“Përcaktorët e sjelljeve shëndetësore në vendet e Rajonit Europian”

 

 

Në vitin e saj të pestë, Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik do të zhvillohet në datën 9 maj 2017 në Tiranë, me temë: “Përcaktorët e sjelljeve shëndetësore në vendet e Rajonit Europian”,

Kjo konferencë e Shëndetit Publik do të adresojë disa çështje kryesore, të cilat kanë të bëjnë me përcaktorët e sjelljeve shëndetësore  në shoqëritë në tranzicion, në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera të Rajonit Europian.

Faktorët kryesorë të stilit të jetesës përfshijnë duhanpirjen, konsumin e alkoolit, përdorimin e drogave, aktivitetin fizik, sjelljen seksuale dhe zakonet e të ushqyerit. Në shkallë globale është vërtetuar se faktorët kryesorë të rrezikut që lidhen me vdekshmërisë përfshijnë duhanprijen, nivelin e lartë të glukozës në gjak, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën dhe obezitetin. Të gjithë këta faktorë të modifikueshëm të stilit të jetesës janë gjithashtu përgjegjës edhe për rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe diabetin.

Në Shqipëri, tre faktorët e riskut, të cilët mbanin peshën më të madhe të sëmundshmërisë në vitin 2010, ishin faktorët që lidhen me ushqyerjen (i pari), presioni i lartë i gjakut (i dyti), duhanpirja (i treti). Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, prevalenca e duhanpirjes mund të rritet nëse nuk merren masa paraprake, dhe kjo mund të rrezikojë seriozisht rritjen e mëtejshme të jetëgjatësisë së pritshme dhe rënien e mundshme të barrës së sëmundjeve jo të transmetueshme.

Vendi ku do të zhvillohet konferenca:

Hotel “Tirana Internacional”

Sheshi “Skënderbej” 8, Tiranë

Organizimi

Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik organizohet nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Materialin e plotë mund ta shkarkoni në formatin pdf : Ketu

 

“Behavioral determinants of health and disease in countries of the European Region”

The 5th International Public Health Conference is themed “Behavioral determinants of health and disease in countries of the European Region” and will be held on the 9th May 2017 in Tirana, Albania.

This Public Health Conference will address the main issues related to behavioral determinants of health and disease in transitional societies of the Western Balkans and in other countries of the European region.

The major behavioral/lifestyle factors include cigarette smoking, alcohol consumption, drug use, physical activity, sexual behavior and dietary habits. At a global scale, it has been well-documented that major risk factors for mortality include cigarette smoking, high blood glucose level, physical inactivity, as well as overweight and obesity. All these modifiable lifestyle factors are also responsible for an increase in the risk of chronic diseases including cardiovascular diseases, cancer and diabetes.

In Albania, the three risk factors that accounted for the largest disease burden in 2010 were dietary risks (first), high blood pressure (second) and tobacco smoking (third). In most of the Western Balkan countries, the prevalence of smoking may increase if measures are not taken and this could seriously threaten a further increase in life expectancy and a possible decrease of the non-communicable disease burden.

Preliminary agenda IPH conference: Click here to download