Mbro veten dhe pacientët e tu nga gripi sezonal, VAKSINOHU!

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Nëse jeni punonjës shëndetësor, ju keni një rrezik më të lartë për t’u ekspozuar ndaj gripit sezonal krahasuar me popullatën e përgjithshme.

Punonjësit shëndetësor kanë një rrezik më të lartë për t’u sëmurë me gripin sezonal krahasuar me popullatën e përgjithshme, si pasojë e natyrës së punës që ata kanë. Nëse jeni një punonjës shëndetësor, ju mund të infektoheni me virusin e gripit si nga kolegët ashtu edhe nga pacientët tuaj.

Studimet kanë treguar se gjatë shpërthimeve të gripit, në mjediset e shërbimit të kujdesit shëndetësor, më shumë se gjysma e punonjësve shëndetësor të cilët kujdesen për pacientët me grip mund të infektohen me virusin e gripit. Vaksinimi çdo vit kundër gripit është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga gripi.

Kur jeni me grip, ju mund të infektoni pacientët tuaj. Studimet kanë treguar se punonjësit shëndetësor mund të infektojnë me virusin e gripit pacientë të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve. Gripi është i rrezikshëm sidomos për foshnjat, për të moshuarit dhe individët që janë të sëmurë kronik dhe imunodeficientë. Disa pacientë mund të zhvillojnë edhe komplikacione që janë vdekjeprurëse. Gjithashtu, janë dokumetuar raste të vdekjes nga gripi në njësitë e kujdesit neonatal intensiv dhe në repartet e pediatrisë onkologjike, ku virusi i gripit është marrë nga punonjësit shëndetësor.

Përveç kësaj, infeksioni i gripit është shpesh pa shenja klinike, prandaj ju mund të infektoni të tjerët edhe kur nuk ndiheni të sëmurë. Në një studim, gjysma e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të sëmurë me grip nuk e dinin që e kishin virusin. Vaksinimi siguron që ju të keni më pak mundësi të infektoni pacientët e pambrojtur.

Kur punonjësit e shëndetësisë janë në shtëpi të sëmurë, atëherë edhe kujdesi apo shërbimi ndaj pacientëve do të ketë mangësi.

Shkurtimi i stafit gjatë periudhës së gripit sezonal, mund të ketë një ndikim negativ në kujdesin ndaj pacientëve dhe mund të rrisë shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Nëse një numër i madh i punonjësve të shëndetësisë do të rrinë në shtëpi për shkak se janë të sëmurë me grip, atëherë kjo gjë mund të dëmtojë shërbimin shëndetësor.

OBSH-ja rekomandon që punonjësit e shërbimit të kujdesit shëndetësor të vaksinohen çdo vjeshtë kundër gripit sezonal.

VAKSINIMI është i SIGURTË

per-mjeket

Start Date - End Date

Nov 30, 2016 - Dec 01, 2016

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This