7 Prill, Dita Botërore e Shëndetit, Siguria ushqimore

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita Botërore e Shëndetit e vitit 2015, që shënohet në 7 prill, është një shans për të njohur rolin e rëndësishëm për sigurinë ushqimore të të gjithë atyre që janë të përfshirë në prodhimin e ushqimeve, dhe për të forcuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin midis këtyre fushave të ndryshme me qëllim që të parandalohen, zbulohen dhe të reagohet ndaj sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi me efikasitet dhe me kosto efektive.

Siguria ushqimore

Siguria ushqimore përmban praktika që duhet te zbatohen dhe të garantojnë sigurinë e gjithë produkteve ushqimore. Këto praktika  përfshijnë; rregulloret dhe standartet, inspektimet dhe kontrollet  e ushqimeve si dhe kapacitetet laboratorike. Per sigurinë e ushqimeve  prodhuesit janë në radhë të parë përgjegjës për të garantuar sigurinë e prodhimeve të tyre, por edhe përpunuesit e dhe konsumatorët kanë rolin e tyre në këtë proces. Praktikat e sigurisë ushqimore duhet të mbulojnë të gjithë zinxhirin ushqimor, duke filluar nga mjedisi, prodhimi primar, përpunimi, shpërndarja, përgatitja deri te produkti gati për konsum. Për parandalimin e sëmundjeve me origjinë përfshihen shumë sektorë të tillë si; shëndeti publik, shëndeti i kafshëve, bimëve  dhe bujqësia të cilët për një parandalim të  mirë kërkojnë komunikim efektiv, shkëmbimit të informacionit dhe bashkërendim veprimesh.

SËMUNDJET ME ORIGJINË  NGA USHQIMET

 

Sëmundjet me origjinë nga ushqimet janë zakonisht me natyrë infektive ose toksike. Ato shkaktohen nga bakteret, viruset, kërpudhat, prionet, parazitët ose substancat kimike që hyjnë në organizëm nëpërmjet ushqimit ose ujit të ndotur. Këto sëmundje akute me origjinë nga ushqimet (shpesh quhen helmim ushqimor) shkaktohen rëndom nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga bakteret, si psh. ngaSalmonella, Campylobacter, Clostridium perfringens, Staphylococcus aureus, Bacillus cereus oseEscherichia coli (E. coli), ose nga një virus, si psh. norovirus.

Nëpërmjet ushqimit përhapen më shumë se 200 sëmundje të shkatuara nga miroorganizma (baktere, viruse, kërpudha, prione, parazitë), substance kimike ose edhe agjentë fizikë. Simptomatologjia e këtyre sëmundjeve varjon nga simptoma akute dhe/ose kronike, dhe nga diarreja në kancer.

Në planin global, sëmundjet ne origjinë nga ushqimi vrasin çdo vit 2 milion njerëz, shumë prej të cilëve janë fëmijë. Në 2013, pati më shumë se 310.000 raste të sëmundjeve origjinë nga ushqimiet të raportuara vetëm në Bashkimin Evropian të cilat sollën 322 vdekje. Çdo vit në BE raportohen më shumë se 85.000 raste salmoneloze, me një kosto prej më shumë se 3 miliard euro.

Epidemia e Escherichia Coli enterohemorragjike e vitit 2011 në Gjermani dhe Francë, që lidhej me filizat e ndotura të bimës trigonella foenum-graecum, çoi në 4000 raste në 16 vende, duke përfshirë 908 raste të sindromës së uremisë hemolitike, 55 vdekje, si dhe në humbje të vlerësuara prej 1,3 miliardë dollarësh për fermerët dhe industrinë.

 

 

Sigurimi ushqimor – sfida të reja dhe që ndryshojnë

Njerëzit që jetojnë në varfëri janë më të pambrojturit nga rreziqet ndaj shëndetit me prejardhje nga ushqimet, por ndryshimet demografike dhe mjedisore, si psh. plakja e popullsisë, migracioni në rritje, emergjencat, ndryshimet klimatike dhe ngjarjet e jashtëzakonshme të motit – po vënë në rrezik gjithëmonë e më shumë popullsinë. Ndryshimet në stilin e jetesës, – duke përfshirë urbanizimin, udhëtimet, ngrënien e më shumë ushqimeve jashtë shtëpisë dhe prirjet e reja ushqimore – gjithashtu po rrisin riskun ndaj sëmundjeve me origjinë nga ushqimet.

Gjatë dekadave të fundit janë shënuar sfida të reja ndaj sigurisë ushqimore. Globalizimi i tregëtisë së ushqimeve dhe kafshëve e ka zgjeruar më shumë gamën e ushqimeve në dispozicion të konsumatorëve dhe paraqet shanse për vendet eksportuese. Megjithatë, ai e bën zinxhirin e ushqimit më të gjatë e më kompleks duke krijuar një mjedis ku sëmundjet me origjinë nga ushqimet bëhen kërcënim dhe mund të përhapen më lehtë, duke lehtësuar transmetimin e patogjenëve në distancë.

Problem gjithmonë e më i madh i sigurisë ushqimore po bëhet dhe Rezistenca Antimikrobiale që duhet të trajtohet në vijim. Për shembull, në vendet e BE-së, Salmonella dhe Campylobacter tregojnë një nivel të lartë rezistence ndaj antimikrobialëve të përdorur tek njerëzit dhe kafshët.

Start Date - End Date

Apr 07, 2015 - Apr 07, 2015

Start Time - End Time

1:00 am - 12:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This