“Të bashkuar t’i japim fund tuberkulozit”

Loading Events
  • This event has passed.
Description

24 Mars 2017

Dita Botërore e Luftës Kundër Tuberkulozit

“Të bashkuar t’i japim fund tuberkulozit”

Dita Botërore e Luftës Kundër Tuberkulozit është krijuar me qëllim rritjen e vëmendjes së publikut ndaj tuberkulozit, i cili sot mbetet një epidemi në shumicën e vendeve, duke shkaktuar vdekjen e afërsisht 1.5 milionë njerëzve çdo vit, ku shumica e tyre ndodh në vendet në zhvillim. Kjo datë përkujton ditën, në vitin e largët 1882, kur Dr. Robert Koch mrekulloi komunitetin shkencor duke shpallur zbulimin e tij, shkaktarin e turbekulozit (TB), bacilin e TB-së. Në kohën kur Koch bëri zbulimin e madh në Berlin, TB-ja ishte përhapur në gjithë Europën dhe kontinentin Amerikan, duke shkaktuar 1 vdekje në 7 individë. Zbulimi i Koch i hapi rrugën diagnostikimit dhe kurimit të sëmundjes së TB-së.

Pёr Ditёn Botёrore tё Luftёs kundёr Tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bёn thirrje qeverive, komuniteteve, shoqёrisё civile dhe sektorit privat, tё bashkohen pёr t’i dhёnё fund kёsaj sёmundjeje. OBSH-ja dhe partnerёt promovojnё dialogun dhe bashkёpunimin, i cili bashkon individё dhe komunitete nё njё qasje tё re me qёllim shfarosjen e epidemisё sё tuberkulozit.

Kёto pёrpjekje pёrfshijnё gjithё sektorёt me qёllim qё tё shpejtojnё zhvillimin drejt arritjeve tё qёndrueshme, duke kontribuar kёshtu edhe nё fusha tё tjera pёrfshirё eliminimin e varfёrisё, mbulimin universal shёndetёsor, shёndetin e nёnёs dhe fёmijёs, mbёshtetjen sociale dhe drejtёsinё.

Fakte pёr tuberkulozin
• Nё botë, nё vitin 2014 rreth 480.000 njerёz patёn probleme me rezistencёn ndaj mjekimit me medikamente antituberkulozit.
• Rezultati qё duam tё arrijmё ёshtё ta ndalim TB-në. Incidenca e TB-së ka rёnё me njё mesatare rreth 1.5% nё vit qё nga viti 2000, ndёrsa sot ёshtё 185% mё e ulur se niveli i vitit 2000.
• Tuberkulozi ёshtё njё nga sёmundjet infektive vdekjeprurёse. Nё vitin 2014, 9.6 milionë njerёz u sёmurёn me TB dhe 1.5 milionë humbën jetën nga kjo sёmundje.
• Rreth 95% e vdekjeve nga TB-ja ndodhin nё vendet me tё ardhura tё ulëta dhe tё mesme.TB-ja renditet ndёr 5 shkaktarёt kryesorё tё vdekjes te gratё e moshёs 15-44 vjeç.
• TB-ja ёshtё shkaktari kryesor i vdekjeve tek individёt HIV pozitiv: nё vitin 2015, 1 nё 3 individё HIV pozitiv humbёn jetёn për shkak të TB-së.
• Vdekshmёria ra nё 47% ndёrmjet viteve 1990 dhe 2015.
• Afёrsisht 43 milionë jetё njerёzish janё shpёtuar nёpёrmjet diagnostikimit tё TB-së dhe trajtimit nё vitet 1990-2014.
• Dhёnia fund e epidemisё sё TB-së nё vitin 2030, pёrbёn njё nga objektivat shёndetёsorё tё sё ardhmes.

Tuberkulozi shkaktohet nga bakteri (Mykobakterium Tuberkulozis ) i cili në të shumtën e rasteve prek mushkëritë. Tuberkulozi është i kurueshëm dhe parandalohet.
TB-ja përhapet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet ajrit. Kur njerëzit me TB teshtijnë, pështyjnë apo shfryjnë hundët, ata përhapin mikrobet e TB-së në ajër. Një personi tjetër do t’i duhej të binte në kontakt (nëpërmjet ajrit) me një numër të vogël të këtyre mikrobeve për t’u infektuar.
Në botë, rreth një e treta e popullsisë kanë formën latente të TB-së, që do të thotë se ata janë infektuar nga bakteri i TB-së por akoma nuk janë sëmurur, prandaj ata nuk mund ta transmetojnë sëmundjen.
Njerëzit e infektuar me TB kanë 10% rrezik të sëmuren me TB.
Megjithatë, personat me sistem imunitar të goditur nga sëmundje si p.sh. persona të cilët kanë HIV, diabet, vuajnë nga kequshqyerja, apo përdoruesit e duhanit, janë më tepër të rrezikuar për t’u sëmurur me TB.

Kur personi sëmuret me TB, simptomat (kollitja, ethet, djersitja natën, humbja në peshë etj.) mund të jenë të dobëta për një kohë të gjatë, disa mujore. Kjo bën që pacienti të mos kërkojë ndihmë mjekësore, dhe rezultati do të jetë transmetimi tek të tjerët gjatë kësaj periudhe. Njerëzit me TB aktiv mund të infektojnë nga 10 deri 15 persona gjatë kontaktit të afërt për një periudhë 1-vjeçare .
Pa trajtimin e duhur, shumica e të sëmurëve do të humbin jetën.

Kush është më i rrezikuar?
Tuberkulozi prek më shumë të rriturit gjatë periudhës më aktive të jetës. Megjithatë, të gjitha grup-moshat janë të rrezikuara. Mbi 90% e rasteve dhe vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim.
Njerëzit e infektuar me HIV janë 20 deri 30 % më të predispozuar të shfaqin sëmundjen e TB-së. Rreziku është i madh edhe tek ata individë që vuajnë nga sëmundje me ndikim në sistemin imunitar.
Përdorimi i duhanit rrit shumë rrezikun e TB-së dhe vdekjes. 20 % e rasteve me TB i atribuohen duhanpirjes.

Impakti global i tuberkulozit
Në vitin 2014, rastet më të shumta me TB u numëruan në Azinë Juglindore dhe Rajonin e Paqësorit Perëndimor, ku numri arriti në 58 % të rasteve të reja në botë. Megjithatë, Afrika mbart situatën më të rëndë me 281 raste për 100.000 banorë në vitin 2014 (krahasuar me mesataren globale me 133 raste).
Në vitin 2014, rreth 80% e raportimeve me TB u dhanë nga 22 vende, ku 6 vendet me të prekura ishin India, Indonezia, Nigeria, Pakistani, Republika Popullore e Kinës dhe Afrika e Jugut.

Simptomat
Simptomat e përbashkëta të tuberkulozit aktiv të mushkërive janë e kollitura me gëlbazë dhe gjak, dhimbja e gjoksit, dobësia, humbja në peshë, ethet dhe djersitja gjatë natës.

Trajtimi
Tuberkulozi është sëmundje e cila mjekohet dhe shërohet.
Trajtimi standard zgjat 6 muaj dhe mjekohet me barna antimikrobike të dhëna nga mjeku, punonjësi i shëndetësisë apo një vullnetar i trajnuar. Pa suportin e tyre, trajtimi mund të mos merret si duhet dhe sëmundja mund të përhapet. Shumica e rasteve me TB mund të kurohet me medikamente, dhe e rëndësishme është të merren sipas këshillave nga specialistët e shëndetit.
Gjatë vitit 2000 deri në vitin 2014, afërsisht 43 milionë jetë janë shpëtuar nga diagnostikimi dhe mjekimi i TB-së.

Tuberkulozi dhe HIV
Në botë gjatë vitit 2014, të paktën një e treta e njerëzve me HIV ishin të infektuar me bakterin e TB-së. Njerëzit me HIV janë 20 deri 30 herë më të predispozuar të marrin sëmundjen e TB-së aktiv sesa ata të painfektuar me HIV.
Kombinimi i HIV-it me TB-në është vdekjeprurës, pasi ndihmon progresin e shpejtë
të përhapjes së secilit. Në vitin 2014 rreth 0.4 milionë njerëz vdiqën nga TB-ja shoqëruar me HIV, janë regjistruar 1.2 milionë raste të reja të TB-së te njerëzit të cilët ishin HIV pozitiv, ku 74% e tyre jetonin në Afrikë.
OBSH-ja rekomandon masa trajtimi dhe parandalimi të infektimit dhe trajtimit të sëmundjeve infektive, për të zvogëluar numrin e vdekjeve.

Tuberkulozi rezistent ndaj barnave
Barnat e përdorura në protokollin e mjekimit standard të TB-së janë përdorur për dekada me radhë, dhe rezistenca ndaj mjekimit është mjaft e përhapur.
Rezistenca e mjekimit me disa barna (MDR-TB) është një formë e TB-së shkaktuar nga bakteri i cili nuk reagon ndaj isoniazidit dhe rifampicinës, 2 barnat më të fuqishme në trajtimin standard kundër TB-së.
Shkaktari kryesor i rezistencës ndaj barnave të TB-së është trajtimi i pasaktë. Një përdorim i tillë i barnave antituberkuloz, apo përdorimi i barnave jocilësore mund të shkaktojë rezistencë ndaj mjekimit.
Sëmundja në të tilla situata nuk reagon ndaj mjekimit me barnat e zakonshme të mjekimit standard apo barnat e linjës së parë. Rastet e rezistencë ndaj barnave trajtohen duke përdorur mjekimin e linjës së dytë. Megjithatë, opsionet për mjekim me barna të tjera është i limituar, dhe mjekimi i linjës së dytë i rekomanduar mund të mos jetë gjithmonë i aksesueshëm.

Start Date - End Date

Mar 21, 2017 - Mar 27, 2017

Start Time - End Time

12:00 am - 11:59 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This