5 Qeshor 2016, Dita Botërore e Mjedisit

Loading Events
  • This event has passed.
Description

                                           5 Qeshor 2016

                                  Dita Botërore e Mjedisit

“Mbroni kafshët e egra – mbroni jetën”

   ZERO TOLERANCË për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra 

Dita Botërore e Mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me qëllim rritjen e vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit, tërheqjen e vëmendjes politike ndaj këtyre çështjeve, si dhe nxitjen e veprimit individual në këtë drejtim.

Dita Botërore e Mjedisit u caktua 5 qershori, në vitin 1972. Kjo datë përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të njeriut.

 

Dita Botërore e Mjedisit festohet çdo vit më 5 qershor për të rritur ndërgjegjësimin global në ndërmarrjen e veprimeve pozitive në mjedis, për të mbrojtur natyrën dhe planetin Tokë.

Tema e Ditës Botërore të Mjedisit për vitin 2016 është:

“Mbroni kafshët e egra – mbroni jetën”

ZERO TOLERACE për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra

Ndalimi i trafikimit të kafshëve të egra për qëllim fitimi

Lulëzimi i tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra po gërryen biodiversitetin e çmuar të tokës, duke çuar në plaçkitjen e trashëgimisë sonë natyrore, dhe për pasojë në prag të zhdukjes së specieve të tëra. Gjuetia dhe kontrabanda po dëmtojnë ekosistemet dhe ekonomitë, dhe po nxisin krimin e organizuar duke ushqyer korrupsionin dhe pasigurinë në gjithë globin. Përpjekjet e mëdha për t’iu kundërvënë tregtisë së paligjshme – përfshirë politika të forta, fushata ndërgjegjësimi dhe investime në ruajtjen e komunitetit dhe zbatimin e ligjit – kanë shënuar disa suksese të mëdha. Megjithatë, shumë specie janë ende në rrezik dhe kjo do të mbetet një përpjekje e përkushtuar dhe e qëndrueshme, deri kur secili prej nesh të ketë sensibilitetin e duhur.   Si mund ta bëjmë këtë? Njerëzit duhet ta kuptojnë se sa dëm i ka sjellë mjedisit, jetesës dhe sigurisë sonë tregtia e paligjshme e produkteve të kafshëve të egra.Ne duhet të ndryshojmë zakonet dhe sjelljet tona në mënyrë që kërkesat për produkte të paligjshme të kafshëve të egra të bien.

 

Qeveritë dhe organizmat ndërkombëtare duhet të ndërgjegjësohen dhe veprojnë për të prezantuar dhe zbatuar ligje më ta ashpra në këtë fushë.

Tema e këtij viti “Mbroni kafshët e egra mbroni jetën”, na fton të marrim në mbrojtje të gjitha ato specie të kërcënuara përmes masave që do të ndihmojnë në ruajtjen e tyre edhe për brezat e ardhshëm. Kjo mund të ketë lidhje me kafshët ose bimët që janë të kërcënuara në zonën tuaj në nivel lokal, kombëtar apo global. Atje ku jetoni e banoni tregoni ZERO TOLERANCË për tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, përmes një veprimi apo ndryshimi në sjelljen tuaj. Ne jemi dëshmitarë të rreziqeve që u kanosen shumë specieve në territorin e Shqipërisë, si pelikani, ariu, shqiponja, kaprolli etj., të cilët kanë pësuar ulje drastike në numër si rezultat i gjuetisë së paligjshme, duke çuar në pragun e zhdukjes së tyre.Ndalimi i gjuetisë për një afat të pacaktuar është njëra nga masat që ka marrë së fundi qeveria shqiptare për të mbrojtur këto pasuri të natyrës sonë. Së bashku me Moratoriumin e ndalimit  të prerjeve të drurëve në pyje, këto ndërmarrje do të japin me siguri ndikimin e tyre në rregullimin e ekuilibrave të dëmtuar në ekosistemin tonë. Të luftojmë me rreptësi për jetën, pa toleruar aspak veprime që e dëmtojnë atë.

 

poster (2)

 

 

Start Date - End Date

Jun 05, 2016 - Jun 10, 2016

Start Time - End Time

12:00 am - 5:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Share This