1 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019
Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin COVID_19 në Shqipëri. Deri tani janë testuar 29 raste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, të cilat pas testimit rezultuan negative.
Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore, po kryhet monitorimi i temperaturës në vijimësi për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare.
Në 24 orët e fundit thirrjet në nr e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonatave, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 87 024 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 2979 vdekje.
- Azi: 85 369 raste të konfimuara
2946 vdekje
- Afrikë 3 rast i konfirmuar
- Amerikë: 96 raste të konfirmuara
1 vdekje
- Oqeania : 26 raste të konfirmuara
1 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 85 369 |
Kina | 79929 |
Republika e Koresë | 3526 |
Iran | 593 |
Japoni | 239 |
Singapor | 102 |
Kuvajt | 45 |
Tajland | 42 |
Taivan | 40 |
Bahrain | 38 |
Malajzi | 25 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 21 |
Vietnam | 16 |
Irak | 13 |
Izrael | 7 |
Oman | 6 |
Filipine | 3 |
Indi | 3 |
Liban | 4 |
Pakistani | 4 |
Azerbaxhani | 1 |
Sri Lanka | 1 |
Kamboxhia | 1 |
Afganistan | 1 |
Nepal | 1 |
Katar | 1 |
Raste të tjera | 705 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 705 |
Amerika | 96 |
USA | 69 |
Kanada | 20 |
Meksika | 4 |
Brazili | 2 |
Ekuador | 1 |
Oqeania | 27 |
Australia | 26 |
Zelanda e re | 1 |
Afrika | 3 |
Egjypt | 1 |
Algjeria | 1 |
Nigeria | 1 |
Total | 85 495 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 01. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1520 raste të konfirmuara
- 31 vdekje
- Shqipëri: Janë testuar 29 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 mars 2020) |
Europa | 1520 |
Italia | 1128 |
Gjermani | 111 |
Franca | 100 |
Spanja | 66 |
Anglia | 23 |
Zvicra | 18 |
Norvegjia | 15 |
Suedia | 13 |
Austria | 10 |
Greqia | 7 |
Hollanda | 7 |
Kroacia | 5 |
Finlanda | 3 |
Danimarka | 3 |
Rumania | 3 |
Gjeorgjia | 3 |
Rusia | 2 |
Belgjika | 1 |
Lituania | 1 |
Estonia | 1 |
San Marino | 1 |
Bjellorusia | 1 |
Maqedonia e Veriut | 1 |
Islanda | 1 |
Monako | 1 |
Azerbaxhan | 1 |
Irlanda | 1 |
Armenia | 1 |
Luksemburg | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 29.02.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 1049 raste te konfirmuara
- 29 vdekje
- 50 pacientë të shëruar
- 105 në terapi intensive
- 543 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia 615
- Emilia Romanja 217
- Veneto 191
- Liguria 42
- Campania 13
- Piemonte 11
- Toskana 11
- Marche 11
- Lazio 6
- Siçili 4
- Pulia 3
- Abruzzo 2
- Kalabri 1
- Bolzano 1
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.