora | 120 | 38 | 2 |
Gjirokastër | 22 | 6 | 0 |
Diber | 18 | 10 | 0 |
Berat | 25 | 16 | 1 |
TOTAL | 1401 | 1881 | 89 |
Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit
Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.
Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.
Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë realizuar në total mbi 107 mijë kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë kësaj periudhe dhe po ashtu janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit; Nga inspektimet janë marrë 3 vendime administrative për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe 1 masë administrative me gjobë, në biznes të gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.
Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.
Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni.
Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19
Përdorimi i maskave mbrojtëse
Maskat janë të detyruara për çdo qytetar në ambiente ku nuk është i mundur të respektohet distancimi social, ju duhet të vendosni maskën mbrojtës për të frenuar përhapjen e virusit! Maska ju mbron ju dhe të tjerët.
Si të përdorni maskën?
Lani duart përpara se të prekni maskën.
Vëzhgoni nëse maska është e pastruar.
Vendosni maskën duke mos lënën hapësira anash.
Mbuloni hundën, gojën dhe mjekrën.
Shmangni prekjen e maskës.
Pastroni duart para se të hiqni maskën.
Hiqeni maskën duke e mbajtur nga lidhëset.
Largoni maskën nga fytyra dhe hidheni në një kosh të mbyllur.
Lani serisht duart dhe dezinfektojini ato.
Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
Ruani higjenën vetjake.
Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 12 476 028 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 559 998
- Azi: 2 796 583 raste të konfimuara
66 928 vdekje
- Afrikë 559 432 raste të konfirmuara
12 760 vdekje
- Amerikë: 6 549 560 raste të konfirmuara
283 693 vdekje
- Oqeania : 11 010 raste të konfirmuara
135 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (11 korrik 2020) |
Kontinenti i Azisë | 2 796 583 |
India | 820916 |
Iran | 252720 |
Pakistan | 246351 |
Arabia Saudite | 226486 |
Turqia | 210965 |
Bangladesh | 178443 |
Katar | 102630 |
Kina | 85036 |
Irak | 72460 |
Indonesia | 72347 |
Kazakhstan | 56455 |
Emiratet e Bashkuara | 54050 |
Oman | 53614 |
Kuvait | 53580 |
Filipine | 52914 |
Singapore | 45613 |
Izrael | 36266 |
Afghanistan | 34366 |
Bahrain | 32039 |
Japonia | 20719 |
Nepal | 16649 |
Korea e jugut | 13373 |
Uzbekistan | 12206 |
Kyrgyzstan | 9910 |
Malajsia | 8696 |
Taxhikistan | 6457 |
Palestine | 6225 |
Thailand | 3216 |
Maldives | 2617 |
Sri_Lanka | 2454 |
Liban | 2082 |
Jemen | 1380 |
Jordania | 1173 |
Taivan | 451 |
Siria | 394 |
Vietnam | 370 |
Mianmar | 326 |
Mongolia | 227 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 141 |
Bhutan | 82 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 6 549 560 |
USA | 3184633 |
Brazil | 1800827 |
Peru | 319646 |
Chile | 309274 |
Mexico | 289174 |
Kolumbia | 140776 |
Canada | 107114 |
Argentina | 94047 |
Ekuador | 65801 |
Bolivia | 45565 |
Panama | 43257 |
Republika Domenikane | 41915 |
Guatemala | 27619 |
Honduras | 27053 |
Puerto_Rico | 9296 |
El_Salvador | 9142 |
Venezuela | 8803 |
Kosta_Rika | 6845 |
Haiti | 6617 |
Nikaragua | 2846 |
Paraguai | 2736 |
Kuba | 2413 |
Uruguai | 985 |
Xhamaika | 753 |
Suriname | 726 |
Guyana | 290 |
Ishujt Kajman | 201 |
Ishujt Virgin | 167 |
Bermuda | 150 |
Trinidad dhe Tobago | 133 |
Bahamas | 108 |
Aruba | 105 |
Barbados | 98 |
Sint_Maarten | 78 |
Antigua_and_Barbuda | 74 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 66 |
Belize | 37 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 29 |
Curaçao | 25 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 22 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 17 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 12 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 11 010 |
Australia | 9359 |
Zelanda e re | 1193 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 312 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 21 |
Ishujt Mariana | 31 |
Papa new Guinea | 11 |
Afrika | 559 432 |
Afrika e jugut | 250687 |
Egjypt | 80235 |
Nigeria | 31323 |
Gana | 23834 |
Algeria | 17808 |
Maroku | 15328 |
Kameron | 14916 |
Cote_dIvoire | 12052 |
Sudan | 10204 |
Kenia | 9448 |
Republika e Kongos | 7904 |
Senegal | 7882 |
Etiopia | 7120 |
Guinea | 5969 |
Gabon | 5942 |
Mauritania | 5126 |
Xhibuti | 4955 |
Republika e Afrikes qendrore | 4259 |
Madagaskar | 4143 |
Guinea Ekuadoriale | 3071 |
Somalia | 3038 |
Mali | 2404 |
Sudani jugor | 2129 |
Malawi | 2069 |
Kongo | 2028 |
Zambia | 1895 |
Guinea_Bissau | 1790 |
Sierra_Leone | 1613 |
Cape _Verde | 1553 |
Libia | 1342 |
Benin | 1285 |
Eswatini | 1257 |
Ruanda | 1252 |
Tunizia | 1240 |
Mozambique | 1111 |
Niger | 1099 |
Burkina_Faso | 1020 |
Uganda | 1006 |
Liberia | 963 |
Zimbabwe | 942 |
Chad | 874 |
Sao_Tome _and_Principe | 727 |
Togo | 710 |
Namibia | 668 |
Saharaja perendimore | 519 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Angola | 458 |
Mauritius | 342 |
Botswana | 314 |
Komorros | 313 |
Eritrea | 232 |
Burundi | 226 |
Lezoto | 134 |
Seychelles | 100 |
Gambia | 64 |
Total | 9 917 281 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 11. 07. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 558 747 raste të konfirmuara
- 196 475 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (11 korrik 2020) |
Europa | 2 558 747 |
Russia | 713936 |
United_Kingdom | 288133 |
Spanja | 253908 |
Itali | 242639 |
Gjermani | 198556 |
France | 170752 |
Suedia | 74898 |
Bjellorusia | 64604 |
Belgjika | 62469 |
Ukraine | 52043 |
Hollanda | 50785 |
Portugalia | 45679 |
Polonia | 37216 |
Zvicra | 32605 |
Rumania | 31381 |
Armenia | 30903 |
Irlanda | 25589 |
Azerbaijan | 22990 |
Moldavia | 18924 |
Austria | 18687 |
Serbia | 17728 |
Çekia | 13062 |
Danimarka | 12946 |
Norvegjia | 8965 |
Macedonia e veriut | 7770 |
Finland | 7279 |
Bullgaria | 6672 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 6402 |
Luxembourg | 4777 |
Kosova | 4307 |
Hungaria | 4223 |
Greqia | 3732 |
Kroacia | 3532 |
Shqiperia | 3371 |
Estonia | 2013 |
Islanda | 1886 |
Sllovakia | 1870 |
Lithuania | 1861 |
Sllovenia | 1793 |
Letonia | 1154 |
Mali I zi | 1077 |
Qipro | 1013 |
Gjeorgjia | 981 |
Andorra | 855 |
San_ Marino | 714 |
Malta | 674 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 325 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 188 |
Gjibraltar | 180 |
Monako | 108 |
Liechtenstein | 85 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 11 korrik 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 11. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 13 303 rastet aktualisht të konfirmuara
- 34 945 vdekje
- 194 579 pacientë të shëruar
- 67 pacientë në terapi intensive
- 12 410 qytetarë në izolim