10 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (10.04.2020) janë testuar 3385 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 416 raste të konfirmuara
  • 23 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 182 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 10.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 199 13
Fieri 32 1
Durrësi 38 3
Korça 17  
Vlora 5 1
Elbasani 15  
Lushnja 5 1
Kavaja 8 2
Shkodër 49 1
Lezhë 14  
Kruja 5  
Puka 4  
Tropojë 4  
Has 12 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
TOTAL 416 23

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.

Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Pasi në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj, në kuadër të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19, 30 respiratorë të tjerë pritet të vijnë së shpejti.  Një marrëveshje e përbashkët partneriteti u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP), e cila thekson mbështetjen ndaj autoriteteve të shëndetësisë në Shqipëri për të luftuar COVID-19 përmes blerjes së 30 respiratorëve.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.

 

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim do t’ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.

Link masat e reja

Link vkm

Link akt normativ

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 563. 857 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 95 044
  • Azi: 260 549 raste të konfimuara- 9831 vdekje
  • Afrikë : 12 280 raste të konfirmuara- 630 vdekje
  • Amerikë: 537 678 raste të konfirmuara- 19 309 vdekje
  • Oqeania : 7392 raste të konfirmuara-  60 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 10 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (10 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 260 549
Kina 82925
Iran 66220
Turqia 42282
Korea e jugut 10450
Israel 9968
India 6412
Japonia 4667
Pakistan 4601
Malajsia 4228
Filipine 4076
Indonesia 3293
Arabia Saudite 3287
Emiratet e Bashkuara 2990
Thailand 2473
Katar 2376
Singapore 1909
Irak 1232
Kuvait 910
Bahrain 887
Kazakhstan 802
Liban 582
Uzbekistan 582
Afghanistan 484
Oman 457
Taivan 380
Jordania              372
Bangladesh 330
Kyrgyzstan 298
Palestine 263
Vietnam 255
Sri_Lanka 190
Brunei_Darussalam 135
Kamboxha 119
Mianmar 27
Maldives 19
Syria 19
Laos 16
Mongolia 16
Nepal 9
Bhutan 5
Timor_Leste 2
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 537 678
USA 466033
Canada 20748
Brazil 17857
Chile 5972
Peru 5256
Ekuador 4965
Mexico 3441
Panama 2752
Republika Domenikane 2349
Kolumbia 2223
Argentina 1894
Puerto_Rico 683
Kosta_Rica 539
Kuba 515
Uruguai 473
Honduras 382
Bolivia 268
Venezuela 171
Paraguay 129
Guatemala 126
El_Salvador 117
Trinidad dhe Tobago 109
Aruba 82
Barbados 66
Jamaica 63
Sint_Maarten 50
Ishujt Virgin 50
Bermuda 48
Ishujt Kajman 45
Bahamas 41
Guyana 37
Haiti 30
Antigua_and_Barbuda 19
Dominica 16
Curaçao 14
Saint_Lucia 14
Grenada 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Greenland 11
Saint_Kitts dhe Nevis 11
Suriname 10
Belize 9
Montserrat 9
Ishujt Turks_and_Caicos 8
Nicaragua 6
Ishujt Malvinas 5
Anguilla 3
British_Virgin_Islands 3
Bonaire 2
Oqeania 7392
Australia 6152
Zelanda e re 1015
Polinezia Franceze 51
Guam 128
Kaledonia e re 18
Fixhi 15
Ishujt Mariana 11
Papa new Guinea 2
Afrika 12 280
Afrika e jugut 1934
Egjypt 1699
Algeria 1666
Maroku 1374
Kameron 730
Tunizia 643
Cote_dIvoire 444
Burkina_Faso 443
Niger 410
Gana 378
Mauritius 314
Nigeria 288
Senegal 250
Republika e Kongos 215
Guinea 194
Kenia 184
Xhibouti 140
Ruanda 113
Madagaskar 93
Togo 73
Kongo 60
Mali 59
Etiopia 56
Uganda 53
Gabon 44
Zambia 39
Guinea_Bissau 35
Eritrea 33
Liberia 31
Benin 30
Republika e Tanzanise 25
Libia 24
Angola 19
Guinea Ekuadoriale 18
Mozambique 17
Namibia 16
Sudan 14
Botswana 13
Eswatini 12
Somalia 12
Republika e Afrikes qendrore 11
Chad 11
Zimbabwe 11
Seychelles 10
Malawi 8
Cape_Verde 7
Mauritania 7
Sierra_Leone 7
Gambia 4
Sao Tome dhe Principe 4
Burundi 3
Sudani jugor 2
Total 818 595

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 10. 04. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 745 262 raste të konfirmuara
    • 65 207 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 10 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (10 prill 2020)
Europa 745 262
Spanja 152446
Itali 143626
Gjermani 113525
France 86334
United_Kingdom 65077
Belgjika 24983
Zvicra 23495
Hollanda 21762
Portugalia 13956
Austria 13248
Russia 10131
Suedia 9141
Irlanda 7393
Norvegjia 6160
Denimarka 5635
Polania 5575
Çekia 5569
Rumania 5202
Luxembourg 3115
Serbia 2867
Finland 2605
Greqia 1955
Ukraine 1892
Iseland 1648
Bjellorusia 1486
Kroacia 1407
Moldavia 1289
Estonia 1207
Hungaria 1190
Sllovenia 1124
Lithuania 955
Azerbaijan 926
Armenia 921
Bosnia_and_Herzegovina 875
Sllovakia 701
Macedonia e veriut 663
Bullgaria 624
Letonia 589
Andorra 583
Qipro 564
Shqiperia 409
Malta 337
San_Marino 333
Mali I zi 252
Kosova 227
Gjeorgjia 218
Guernsey 191
Isle_of_Man 190
Faroe_Islands 184
Jersey 183
Gjibraltar 123
Monako 84
Liechtenstein 79
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 10 prill 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 10.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 98273 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 18849 vdekje
  • 30455 pacientë të shëruar
  • 3497 pacientë në terapi intensive
  • 66534  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 28545
Emilia Romanja 13110
Veneto 10171
Piemonte 10989
Marche 3562
Toskana 5537
Liguria 3245
Lazio 3448
Campania 2859
Trento 1940
Puglia 2238
Siçili 1893
Fruli 1415
Abruzzo 1566
Bolzano 1281
Umbria 823
Valle d’Aosta 606
Sardenja 840
Kalabria 755
Bazilikata 270
Molise 181

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.