1 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (01.04.2020) janë testuar 1823  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 259 raste të konfirmuara
  • 15 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 67 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 01.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 140 7
Fieri 23 1
Durrësi 29 2
Korça 16  
Vlora 5 1
Elbasani 5  
Lushnja 4 1
Kavaja 5 2
Shkodër 8  
Lezhë 5  
Kruja 5  
Puka 3  
Tropojë 4  
Has 2 1
Rrogozhina 2  
Berat 1  
Mirdita 2  
TOTAL 259 15

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” ndodhet 1 pacient i shtruar.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar. Prej tyre kanë rezultuar negativë në testin konfirmues edhe 5 mjekë dhe infermierë. Shkon në 13 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Masa të reja për parandalimin e COVID-19:

Me një tjetër urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu janë shtyrë pa afat urdhërat për masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19.

▪️Qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e epidemisë: Çerdhet, kopshtet dhe shkollat – të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike. Baret, restorantet, lokalet, fast-food-et dhe strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët.

▪️Do të jenë të ndaluara deri në përfundimin e epidemisë aktivitetet publike dhe jo publike dhe anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

▪️Shtyhen deri në përfundimin e kësaj situate edhe urdhrat për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jo publike.

▪️Duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe indiviët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online.

▪️Sipas urdhërit të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale administratorët shoqërorë të njësive adminsitrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike.

▪️Gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar.

▪️Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore.

▪️Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) dhe janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.

Në Shërbimin Infektiv ka mbërritur një sasi e medikamentit Chlorokina për trajtimin e COVID-19, medikament i cili po përdoret edhe në vende të tjera të botës për të kuruar infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.

Kanë nisur procedurat edhe për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit COVID-19. Ditën e sotme është furnizuar sërish me një sasi testesh për përcaktimin e dignozës COVID-19.

2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 853 200 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 41 887.
  • Azi:          178 751 raste të konfimuara

7113 vdekje

  • Afrikë 5352 raste të konfirmuara

179 vdekje

  • Amerikë: 216 865 raste të konfirmuara

 4698 vdekje

  • Oqeania : 5488 raste të konfirmuara

  24 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 178 751
Kina 82295
Iran 44606
Turqi 15422
Republika e Koresë 9786
Izrael 4916
Malajzi 2626
Filipine  2084
Pakistani 2039
Japoni 1953
Tajland 1651
Arabia Saudite 1563
Indonezia 1528
Indi 1397
Singapor  879
Katar  781
Irak  694
Emiratet e Bashkuara Arabe  664
Bahrain  567
Liban  463
Kazakistan  340
Taivan  322
Jordania  274
Kuvajt  289
Vietnam  229
Oman  192
Uzbekistan  173
Afganistan   166
Mauritus   143
Brunei   129
Sri Lanka   122
Kamboxhia   109
Palestina   117
Kyrgystan   107
Bangladeshi      51
Maldive      18
Miamare      15
Mongolia      12
Siria      10
Laos      9
Bhutan      4
Nepal      5
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 216 865
USA 189618
Kanada 8536
Brazili 5117
Kili 2738
Ekuador 2302
Meksika 1215
Panama 1181
Republika Domenikane 1109
Peru 1065
Argjentina 966
Kolumbia 906
Kosta Rika 347
Uruguai 338
Porto Riko 239
Kuba 186
Hondurasi 172
Venezuela 135
Bolivia 115
Trinidad dhe Tobago 87
Paraguaji 69
Aruba 55
Xhamajka 38
Guatemala 38
Barbado 34
Bermuda 32
El Salvador 32
Ishujt e Virxhinias 30
Haiti 15
Bahamas 15
Ishujt Kajman 14
Saint Lucia 13
Gujana 12
Kuracao 11
Dominica 11
Greenland 10
Suriname 10
Grenada 9
Saint Kits dhe Nevis 8
Antigua dhe Barbuda 7
Sint Marten 6
Monserat 5
Nikaragua 5
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Belize 3
Ishujt Britanik Virgin 3
Anguilla 2
Saint Vincent & Grenadines 1
Ishujt Malvinas 0
Oqeania 5488
Australia 4707
Zelanda e re 647
Polinezia Franceze 37
Guam 69
Kaledonia e re 16
Fixhi 5
Ishujt Mariana 6
Papa new Guinea 1
Afrika 5352
Afrika e jugut 1353
Egjypt 656
Maroku 617
Algjeria 584
Tunizia 362
Burkina Faso 246
Kameruni 193
Senegali 175
Cote d’lvoire 168
Gana 152
Nigeria 131
Republika Demokratike e Kongo 98
Ruanda 75
Kenia 59
Madagaskar 46
Uganda 44
Zambia 35
Togo 34
Xhibuti 31
Etiopia 25
Niger 20
Kongo 22
Republika e Tanzanisë 19
Mali 18
Gabon 16
Guinea 16
Guinea Ekuatorit 15
Eritrea 15
Namibia 11
Libia 10
Seychelles 10
Eswatini 9
Benin 8
Guinea – Bissau 8
Mozambiku 8
Zimbabue 8
Angola 7
Çad 7
Sudan 7
Kape verde 6
Republika e Afrikës qëndrore 6
Mauritania 5
Gambia 4
 Botsvana 3
Liberia 3
Somalia 3
Burundi 2
Sierra Leone 1
Sudani jugor 1
Total 407 152

 

 Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 01. 04. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 446 048 raste të konfirmuara
    • 29 866 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 prill 2020)
Europa 446 048
Italia 105 792
Spanja 94 417
Gjermania 67 366
Franca 52 128
Anglia 25 150
Zvicra 16 108
Belgjika 12 775
Hollanda 12 595
Austria 10 182
Portugalia    7 443
Norvegjia    4 447
Suedia    4 435
Çekia    3 308
Irlanda    3 235
Danimarka    2 860
Rusia    2 337
Polonia    2 311
Rumania    2 245
Luksemburg    2 178
Finlanda    1 384
Greqia    1 314
Islanda    1 135
Serbia    900
Kroacia     867
Sllovenia     814
Estonia     745
Ukraina     549
Lituania     533
Armenia     532
Hungaria     492
Bosnje –Hercegovina    413  
Bullgaria    399
Letoni    398   
Andora     376
Sllovakia     363
Moldavia     353
Maqedonia e Veriut     329
Azerbaxhan     298 
Qipro     262 
San Marino     230
Shqipëria     243
Ishujt Faroe     169
Malta     167
Kosova     112
Bjellorusia     152
Gjeorgjia     110
Mali i zi     109
Xhersi     81
Gjibraltar     69
Litenshtein     68
Monako     52
Guemsey     60
Isle of Man      52
Vatikani      6

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 prill 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 01.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 80572 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 13155 vdekje
  • 16847 pacientë të shëruar

 

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 25765
Emilia Romanja 11489
Veneto 8224
Piemonte 8470
Marche 3456
Toskana 4432
Liguria 2645
Lazio 2758
Campania 1976
Trento 1483
Puglia 1756
Siçili 1544
Fruli 1206
Abruzzo 1211
Bolzano 1112
Umbria 864
Valle d’Aosta 540
Sardenja 675
Kalabria 610
Bazilikata 225
Molise 131

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.