1 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (01.06.2020) janë testuar 14825 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 1143 raste të konfirmuara
- 34 pacientë kanë ndërruar jetë
- 877 pacientë të shëruar
- 233 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 01.06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 12 | 0 |
Dibër | 10 | 1 | 0 |
Durrës | 249 | 198 | 6 |
Elbasan | 21 | 20 | 0 |
Fieri | 58 | 47 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 52 | 0 |
Shkodër | 125 | 112 | 2 |
Tiranë | 553 | 371 | 21 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 1143 | 877 | 34 |
Situata e fundit e COVID 19 në Shqipëri
Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.
Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.
Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.
Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. Që prej fillimit të eepidemisëdhe deri tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 34 persona.
Po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 2 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga sot ka filluar lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufinjve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera.
Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor
Nga data 1 Qershor Qershor të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjithë vendin pa kufizim.
Nga data 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike duke zbatuar protokollet e sigurisë se miratuar.
Nga data 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes se karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qëndrat e formimit arsimor, kulturor, qëndrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurise.
Ndalohen të hapen deri në 23 Qershor
Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluar janë: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 6 136 085 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 371 857
- Azi: 1 123 892 raste të konfimuara
30 602 vdekje
- Afrikë 146 996 raste të konfirmuara
4 222 vdekje
- Amerikë: 2 904 566 raste të konfirmuara
163 281 vdekje
- Oqeania : 8 651 raste të konfirmuara
132 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 qershor 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 123 892 |
India | 190535 |
Turqia | 163942 |
Iran | 151466 |
Arabia Saudite | 85261 |
Kina | 84147 |
Pakistan | 72460 |
Katar | 56910 |
Bangladesh | 47153 |
Singapore | 34884 |
Emiratet e Bashkuara | 34557 |
Kuvait | 27043 |
Indonesia | 26473 |
Filipine | 18086 |
Izrael | 17071 |
Japonia | 16884 |
Afghanistan | 15205 |
Korea e jugut | 11503 |
Oman | 11437 |
Bahrain | 11398 |
Kazakhstan | 11308 |
Malajsia | 7819 |
Irak | 6439 |
Taxhikistan | 3807 |
Uzbekistan | 3662 |
Thailand | 3081 |
Kyrgyzstan | 1817 |
Maldives | 1773 |
Sri_Lanka | 1633 |
Nepal | 1572 |
Liban | 1220 |
Jordania | 739 |
Palestine | 627 |
Taivan | 442 |
Vietnam | 328 |
Jemen | 323 |
Mianmar | 228 |
Mongolia | 185 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 125 |
Siria | 122 |
Bhutan | 43 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 2 904 566 |
USA | 1790191 |
Brazil | 514849 |
Peru | 164476 |
Chile | 99688 |
Canada | 90936 |
Mexico | 90664 |
Ekuador | 39098 |
Kolumbia | 29383 |
Republika Domenikane | 17285 |
Argentina | 16838 |
Panama | 13463 |
Bolivia | 9982 |
Honduras | 5202 |
Guatemala | 5087 |
Puerto_Rico | 3776 |
El_Salvador | 2517 |
Haiti | 2124 |
Kuba | 2045 |
Venezuela | 1510 |
Kosta_Rika | 1056 |
Paraguai | 986 |
Uruguai | 823 |
Nikaragua | 759 |
Xhamaika | 586 |
Guyana | 153 |
Ishujt Kajman | 141 |
Bermuda | 140 |
Trinidad dhe Tobago | 117 |
Bahamas | 102 |
Aruba | 101 |
Barbados | 92 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 69 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 26 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Grenada | 23 |
Suriname | 23 |
Curaçao | 19 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 651 |
Australia | 7195 |
Zelanda e re | 1154 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 175 |
Kaledonia e re | 19 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 22 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 146 996 |
Afrika e jugut | 32683 |
Egjypt | 24985 |
Nigeria | 10162 |
Algeria | 9394 |
Gana | 8070 |
Maroku | 7807 |
Kameron | 5904 |
Sudan | 5026 |
Guinea | 3771 |
Senegal | 3645 |
Xhibuti | 3354 |
Republika e Kongos | 3049 |
Cote_dIvoire | 2833 |
Gabon | 2655 |
Somalia | 1976 |
Kenia | 1962 |
Guinea_Bissau | 1322 |
Guinea Ekuadoriale | 1306 |
Mali | 1265 |
Etiopia | 1172 |
Tunizia | 1077 |
Zambia | 1057 |
Republika e Afrikes qendrore | 1011 |
Sudani jugor | 994 |
Niger | 958 |
Burkina_Faso | 881 |
Sierra_Leone | 861 |
Chad | 778 |
Madagaskar | 771 |
Kongo | 611 |
Mauritania | 530 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Sao_Tome_and_Principe | 483 |
Uganda | 458 |
Togo | 442 |
Cape_Verde | 435 |
Ruanda | 370 |
Mauritius | 335 |
Liberia | 288 |
Eswatini | 285 |
Malawi | 284 |
Mozambique | 254 |
Benin | 232 |
Zimbabwe | 178 |
Libia | 156 |
Komorros | 106 |
Angola | 86 |
Burundi | 63 |
Eritrea | 39 |
Botswana | 38 |
Gambia | 25 |
Namibia | 24 |
Saharaja perendimore | 23 |
Seychelles | 11 |
Lezoto | 2 |
Total | 4 184 771 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 01. 06. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 951 284 raste të konfirmuara
- 173 613 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 qershor 2020) |
Europa | 1 951 284 |
Russia | 405843 |
United_Kingdom | 274762 |
Spanja | 239429 |
Itali | 233019 |
Gjermani | 181815 |
France | 151753 |
Belgjika | 58381 |
Hollanda | 46442 |
Bjellorusia | 42556 |
Suedia | 37542 |
Portugalia | 32500 |
Zvicra | 30779 |
Irlanda | 24990 |
Polonia | 23786 |
Ukraine | 23672 |
Rumania | 19257 |
Austria | 16642 |
Danimarka | 11669 |
Serbia | 11412 |
Armenia | 9282 |
Çekia | 9273 |
Norvegjia | 8411 |
Moldavia | 8251 |
Finland | 6859 |
Azerbaijan | 5494 |
Luxembourg | 4018 |
Hungaria | 3876 |
Greqia | 2917 |
Bullgaria | 2513 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2509 |
Kroacia | 2246 |
Macedonia e veriut | 2226 |
Estonia | 1869 |
Islanda | 1806 |
Lithuania | 1675 |
Sllovakia | 1522 |
Sllovenia | 1473 |
Shqiperia | 1143 |
Letonia | 1066 |
Kosova | 1064 |
Qipro | 944 |
Gjeorgjia | 783 |
Andorra | 764 |
San_Marino | 671 |
Malta | 616 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 308 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 169 |
Monako | 99 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 qershor 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 01.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 41 367 rastet aktualisht të konfirmuara
- 33 475 vdekje
- 158 355 pacientë të shëruar
- 424 pacientë në terapi intensive
- 34 844 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.