1 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19 

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (01.07.2020) janë testuar 27303  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 2580 raste të konfirmuara
  • 66 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1516 pacientë të shëruar
  • 999 numri i rasteve aktive

 

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 30. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 21 15 0
Dibër 16 10 0
Durrës 513 301 11
Elbasan 42 25 1
Fieri 123 71 5
Gjirokastër 8 1 0
Korça 50 22 0
Kukës 64 44 1
Lezhë 105 639 0
Shkodër 363 204 10
Tiranë 1153 750 36
Vlorë 122 10 2
Total 2580 1516 66

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

 

 

Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare dhe një 84 vjeçar nga Shkodra, gjithashtu një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e infektimit me COVID-19. 66 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

ISHSH në monitorim të subjekteve për zbatimin e protokolleve të sigurisë

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer mbi 93 mijë inspektime në biznese dhe institucione publike për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID19. Gjatë periudhës së epidemisë janë vendosur gjithashtu 340 masa administrative në subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve.

Vetëm në 24 orët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1804 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë vendosur në total 4 masa administrative: 3 masa me gjobë në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje si bar-kafe dhe institucione publike dhe 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të aaktivitetit.

Inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

 

Fuqizimi i njësive të terapisë intensive

 

Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19.
Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që i shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19.

Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.

 

Në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive, deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, gjithashtu spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar QSUT “Nënë Tereza”.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 10 446 353 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 511 037
  • Azi:          2 261 403 raste të konfimuara

56 303 vdekje

  • Afrikë 405 076 raste të konfirmuara

10 147 vdekje

  • Amerikë: 5 327 057 raste të konfirmuara

 252 485 vdekje

  • Oqeania : 9 421 raste të konfirmuara

  133 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 261 403
India 585493
Iran 227662
Pakistan 213470
Turqia 199906
Arabia Saudite 190823
Bangladesh 145483
Katar 96088
Kina 84785
Indonesia 56385
Irak 49109
Emiratet e Bashkuara 48667
Kuvait 46195
Singapore 43907
Oman 40070
Filipine    37514
Afghanistan 31517
Bahrain 26758
Izrael 25244
Kazakhstan 21819
Japonia 18723
Nepal               13564
Korea e jugut 12850
Malajsia 8639
Uzbekistan 8627
Taxhikistan 5954
Kyrgyzstan 5735
Thailand 3173
Palestine 2765
Maldives            2361
Sri_Lanka 2047
Liban 1778
Jemen 1158
Jordania 1132
Taivan 447
Vietnam                     355
Mianmar 299
Siria                    279
Mongolia 220
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 77
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 5 327 057
USA 2634432
Brazil 1402041
Peru 285213
Chile 279393
Mexico 226089
Canada 104193
Kolumbia 97846
Argentina 64517
Ekuador 56432
Panama 33550
Bolivia 33219
Republika Domenikane 32568
Honduras 19558
Guatemala 18096
Puerto_Rico 7465
El_Salvador 6438
Haiti 5975
Venezuela 5832
Kosta_Rika 3459
Nikaragua 2519
Kuba 2341
Paraguai 2221
Uruguai 936
Xhamaika           702
Suriname 517
Guyana 245
Ishujt Kajman 200
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 130
Bahamas 104
Aruba 103
Barbados 97
Ishujt Virgin 84
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 66
Ishujt Turks_and_Caicos 41
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Belize 28
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 421
Australia 7834
Zelanda e re 1178
Polinezia Franceze 62
Guam 267
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 11
Afrika 405 076
Afrika e jugut 151209
Egjypt 68311
Nigeria 25694
Gana 17741
Algeria 13907
Kameron            12592
Maroku 12533
Cote_dIvoire 9499
Sudan 9258
Republika e Kongos 7038
Senegal 6793
Kenia 6366
Etiopia 5846
Gabon                5394
Guinea 5391
Xhibuti 4682
Mauritania 4149
Republika e Afrikes qendrore 3745
Somalia 2924
Madagaskar 2214
Mali 2181
Sudani jugor 2006
Guinea Ekuadoriale 2001
Guinea_Bissau 1654
Zambia 1594
Sierra_Leone 1462
Malawi               1265
Kongo 1245
Cape _Verde 1227
Benin 1199
Tunizia 1174
Niger 1075
Ruanda 1025
Burkina_Faso 962
Mozambique 889
Uganda 889
Chad 866
Libia 824
Eswatini 812
Liberia 780
Sao_Tome _and_Principe 714
Togo 650
Zimbabwe 591
Republika e Tanzanise 509
Saharaja perendimore 380
Mauritius 341
Komorros           303
Angola 284
Botswana 227
Eritrea                203
Namibia 203
Burundi 170
Gambia 47
Lezoto 27
Seychelles 11
Total 8 003 653

 

 

 

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 01. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 427 670 raste të konfirmuara
    • 191 411 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (1 korrik 2020)
Europa 2 427 670
Russia 647849
United_Kingdom 312654
Spanja 249271
Itali 240578
Gjermani 194725
France 164801
Suedia 68451
Bjellorusia 62118
Belgjika 61509
Hollanda 50273
Ukraine 44998
Portugalia 42141
Polonia 34393
Zvicra            31631
Rumania 26970
Armenia 25542
Irlanda 25473
Austria 17777
Azerbaijan 17524
Moldavia 16613
Serbia 14564
Danimarka       12768
Çekia 11954
Norvegjia 8865
Finland 7214
Macedonia e veriut 6350
Bullgaria 4989
Bosnia_dhe_Herzegovina 4453
Luxembourg                        4299
Hungaria 4155
Greqia 3409
Kosova 2878
Kroacia 2777
Shqiperia 2580
Estonia 1989
Islanda                                 1842
Lithuania                  1817
Sllovakia 1667
Sllovenia 1600
Letonia 1118
Qipro 998
Gjeorgjia 928
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 670
Mali I zi 548
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 177
Monako 103
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 korrik 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 01. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 15 255 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 788 vdekje
  • 190 717 pacientë të shëruar
  •     87   pacientë në terapi intensive
  • 14 143   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.