1 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (01.05.2020) janë testuar 8498 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 782 raste të konfirmuara
- 31 pacientë kanë ndërruar jetë
- 488 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 01.05.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 4 | 2 | |
Dibër | 1 | ||
Durrës | 152 | 53 | 6 |
Elbasan | 18 | 15 | |
Fieri | 45 | 40 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korçë | 19 | 18 | |
Kukës | 36 | 27 | 1 |
Lezhë | 51 | 21 | |
Shkodër | 114 | 88 | 2 |
Tiranë | 337 | 220 | 18 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
TOTAL | 782 | 488 | 31 |
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.
Janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Ky është nje tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Vijon hapja e zonave të gjelbërta
Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin,
Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.
Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.
Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.
Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja
Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.
Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.
Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.
Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.
Do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë.
Masat të tjera për parandalimin e COVID-19
Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.
Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!
I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 3 214 256 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 232 570
- Azi: 515 809 raste të konfimuara
18 555 vdekje
- Afrikë 38 858 raste të konfirmuara
1 635 vdekje
- Amerikë: 1 339 540 raste të konfirmuara
77 578 vdekje
- Oqeania : 8 156 raste të konfirmuara
118 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 maj 2020) |
Kontinenti i Azisë | 515 809 |
Turqia | 120204 |
Iran | 94640 |
Kina | 83956 |
India | 35043 |
Arabia Saudite | 22753 |
Pakistan | 16817 |
Singapore | 16169 |
Izrael | 15946 |
Japonia | 14281 |
Katar | 13409 |
Emiratet e Bashkuara | 12481 |
Korea e jugut | 10774 |
Indonesia | 10118 |
Filipine | 8488 |
Bangladesh | 7667 |
Malajsia | 6002 |
Kuvait | 4024 |
Kazakhstan | 3504 |
Bahrain | 3040 |
Thailand | 2960 |
Oman | 2348 |
Afghanistan | 2171 |
Irak | 2085 |
Uzbekistan | 2046 |
Kyrgyzstan | 746 |
Liban | 725 |
Sri_Lanka | 665 |
Palestine | 507 |
Maldives | 468 |
Jordania | 453 |
Taivan | 429 |
Vietnam | 270 |
Mianmar | 151 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Kamboxha | 122 |
Nepal | 57 |
Siria | 43 |
Mongolia | 38 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Bhutan | 15 |
Jemen | 7 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 1 339 540 |
USA | 1069826 |
Brazil | 85380 |
Canada | 53236 |
Peru | 36976 |
Ekuador | 24934 |
Mexico | 19224 |
Chile | 16023 |
Republika Domenikane | 6972 |
Panama | 6532 |
Kolumbia | 6507 |
Argentina | 4415 |
Puerto_Rico | 1539 |
Kuba | 1501 |
Bolivia | 1167 |
Honduras | 804 |
Kosta_Rika | 719 |
Uruguai | 643 |
Guatemala | 599 |
El_Salvador | 424 |
Jamaika | 422 |
Venezuela | 333 |
Paraguai | 266 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Bermuda | 114 |
Aruba | 100 |
Guyana | 82 |
Bahamas | 81 |
Barbados | 81 |
Haiti | 81 |
Sint_Maarten | 76 |
Ishujt Kajman | 73 |
Ishujt Virgin | 66 |
Antigua_and_Barbuda | 24 |
Grenada | 20 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 17 |
Curaçao | 16 |
Dominica | 16 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Nikaragua | 14 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 6 |
British_Virgin_Islands | 6 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8156 |
Australia | 6762 |
Zelanda e re | 1132 |
Polinezia Franceze | 58 |
Guam | 146 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 38 858 |
Afrika e jugut | 5647 |
Egjypt | 5537 |
Maroku | 4423 |
Algeria | 4006 |
Gana | 2074 |
Nigeria | 1932 |
Kameron | 1832 |
Guinea | 1495 |
Cote_dIvoire | 1275 |
Xhibuti | 1089 |
Tunizia | 994 |
Senegal | 933 |
Niger | 719 |
Burkina_Faso | 645 |
Somalia | 601 |
Republika e Kongos | 572 |
Mali | 490 |
Republika e Tanzanise | 480 |
Sudan | 442 |
Kenia | 396 |
Mauritius | 334 |
Guinea Ekuadoriale | 315 |
Gabon | 276 |
Ruanda | 243 |
Kongo | 220 |
Guinea_Bissau | 205 |
Liberia | 141 |
Madagaskar | 132 |
Etiopia | 131 |
Sierra_Leone | 124 |
Cape_Verde | 121 |
Togo | 116 |
Zambia | 106 |
Eswatini | 100 |
Benin | 84 |
Uganda | 83 |
Mozambique | 76 |
Chad | 73 |
Libia | 61 |
Republika e Afrikes qendrore | 50 |
Zimbabwe | 40 |
Eritrea | 39 |
Malawi | 37 |
Sudani jugor | 35 |
Angola | 27 |
Botswana | 23 |
Namibia | 16 |
Sao Tome dhe Principe | 16 |
Burundi | 15 |
Gambia | 12 |
Seychelles | 11 |
Mauritania | 8 |
Saharaja perendimore | 6 |
Total | 1 903 059 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 01. 05. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 311 197 raste të konfirmuara
- 134 677 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 maj 2020) |
Europa | 1 288 663 |
Spanja | 213435 |
Itali | 205463 |
United_Kingdom | 171253 |
Gjermani | 159119 |
France | 129581 |
Russia | 106498 |
Belgjika | 48519 |
Hollanda | 39316 |
Zvicra | 29503 |
Portugalia | 25056 |
Suedia | 21092 |
Irlanda | 20612 |
Austria | 15457 |
Bjellorusia | 14027 |
Polonia | 12877 |
Rumania | 12240 |
Ukraine | 9866 |
Danimarka | 9158 |
Serbia | 9009 |
Norvegjia | 7710 |
Çekia | 7682 |
Finland | 4995 |
Moldavia | 3897 |
Luxembourg | 3784 |
Hungaria | 2863 |
Greqia | 2591 |
Kroacia | 2076 |
Armenia | 2066 |
Azerbaijan | 1804 |
Islanda | 1797 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1689 |
Estonia | 1689 |
Bullgaria | 1506 |
Macedonia e veriut | 1465 |
Sllovenia | 1429 |
Sllovakia | 1396 |
Lithuania | 1385 |
Letonia | 858 |
Qipro | 850 |
Kosova | 799 |
Shqiperia | 773 |
Andorra | 745 |
San_Marino | 569 |
Gjeorgjia | 539 |
Malta | 465 |
Mali I zi | 322 |
Isle_of_Man | 315 |
Jersey | 286 |
Guernsey | 251 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 144 |
Monako | 95 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 11 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 maj 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 01.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 100 943 rastet aktualisht të konfirmuara
- 28 236 vdekje
- 78 249 pacientë të shëruar
- 1 578 pacientë në terapi intensive
- 80 708 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 36473 |
Emilia Romanja | 9484 |
Piemonte | 15562 |
Veneto | 7779 |
Toskana | 5373 |
Liguria | 3518 |
Marche | 3211 |
Lazio | 4446 |
Campania | 2753 |
Trento | 1293 |
Puglia | 2947 |
Fruli | 1115 |
Siçili | 2171 |
Abruzzo | 1911 |
Bolzano | 757 |
Umbria | 204 |
Sardenja | 744 |
Kalabria | 727 |
Valle d’Aosta | 92 |
Bazilikata | 193 |
Molise | 190 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.